Njeriu i dosjes CEZ/ Bashkëpunëtori i Shkëlzen Berishës bën fushatë për PD-në

E mbani mend Nuel Kalajn? Një personazh që një komision parlamentar publikoi dokumentet se ishte ndërmjetësi për shitjen e OSHE tek kompania çeke CEZ, e që kishte tërhequr në vitin 2009 brenda ditës 5 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

Njeriun që mbante kontakte dhe kishte miqësi me djalin e kryeministrit të kohës Sali Berisha?

Në këtë fushatë, qytetari i Kosovës nga Rrafshi i Dukagjinit, është shpërndarësi më i rregullt i postimeve të Partisë Demokratike, sidomos ato që sulmohet egër qeveria. Thuajse të gjitha postimet e tij, Kalaj, i cili duket se është edhe përkrahës i zjarrtë i Ramush Haradinajt, i bën share fushatës së kandidatëve të PD-së, Agron Shehajt, Flamur Hoxhajt etj.

Tre vjet më parë, Kalaj u kërkua nga ana e Prokurorisë, si person në dijeni për të dhënë dëshminë e tij në sallën e gjyqit lidhur me hetimet mbi çështjen CEZ.

Organi i aku zën pohoi se janë 2 letërporosi drejt Kosovës dhe Francës për pyetjen e dëshmitarit Nuel Kalajt, pasi ky i fundit ka dhënë dy adresa zyrtare banimi në këto dy shtete. Privatizimi i OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptar miliona euro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.


Marrë nga Tema

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com