• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Njeriu misterioz që grabiti 500 mijë $ dhe ‘avulloi’…

by A R
18/01/2018 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bill Brennan më 22 shtator 1992 erdhi në Stardust Casino në Las Vegas, duke shkuarnë punë sikurse çdo ditë tjetër.

Por, kur atë mëngjes shkoi në shtëpi me vete mori 500 mijë dollarë në para kesh dhe çipa.

Megjithëse plaçkitja si e tillë nuk është e pazakontë, ajo që e bën tërë çështjen interesante është se asnjë nga kamerat e shumta të vëzhgimit nuk e ka regjistruar, dhe menaxheri i kompanisë nuk kishte idenë se punëtori i tyre i vjetër do të vidhte aq shumë para.

Brennan për të ardhur deri te pasuria nuk iu nevojite as revolja dhe as kërcënimet, por vetëm mori paratë dhe u largua.

Kjo do të ishte e pamundur të ndodhte në një kazino ku realizohet qarkullim me qindra miliona dollarë dhe e cila ka sistemin më të mirë të mundshëm të sigurisë.
Ajo që e bën historinë edhe më interesante është se Bill ende nuk është kapur deri në ditët e sotme.

Pasi në kazino kuptuan për plaçkitjen, njoftuan policinë, e cila nisi hetimet pa mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Dyshohet se ai kishte lidhje me një klient të rregullt të kazinosë, pasi disa javë pasi ishte zhdukur Brennan, ishte zhdukur edhe miku i tij.

Shumë mendonin se të dy ata kishin planifikuar bashkërisht plaçkitjen, e cila është një zgjidhje e mundshme.

Lojtari i pasur mund të kishte të bënte me krimin e organizuar dhe Brennan ishte një njeri i dobishëm brenda për të kryer krimin.

Partnerë të përsosur – njëri vjedh paratë dhe tjetri ia mundëson ndërrimin e identitetit.
Megjithatë, edhe sot pas 26 vjetësh askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Brennan edhe më tej konsiderohet si njëri nga të arratisurit më të kërkuar në SHBA dhe ndodhet në listën e FBI-së.

Një nga teoritë është se Brennan mori dokumente të reja dhe shkoi për të jetuar diku tjetër në botë dhe për t’u kënaqur me paratë, por një tjetër teori thotë se ai kurrë nuk u largua nga qyteti dhe nuk ishte më gjallë – por mafia e përdori vetëm për të holla dhe më pas e hoqën qafesh, pasi nuk i’u nevojitej më. /a.m.

Next Post
Tensionet me Korenë, SHBA dislokon bombardues bërthamorë në Guam

Tensionet me Korenë, SHBA dislokon bombardues bërthamorë në Guam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In