• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Njërin sy nga Parku, tjetrin nga Tirana

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Parku i Tiranës ka qenë një fole e vjetër grenzash, qëkurse u kuptua që aty mund të bëhet para e madhe me ndërtimet. Vila fantazëm, pallate gjithnjë e më kërcënuese, lagje që shfaqeshin në zonat e menaxhuara nga bashkia apo edhe komunat përreth, plane urbanistike që merrnin dhjetra mijë metra të tokave anash pjesës së pyllëzuar: gjithçka në emër të çmimeve të kripura për metër katror, që ajo zonë vazhdon t’i sigurojë biznesit kanibalesk të ndërtimeve.

Ndërkohë që Tirana po bëhet gati të njohë një hapje të rëndësishme urbanistike drejt bulevardit të ri të stacionit të trenit, sërish planet urbanistike të viteve të fundit, dhanë në mënyrë cinike dhe pa asnjë shqetësim në drejtim të standarit të jetës dhe kritereve mjedisore, leje ndertimi per toka të tëra rreth Parkut. Pikërisht në zonën e digës së Liqenit, aty ku disa kantiere janë bërë gati të derdhin dhjetra mijëra metra kub beton, duke çimentuar njërën ndër hapësirat e fundit të lira që rrethojnë sot Parkun e Tiranës. Të gjitha palët politike kanë aty miq, të njohur dhe aleatë, në listën e biznesit që po bëhet gati ta kafshojë edhe atë copë tokë.

Tirana ka pas vetes një histori 25 vjeçare transformimi tronditës. Asnjëra nga forcat e mëdha politike s’mund të pretendojë sot se është sjellë mirë me qytetin. Përfshirë edhe një personazh si Edi Rama, i cili pretendon se ka bërë historinë e suksesit të kryeqytetit shqiptar. Edhe opozita që sot proteston, kur drejtoi bashkinë në periudhën 2011-2015, dha leje ndërtimi në zona gjithashtu të nxehta urbanistike të qytetit, megjithëse dendësia e ndërtimeve  do ta kërkonte që të kishte vepruar ndryshe. Hidhini një sy të njëjtit plan urbanistik, që ta kuptoni sesi do të ngrihen kullat e grataçielat nga zona pas Piramidës, tek ETC, apo në pika të tjera të qytetit.

Megjithatë protesta aktuale kundër një parku fëmijësh, e cila ka habitur edhe arkitektin gjerman që e ka projektuar, ka një element pozitiv vetëm nëse vendoset në kontekstin e alarmit që duhet hedhur në eter, në lidhje me situatën urbanistike të kryeqytetit shqiptar. Para së gjithash për pjesë të tilla si ajo Bllokut, Tirana e re më në përgjithësi dhe zonat përreth Parkut të Tiranës.

Në këtë sens, të gjithë ata që kanë vendosur të jetojnë në këtë ambjent, kanë parimisht të drejtë për të protestuar. Madje me zë të lartë. Por jo në mënyrë hipokrite dhe as me prapavijë politike.

Presioni pozitiv sjell shpesh rezultate. Ashtu siç ndodhi kur u tha se do ndërtohej një hyrje në Park, në formën e një ndërtimi që niste tek Universiteti e mbaronte në këmbët e digës së liqenit. U bë shumë mirë që presioni publik e ndaloi atë projekt, ashtu siç u bë shumë keq që disa aleanca të heshtura e fluide djathtas-majtas, nuk e bënë të mundur që Parku të mos dëmtohet në një pjesë tjetër të tij: atë që sheh nga porta hyrëse e rrugës së Elbasanit.

Duke tejkaluar mbi sherrin aktual dhe thellësisht të politizuar të lojrave të fëmijëve tek Parku i Tiranës, ka ardhur prej kohësh momenti i një ndërgjegjësimi të madh rreth ndërtimeve në Tiranë. I cili të përfshijë jo vetëm vendime drastike të tipit “moratorium total ndërtimesh”, jo vetëm sherre hileqare politikanësh që drejtojnë gishtin tek kundërshtari, ndërkohë që janë vetë të mbytur në mëkatin e lejeve ndërtimore. Për Tiranën duhet një debat i vazhdueshëm institucional dhe qytetar, pa pasion dhe pa manipulim, por me arsye dhe logjikën e thjeshtë se qyteti nuk mban më! Ka arritur një pikë kur standarti i jetesës në Tiranë është vënë seriozisht në pikëpyetje, për shkak të babëzisë së biznesit të ndërtimeve, i cili është prej vitesh në simbiozë dhe në pazare të hapura dhe të mbyllura me politikën. Vetëm një prerje me thikë e kësaj aleance të pisët, do të sjellë ndalimin e një masakre të madhe urbane në Tiranën e sotme dhe të nesërme.

Next Post

Të larguarit nga puna: Drejtori i UKT shkarkoi 730 vetë padrejtësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In