• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Republika e Prokurorëve”, nga drejtësi selektive në pushtet absolut

by Anri Bala
30/01/2026 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anri Bala

E pabesueshme është kur sheh sa lartë shkuan shërbëtorët e rëndomtë të sistemit të padrejtësisë, që kanë gjykuar me mijëra njerëz, të cilët i degdisën me vite burgjeve, se kishin një faj të vetëm… ishin të varfër dhe nuk mund t’i përgjigjeshin tregtarëve të lirisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Janë po këta, kllounët e menderosur që imitojnë trimat e revolucioneve si Falcone e Borsellino, që deri dje bënin sehir, kryqëzonin duart kur dhunuesi na ngrinte shkopin, zgërdhiheshin kur hajnat na tjetërsonin pronën si tregtarë zarzavatesh dhe na futën në vëllavrasje, gogësin kur mijëra produkte të pashëndetshme na helmonin zorrën e keqtrajtuar nga skamja, kapardiseshin prej zheleve tona dhe na e bënin me gisht, ata, pronarët e hekurishteve, që pa u ngrysur mirë dita i kthenin në flori.

Mjaft të ndjekësh seancën e fundit të Kushtetueses për pezullimin e Belinda Ballukut nga kabineti qeveritar, për të kuptuar nivelin e profesionalizmit dhe të standarteve që na ofron drejtësia sot.

Mjafton të ndjekësh pretendimet e prokurorit Dritan Prençi, ku gjyqtarja e Kushtetueses Marsida Xhaferllari, në seancën për ankimin e pezullimit të Belinda Ballukut, e pyet që ekziston një skenar që me kërkesë të prokurorit, të vendoset pezullimi nga detyra e Kryeministrit dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit të Ministrave?

Prokurori Prençi përgjigjet se pyetja është hipotetike dhe nuk ka lidhje me subjektin që janë mbledhur! Dikush duhet t’ia sqaroj prokurorit, i cili me sa duket nuk e ka idenë pse është thirrur në seancë, se në fakt, Gjykata Kushtetuese për atë është mbledhur, për të arsyetyar ankimin e Keshillit të Ministrave mbi kompetencat dhe tejkalimin e pushtetit dhe jo fajësinë apo pafajësinë e pretenduar nga palët. Dikush duhet ta informoj prokurorin se në ankim është thirrur nga Rama apo qeveria dhe jo nga Belinda Balluku.

Pra seanca në Kushtetuese nuk ka lidhje as me imunitetin, as me ndërprerjen e procedimit penal apo gjykimit të zonjës, as me shpalljen fajtore të saj në rast të provimit të një vepre penale të kryer prej saj, sipas intenerarit që detyrimisht do të ndjek SPAK, por vetëm me tejkalimin e kompetencave, që në zhargon e quajmë “Republikë Prokurorësh”.

Ishte gjyqtari Asim Vokshi, i cili pranoi se rasti i shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, të pezullimit të një anëtari të kabinetit të qeverisë, ishte i paprecendentë, që do të thotë, se vendimi i GJK, cili do qoftë, do e kthente në precedent pezullimin si për rastin e Ballukut, qoftë për Kryeministrin nesër dhe arsyetimi i Kushtetueses do legjitimonte një prokuror, cilido, jo vetëm i SPAK, të pezullonte Kryeministrin në detyrë apo çdo anëtarë i kabinetit të tij.

Pretendimet më absurde, vinë nga organi akuzës e posaçërisht prokurori, kur pretendon se nuk shkelen kompetencat e Kryeministrit dhe as të Këshillit të ministrave, duke arsyetuar se Rama, e ka të gjithë lirinë për ta zëvendësuar ministren e tij me një tjetër! Pra hiqe atë se dua unë, e nëse nuk provohet fajësia, ndjesë se gabuam! Mund të biem dakort me prokurorin, nëse na sqaron se në një rast tjetër, hipotetik, një prokuror sipas dyshimit të arsyeshëm mund të vendos pezullimin e Kryeministrit, kujt do ia kërkoj zëvendësimin e tij, popullit të mbaj zgjedhje të reja sa herë dyshon një prokuror?!

Po njësoj prokurori gabon kur e trajton ligjin nisur vetëm nga fusha e veprimit sipas Kodit të Procedurës Penale, pra nenit 242 pika 2 dhe harron se ka një normë më të madhe se ajo e KPP, që është Kushtetuta, të cilën se ka lexuar, që e trajton fushën e veprimit të një prokurori ndaj një ministri të kufizuar prej pikës 3, që thotë: Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. Ky imunitet nuk është për të ndalur asnjë veprim nga ana e organit të akuzës, por për të garantuar funksionimin e institucionit dhe kompetencave që ka parlamenti dhe Kryeministri, deri sa gjykata e apelit dhe jo prokuroria, të provojë fajësinë e ministrit dhe vetëm në atë moment vendimi merr formë të prerë.

SPAK si mekanizëm nuk është ngritur të bëj drejtësi, sepse nuk e ka as profesionalizmin dhe as boshtin, por u ngrit për të goditur me të njëjtin sistem siç janë goditur sot, qindra mijëra të pafajshëm, që qëndronin në bankën e të akuzuarve, të pabarabartë përpara prokurorit dhe gjyqtarit, që ishin palë në gjyq në rolin e xhelatit.

Viktimat i dolën borxhit Ramës, se prej 2013 i kanë dhanë votën në emër të drejtësisë, e nuk ka më kohë të presim riciklim të mbetjeve të gjirizeve, meqë kemi përzgjedhur ca bretkosa nga moçali i zhabave, që na kujtojnë çdo ditë kufomën e tutorëve të vjetër! Kur nuk bëni dot drejtësi për vete, mos u hiqni sikur na e keni servirur atë në pjatë të argjendtë?!

Next Post
Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ e fut çështjen në rend dite, do të analizohen dokumentet e…

Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ e fut çështjen në rend dite, do të analizohen dokumentet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com