Shefi i ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisha Dikoviç ka qëndruar në Itali ku është folur për ushtrimin e njësive speciale së bashku nga të dy vendet.
Ndër të tjera, sipas medieve serbe, është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e përbashkët të dy ushtrive në misione paqeruajtëse, transmeton Koha.net.
Ai ka vizituar edhe një bazë detare dhe një kompani të industrisë ushtarake. (b.an)