• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Efekte kalimtare, pa pasoja afatgjata”, Sejko: Rritja e çmimit të naftës, ndikim në inflacion

by A R
06/05/2026 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e çmimeve të energjisë dhe karburanteve po shtyn inflacionin drejt objektivit të BSH gjatë muajit të fundit, duke reflektuar fillimin e transmetimit të këtyre goditjeve në ekonominë shqiptare. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se këto zhvillime janë të përkohshme dhe nuk pritet të cenojnë stabilitetin afatmesëm të çmimeve.
“Rritja e shpejtë e çmimeve të naftës dhe energjisë ka dhënë ndikim të menjëhershëm në inflacion, por efektet e saj vlerësohen kalimtare dhe pa pasoja të qëndrueshme në afat të gjatë. Pavarësisht këtyre presioneve, ekonomia shqiptare vijon të shfaqë qëndrueshmëri. Konsumi familjar dhe eksportet e shërbimeve mbeten në rritje, ndërsa sektorët e ndërtimit dhe shërbimeve po zgjerohen. Kërkesa e brendshme për mallra dhe shërbime ka shënuar rritje, duke mbështetur aktivitetin ekonomik, edhe në kushtet e një mjedisi të pasigurt ndërkombëtar”, tha Sejko.

Në të njëjtën kohë, rritja e pagave nuk është reflektuar në rritje të ndjeshme të çmimeve, ndërsa inflacioni i importuar mbetet në nivele të ulëta. Kjo ka bërë që Banka e Shqipërisë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5 për qind

“Inflacioni në afatmesëm mbetet i ankoruar pranë objektivit, ndërsa pozicioni financiar i ekonomisë shqiptare paraqitet i shëndoshë. Këshilli mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar në 2.5% normën bazë, gjykojmë se qëndrimi aktual është i përshtatshëm për momentin, ndërkohë që monitorojmë në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe e ardhmja do të varet nga informacioni i ri”, shtoi gurvernatori.

Banka e Shqipërisë gjykon se inflacioni pritet të kthehet gradualisht drejt objektivit, me shuarjen e goditjeve të përkohshme nga jashtë, ndërsa politika monetare do të vijojë të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Next Post
Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com