• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nju Jorku zgjedh kryebashkiakun, kandidatët demokratë në “luftë” të brendshme për “Mollën e Madhe”

by Java News
19/06/2021 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nju Jorku ka nevojë për ndryshim, ndoshta radikal.  Ky është mesazhi kryesor i debatit të fundit midis kandidatëve demokratë për postin e kryebashkiakut të metropolit, i cili u zhvillua ditën e djeshme.

Duke qenë se praktikisht fitorja demokrate në zgjedhjet zyrtare është qartë dhe e padiskutueshme, fituesi brenda asaj partie cilësohet edhe si kryebashkiaku i ardhshëm i qytetit me më shumë se 8 milionë banorë, e njohur edhe si “Big Apple”, Molla e Madhe.

Janë 22 kandidatët zyrtarë, por përtej mburrjes për disa rreshta të shkruara në mediat lokale, vetëm 8 kanë ambicie reale, dhe prej tyre katër duken realisht në garë për fitore. Të ndarë nga historia personale, profesioni, statusi ekonomik por edhe nga ngjyra, kandidatët u bashkuan vetëm në kundërshtimin e tyre nga politika e “vjetër”.

Në fakt, nuk është tërësisht kështu. Një nga kandidatët favoritë është Eric Adams, kryetari i “minibashkisë” së Bruklinit, në fakt një metropol në vete, me historinë e saj të veçantë. Ish-drejtues i rëndësishëm policie, Adams është një nga katër kandidatët afro-amerikanë në garë.

Të tjerët janë ish-menaxheri i Citybank Raymond McGuire, Maya Wiley dhe Dianne Morales, ku dy të fundit përfaqësojnë të majtën më radikale,  e përqendruar në pabarazitë racore, në kufizimin e policisë dhe në mbështetje të klasave më të varfra. Një kandidat i cilësuar si serioz, ish-ministri i Obamës Shaun Donovan duket larg nga fitorja, ashtu si Scott Stringer, ish-drejtori i financave të qytetit.

Debati racor dhe ai mbi policinë ka qenë në qendër të diskutimeve, por analistët kanë kritikuar faktin që debati nuk paraqiti një vizion të qartë afatmesëm për një nga qytetet simbol të botës perëndimore.

Deri pak javë më parë personazhi më i njohur ishte Andrew Yang, avokati me origjinë kineze që kandidoi edhe për postin  e presidentit amerikan, por kandidatura e tij duket në ulje sipas sondazheve, që ende duken të paqarta për fituesin real, edhe pse mendohet për një duel midis Adams dhe Kathyrn Garcia, ish-këshilltare e kryebashkiakut Bill De Blasio, që mund të mobilizojë edhe komunitetin e gjerë latino-amerikan./m.j

Next Post
Mbyti gruan, piloti refuzon vizitën te psikiatri: Jam i vetëdijshëm, zhduka bizhuteritë që të dukej si grabitje

Mbyti gruan, piloti refuzon vizitën te psikiatri: Jam i vetëdijshëm, zhduka bizhuteritë që të dukej si grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In