• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Njëri në burg tjetri në politikë: 100 mijë eurot e Ferrarit në Elbasan dhe 1.2 miliardët pa shpjegim të ish-ministrit

by
17/08/2015 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri ditë më parë mediat njoftuan rastin e nje qytetari nga Elbasani ndaj te cilit u vendos sekuestro preventive për një llogari bankare në sasinë 100 mijë euro pas blerjes se nje makine tip Ferrari.

Prokuroria veproi bazuar tek dyshimi i logjikshem mbi origjinen e parave duke qene se shtetasi ne fjale ka vetem një biznes të vogël familjar me lojëra kompjuterike, te ardhurat prej te cilit nuk e justifikojne këtë blerje.

“Të ardhurat që sipas ligjit, shtetasi A. Toli duhej të kishte krijuar, nuk mund të jenë më shumë se 8 milionë lekë në vit, ndërkohë që ai rezulton se ka bërë një shpenzim në shumën e 100 mijë eurove për blerjen e një sendi luksi. Është krejtësisht i pajustifikueshëm ky shpenzim, referuar aktivitetit të tij tregtar,” thotë prokuroria.

Dhe shtoi per mediat se po vijon hetimet për të zbuluar origjinën e shumës.

Ne prill te ketij viti u ngriten te njejtat dyshime per shuma te medha parash te pajustifikuara, mbi deputetin demokrat Ridvan Bode.

Behej fjale per plot 120 milione leke te reja (1.2 miliarde)

Ndaj ish ministrit u be edhe kallëzim penal në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Kjo pasi z.Bode nuk arriti te jape shpjegimet e kërkuara nga Inspektorati, lidhur me burimin e krijimit të kesaj pasurie si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to.

“Dita” pas një kërkese zyrtare të përcjellë në ILDKPKI, ka në dispozicion të gjithë deklarimet e ish-ministrit ndër vite.

Rezulton se Bode qe e ka nisur detyren si i pastrehe, ne deklarimin e fundit te pasurise si minister kapte shifren e 1.2 miliarde ne emer te gruas se dyte.

Në deklaratën e tij të vitit 2005 kur dhe mori postin e Ministrit të ardhurat e vetme ishin nga paga si ministër dhe deputet si dhe kursimet në vlerën 900 mijë lekëve.

Vit pas viti pasuria e tij është vërtitur rreth të ardhurave familjare të siguruara nga puna si ministër dhe deputet. Madje në vitin 2007 ai ka marrë dhe një kredi bankare në një shumë 30 mijë euro, ku sipas vetëdeklarimit të tij është përdoruar kryesisht për blerjen e një autoveture.

Deklarimi i pasurisë së tij është fokusuar kryesisht në krijimin e llogarive rrjedhëse, depozitave bankare dhe të ardhurave të krijuara nga këto depozita.

Ne vitin 2012 ish ministri ka nisur investimin e tij në bono thesari, ku pjesë e këtij lloj investimi janë bërë dhe familjarët e tjerë.

Por duke hedhur një vështrim të pasurive të viteve të mëparshme, vlera e fituar nga investimi në bono nuk është në të vërtetë e krahasueshme me pasurinë e trashëguar nga viti në vit.

Deklarata e vitit 2013 kur dhe shënoi vitin e fundit si Ministër ka rritje të investimeve dhe fitimeve nga bonot e thesarit dhe po kështu mbyllje të kredisë së të pastrehut.

Pasuria e deklaruar ku për herë të parë është dhe pasuria e zonjës Bode kap shifrën e 120 milionë lekëve (1.2 miliarde leke te vjetra) dhe pjesa më e madhe e tyre mbetet e pajustifikuar në deklarimet e mëparshme të pasurisë.

Kjo vlerë e deklaruar përnjëherë ka çuar në kërkesën për hetim nga Prokuroria.

Ku i gjeti bashkeshortja e dyte e Bodes 1.2 miliarde leke?

Perse nje shtetas i thjeshte duhet te shkoje ne burg per 100 mije euro te pajustifikuara dhe nje ish-minister jo?

Deklarata e pasurise e z.Bode mund te lexohet ketu

Marrë nga gazeta DITA

Next Post

Big Mama së shpejti milionere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In