Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë u zhvilluan disa replika mes Taulant Ballës dhe deputetit Kujtim Gjuzit. Balla iu drejtua Gjuzit duke i kërkuar që të qetësohej pasi mund të kalojë në faza të tjera, duke bërë një krahasim me Ilir Metën.
REPLIKAT:
Balla: Qetësohuni, unë njoh një person që ka kaluar në këto faza. Është Ilir Meta, në fillim iku dashuria, qetësia tani i ka ikur dhe mendja. Prandaj mos kaloni në këto faza pasi nuk iu bën mirë për shëndetin mendor.
Menjëherë pas tij, replikën e kërkoi Kujtim Gjuzi i cili debatoi me drejtuesen e seancës Vasilika Hysi. “Po bëni më keq se Ilir Meta sot”, iu përgjigj Hysi.
Gjuzi: Ju bashkëpunoni me PD, ti me Oert Bylykbashin, rrini hani bashkë. Në fakt tani nuk dini se si tja bëni, se reformën në drejtësi nuk e keni nën kontroll. Hoqët dhe akademikët nga lista. Taulant kthehu këtu, mos ik. Takimi me Bylykbashin se si do të digjet Saimir Tahiri në burg.
g.kosovari












E vertet