• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me shqiptarin që ndihmon serben e vetmuar

by Ardit Rada
02/12/2020 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportet mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdojnë të jenë të tensionuara, vite pas luftës në Kosovë. Por në një fshat të Prishtinës politika, problemet etnike dhe dallimet fetare midis fqinjëve nuk ekzistojnë.

Për shumë vite Fadil Rama ndihmon një të moshuar serbe 92 vjeçare që jeton e vetmuar dhe pa përkujdesje. Kështu ai po nderon sikur të ishte nëna e tij, gruan që thotë se e trajtoi si fëmijën e saj, gjatë dhe pas luftës.

Blagica Diçiç, është një e moshuar 92 vjeçare që jeton e vetme në një fshat të largët në lindje të Kosovës, e braktisur nga të gjithë fqinjët e saj serbë.

Ajo jeton në një shtëpi të dëmtuar në malet e fshatit Vaganesh, 45 kilometra larg kryqytetit të Prishtinës. Atë nuk e viziton asnjë familjar i saj.

“Jam e vetmuar. Djali im Djordje është në Beograd, shumë larg. Slobodani, djali tjetër, është në Kamenicë dhe ka gruan e sëmurë”, thotë zonja Diçiç.

Ajo thotë se Djordje nuk ka një dhomë për të në Beograd ndërsa djali i vogël që jeton në Kamenicë kujdeset për gruan e paralizuar prandaj nënën e takon shumë rrallë.

Është Fadil Rama, shqiptari që jeton një kilometër larg në fshatin Strezovcë, ai që kujdeset për të.

Askush nga autoritetet lokale, shqiptare apo serbe, nuk kanë ofruar ndihmë për zonjën Diçiç.

E moshuara serbe nuk e mban mend kur ishte hera e fundit që pa djalin e saj Djordjen, por ajo e quan Fadilin djalin e tretë të saj.

“Më ndihmon të ha dhe pi, edhe pse është e kotë sepse unë nuk mundem as të ha e as të pi”, thotë zonja Diçiç, ndërsa është e shtrirë në krevat dhe e mbuluar me dy batanije.

Ndërsa dimri afron, shëndeti i saj përkeqësohet.

Të gjithë serbët që jetonin në fshatin Vaganesh para luftës së viteve 98-99 janë larguar.

Rreth 50 shtëpi të brakstisura po shkatërrohen ngadalë.

I fundit që u largua nga fshati ishte djali i zonjës Blagica, Slobodani.

Zoti Rama mban kontakt të vazhdueshëm me të për ta informuar rreth shëndetit të nënës.

“Ajo ishte grua aq e mirë gjatë dhe pas luftës, duke na trajtuar si fëmijët e saj”, thotë shqiptari që është pronar i një dyqani të vogël ushqimesh.

Ai e njeh zonjën Diçic që kur ishte fëmijë. Ajo u jepte sheqerka fëmijëve të Strezovcit edhe gjatë luftës.

“Kur e pashë që ngeli e vetme u ndjeva shumë keq dhe mendova që t’ia kthej të mirat”, shton ai.

Zonja Diçiç merr 60 euro në muaj si pension, shumë kjo e pamjaftueshme për të.

Që nga marsi kur shpërtheu pandemia, zoti Rama sjell ushqime për të dy herë në javë. Ai nuk pranon asnjë ndihmë financiare nga askush, sepse nuk do të lërë përshtypjen se po e ndihmon për përfitime.

Një herë në muaj ai mundohet të pastrojë dhomën dhe rrobat e saj.

Rama ndez sobën të cilën zonja Blagica nuk mund ta ndezë vetë dhe qëndron për të përgatitur një gjellë për të.

Shqiptari nuk frikësohet se ndihma e tij mund të shkaktojë probleme etnike apo fetare, meqenëse është një mysliman shqiptar që ndihmon një grua ortodokse serbe.

Më shumë se 20 vite pas luftës, raportet mes shqiptarëve dhe serbëve janë të tensionuara, edhe pas fillimit të bisedimeve në Bashkimin Evropian më 2011.

“Në fshatin tim të gjithë më kanë mbështetur që po kujdesem për një serbe të moshuar sikur të ishte e jona”, thotë zoti Rama.

Pasi mësuan veprimet e tij, disa barinj lokalë vazhdimisht kontrollojnë gjendjen e të moshuarës serbe.

“Asnjëherë nuk na ka interesuar politika e Beogradit apo e Prishtinës. Ne gjithmonë kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Por përsëri, politika e Beogradit e shkatërroi atë. Autoritetet paralele serbe kishin thënë se do t’i sillnin ushqim dhe se nuk ka nevojë për ndihmën e Fadilit. Por nuk kemi dëgjuar prej tyre, prandaj unë sjelli ushqime sepse ata nuk kanë ardhur fare. Këto janë gënjeshtra. Ata nuk sollën asgjë”, thotë Fadili.

Ai i ka dhënë fjalën Sllobodanit se do të kujdeset për nënën e tij deri në vdekjen e saj.

Next Post
A ka qeveria plan në rast se situata përkeqësohet? Denaj: Janë ulur PPP-të me 4.5 miliardë lekë

A ka qeveria plan në rast se situata përkeqësohet? Denaj: Janë ulur PPP-të me 4.5 miliardë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In