Presidenca paralajmëron konferencën e radhës për shtyp për të sjellë fakte të reja tronditëse.
Kështu deklaron zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi.
“Të dashur gazetarë! Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.
Këto ditët e fundit keni qenë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën! Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!
Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta! Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit! Nuk keni parë gjë akoma! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan Blushi.
/a.r