• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Njihuni me avokaten shqiptare që mbrojti Ramush Haradinajn në Hagë

by Java News
02/10/2019 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në episodin e radhës, e ftuar në emisionin “Diaspora” është Rudina Jasini, doktore shkencash në fushën e jurisprudencës dhe avokate e së drejtës ndërkombëtare penale, e cila dhënë një kontribut në drejtësinë penale ndërkombëtare.

Rudina Jasini ka  përfunduar  studimet për drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, dhe më pas ka studiuar si Fulbright scholar në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Georgetoën Laë School.

Në përfundim të studimeve në SHBA, është vendosur në Hagë ku ka punuar fillimisht si stazhiere dhe më pas si avokate në çështjen e ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

E pyetur në lidhje me  reformën  në drejtësi në Shqipëri, si dhe procesin e vettingut, është shprehur: “Një nga problemet që unë mund të identifikoj është, se procesi i vettingut indentifikon individin apo gjyqtarin që shkon ne proces dhe menjëherë bëhet lajm mediatik”.

“Mendoj që koncepti i privatësisë është një parim shumë i rëndësishëm. Janë shumë filtra për të kuptuar nëse një person vërtetë plotëson kriteret dhe kushtet për procesin e vetingut, por edhe në rastet kur një individ nuk kualifikohet, kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht ai të vendoset në shënjestrën mediatike siç e shikoj shpesh në Shqipëri” – tha Jasini.

Sipas saj, problemi tjetër është largimi i një grupi të caktuar individësh që janë gjyqtarë, dhe zëvendësimi i tyre kërkon një reflektim më të gjerë, për të kuptuar nëse individët që zgjidhen vërtetë kanë eksperiencën e  duhur, vitet e kualifikimit për të ushtruar një nga profesionet më të rëndësishme siç është ai i gjyqtarit”

Në përfundim të procesit të parë penal të kësaj çështjeje në Hagë, Rudina Jasini është zhvendosur në Angli,  ku ka vazhduar studimet fillimisht për një  master për drejtësi penale dhe kriminologji, dhe më pas doktoraturën në fushën e drejtësisë ndërkombëtare penale pranë Universitetit të Oksfordit. Gjatë doktoraturës, ka zhvilluar punë kërkimore mbi viktimat e luftës dhe genocidit, kryesisht në Kamboxhia. Një nga pasionet e saja është udhëtimi, ajo ka vizituar 93 shtete, si dhe praktikon sporte të ndryshme./l.m

Next Post
Rrahën deri në vdekje shqiptarin, gjykata greke i lë të lirë

Rrahën deri në vdekje shqiptarin, gjykata greke i lë të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In