Sipas informacioneve të para për mediat, janë identifikuar dy prej viktimave në atentatin e ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për Shpati Lenën dhe Hakim Xhezon 34 vjec (që njihet si Bush).
Drejt tyre u shtinë me breshëri kallashnikovi më shumë se 60 plumba. Dyshohet se autorët kanë qenë tre.
Njëri në timon dhe dy të tjerët kanë shtirë drejt shënjestrave paralelisht në mbikalimin e Panajasë.
Një makinë e djegur është gjetur në aksin Levan-Tepelenë e dyshuar si e përdorur nga autorët për krimin.
/a.r