• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njohuritë mbi fenë, nis nga zbatimi projekti pilot në shkollat publike

by Java News
06/02/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit në shkollat shqiptare po marrin njohuri mbi besimet fetare. Projekti pilot i Ministrisë së Arsimit 10 shkolla në 5 qarqe të vendit ka nisur pas trajnimit të mësuesve gjatë muajve tetor dhe nëntor në prani edhe të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikën. Në Tiranë nxënësit e klasave të 6 të shkollës 9 vjecare “Dora D’istria” kanë filluar të diskutojnë temat e para në lëndën qytetari së bashku me mësuesen e tyre.

“Ka filluar brenda kësaj jave në orët e qytetarisë për ato cështje që lidhen me tematikën përkatëse. Në klasën e 6-të programi për përfshirjen e cështjeve fetare ka periudhën nga janari deri në qershor pasi tematikat lidhen më së shumti me ceshtjet fetare”- deklaroi mesuesja Anila Buza.

Mësuesja e trajnuar e qytetarise Anila Buza sqaron edhe qëllimin e kësaj mësimdhënie.

“Në vetvete është mirëkuptimi, si të transmetohet dhe si do arrihet në shoqëri. Synimi është që fëmijët të qëndrojnë larg informacionit që përcjellin sjellje esktreme fetare.”
Diskutimet fetare në klasën e 6-të bëhen pa një libër të dedikuar për nxënësit. Ndërsa mësuesit japin informacion dhe përcaktojnë tematikat në bazë të trajnimit që kanë bërë nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit.
“Jo momentalisht nuk ka libër për nxënësit. Në kuadër te Qytetarisë së klasës së 6-të dhe 10-të në bazë të trajnimit dhe në bazë të një udhëzimi nga IZHA, mësuesit do përfshijnë informacionet e marra zakonisht mësueset informacionet e marra i përshtasin me temën përkatëse. Nuk ka liber per nxënësit sepse është fazë pilotimi”- vijoi më tej mesuesja Anila Buza.

Mësuesja konkretizon edhe se si zhvillohet një orë mësimi. “Në një orë Qytetarie të klasës së 6-të, marrim pjesën e ushqimeve tradicionale, brenda kësaj ore nxënësit të cilët i përkasin komunitetve të ndryshme fetare do perzgjedhin elementë ushqimi që ata përdorin në ditët e festave fetare. Si brenda një familjeje mund të përshtaten në pjestarë që i përkasin riteve të ndryshme fetare respektimi i këtyre mënyrave të ndryshme të gatimit që sjellin elementë fetarë. Në vetvete mesazhi, që përcillet është respekti për fenë e gjithsecilit, mirkuptimi dhe tolerancë kundrejt kënvështrimeve të ndryshme fetare që ka gjithsecili prej nesh”- përfundoi ajo.

Shkolla Dora D’Istria për të vijuar këtë projekt pilot ka marrë edhe konfirmimin e prindërve të nxënësve pasi I ka thirrur në një mbledhje ku I kanë informuar rreth programit që do të ndjekin. Ndërkohë që diskutimet kanë filluar edhe në klasat e 10 të gjimnazeve që janë përzgjedhur për pilotimin e mësimit mbi besimet fetare.

Debatet e shumta nuk e penguar projektin e kryeministrit Edi Rama të kërkuar edhe nga ndërkombëtarët mbi mësimin e njohurive fetare nga nxënësit në shkolla. Pa bujë dhe në heshtje, shkollat kanë filluar të apikojnë në klasat e 6 dhe të 10-ta, në lëndën qytetari këtë projekt pilot. Nuk ka një libër për nxënësit por mësueset e trajnuara në bazë të udhëzimeve të marra diskutojnë me nxënësit në shkolla. /BalkanWeb/

ma.me

Next Post
Fotot pikante familjare/ 500 pjesëtarët e fisit, përdorin dron për t’u fotografuar

Fotot pikante familjare/ 500 pjesëtarët e fisit, përdorin dron për t'u fotografuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In