• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njeriu që kishte pushtet mbi socialistët, pa qenë në pushtet

by Mero Baze
06/05/2026 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur historia e një partie degradon dhe kalohet në krizë politike, ndodh që disa figura politike kthehen në institucione morale dhe zëvendësojnë autoritetin real të partisë. Servet Pëllumbi ishte një prej tyre.

Ndërsa Partia e Punës po shkonte drejt degradimit të plotë në vitin 1990, ideologu në hije i partisë, i cili kishte vuajtur dhe pasojat e vëllait të tij nga problemet me regjimin, u gjend në periudhën më të rëndësishme të tranzicionit të së majtës shqiptare nga komunizmi në socialdemokraci, si një fat për Partinë Socialiste. I shkolluar në filozofi dhe letërsi në Universitetin e Leningradit (Shën Petersburg), ai e kishte kaluar periudhën e komunizmit si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës dhe më pas në Universitetin e Tiranës.

Themelimi i Partisë Socialiste në vitin 1991 i dha atij një peshë të re në një klimë të disfavorshme për socialistët, mbi të cilët rëndonte pesha e krimeve të komunizmit dhe dyshimeve për energjitë e tyre demokratike.

Paradoksi ishte se ai do të provonte të ishte ideolog i marksizmit edhe në demokraci në një parti, ku kryetari i saj Fatos Nano ishte njeriu që besonte më pak se kushdo tjetër te marksizmi. Dhe ky binom arriti të bashkëjetonte duke i dhënë Partisë Socialiste atë që i mungonte në komunizëm, ngjyrat e debatit politik dhe bashkëjetesën e socialistëve tradicionalë me socialistët e rinj.

Në përplasjet e forta brenda Partisë Socialiste në periudhën 1993–1996, Servet Pëllumbi shpesh ishte objekt sulmesh edhe nga brenda Partisë Socialiste si njeriu që mbante gjallë linjën marksiste dhe i pengonte ata të bëheshin të besueshëm në Evropë. Dhe kjo ndodhte sa herë që ata shikonin se ai ishte më i besueshëm se ata brenda socialistëve shqiptarë.

Gjatë kohës që Nano ishte në burg pas vitit 1993, ai mbajti një pjesë të madhe të barrës politike të drejtimit të opozitës socialiste. Ai organizoi protestat për lirimin e Nanos dhe drejtoi betejën politike kundër qeverisë së Sali Berishës në vitet 1992–1997.
Falë maturisë së tij dhe vetëdijes së thellë socialiste, ai arriti të mbante socialistët e bashkuar edhe pas debateve të hidhura me Fatos Nanon në distancë nga njëra anë dhe përpjekjeve të Ilir Metës për të eliminuar politikisht Fatos Nanon me ndihmën e Berishës.

Qetësia e tij mes reporterit të përgjakur spanjoll më 28 maj në Sheshin Skënderbej ndërsa protestonin për zgjedhjet e vjedhura nga Sali Berisha, është fotografia ikonë e një politikani që nuk i trembet dhunës, por rrezaton qetësi dhe vendosmëri në portretin e tij. Ajo fotografi mund ta ketë dëmtuar Sali Berishën dhjetëra herë më shumë sesa raportet ndërkombëtare për vjedhjen e votave.

Në vjeshtën e vitit 1996, ai udhëhoqi një delegacion të Partisë Socialiste në Uashington, ku morën për herë të parë kontakte me zyrtarë amerikanë në përpjekje për të denoncuar atë që ndodhi në zgjedhjet e 26 majit. Vizita, e cila ishte shumë e rëndësishme për socialistët që ishin mpirë nga dhuna e zgjedhjeve, u kthye në një objekt debatesh në shtyp pasi Kastriot Islami raportoi në mënyrë informale se Pëllumbi ishte pyetur në SHBA për pikëpamjet e tij marksiste, çka ishte pjesë e diversioneve kundër tij si udhëheqës autoritar në PS.

Me rikthimin e socialistëve në pushtet në vitin 1997, Servet Pëllumbi u rikthye në rolin e tij si autoritet moral i socialistëve. Ai qëndroi jashtë përplasjeve mes Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.

Në vitin 2002, ai u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Namik Dokles, për shkak të një krize të krijimit të një politike tri-polare në Shqipëri. Ilir Meta, i cili u largua nga detyra e kryeministrit prej një aksioni të brendshëm politik të Fatos Nanos, bashkoi votat me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në Partinë Socialiste për të larguar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Arben Rakipi. Për shumë arsye personale, shumë politikanë socialistë iu bashkuan Ilir Metës duke u nisur nga historia e përdorimit politik të prokurorisë. Mes tyre edhe Servet Pëllumbi. Kjo shkaktoi më pas dorëheqjen e Namik Dokles nga kreu i Kuvendit dhe ardhjen e Servet Pëllumbit. Muaj më vonë, Berisha i ktheu krahët Metës dhe hyri në një periudhë paqeje me Fatos Nanon, duke eliminuar pastaj edhe ish-kryetarin e SHISH, Fatos Klosin.

Në këtë dramë morale të socialistëve, ku Berisha sillej herë si aleat i një pale socialistësh e herë i një pale tjetër, Servet Pëllumbi ishte një garanci morale për socialistët se pushteti i tyre nuk do të degradonte nga luftërat e klaneve brenda Partisë Socialiste.

Ai u largua nga politika aktive në vitin 2005, duke vazhduar të mbetej një ikonë morale e tyre, përmes botimeve të tij mbi historinë e partisë socialiste dhe moralin e politikës shqiptare në tranzicion.

Janë të paktë politikanët shqiptarë që arrijnë të shkruajnë autobiografinë e tyre pas daljes nga politika. Kjo nuk ka lidhje me të pasurit një jetë aktive apo pasive në politikë, por me guximin për t’u ballafaquar me të vërtetat e tua.
Servet Pëllumbi është nga të paktët politikanë të Shqipërisë që ka guxuar ta shkruajë vetë historinë e tij politike. Kjo nuk është një gjë aq e lehtë.

Kur i bën gjyqin vetes përballë historisë, duhet deomos të jesh i qartë se çfarë ke bërë, ku ke gabuar dhe për çfarë je krenar në jetën tënde politike. Servet Pëllumbi ia ka bërë këtë nder shoqërisë shqiptare, duke pasur guximin të përballet me historinë e tij dhe të partisë së tij, duke e shkruar dhe treguar atë çka nuk është e lehtë për të gjithë.

Ajo është aftësi vetëm e një politikani të pushtetshëm moralisht, pa qenë mjaftueshëm në pushtet.

Next Post
“Efekte kalimtare, pa pasoja afatgjata”, Sejko: Rritja e çmimit të naftës, ndikim në inflacion

"Efekte kalimtare, pa pasoja afatgjata", Sejko: Rritja e çmimit të naftës, ndikim në inflacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

June 21, 2026
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

June 21, 2026
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

June 21, 2026
Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In