• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Njerëzit që humbëm ishin të jashtëzakonshëm’/ Biden një minutë heshtje në nder të 500 mijë viktimave të COVID dhe ndez qirinj për ta

by Java News
23/02/2021 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të mbajnë një minutë heshtje të hënën për të përkujtuar 500,000 njerëzit që kanë humbur jetën në SHBA nga COVID-19.

“Sot ne shënojmë një moment me të vërtetë të zymtë, pikëllues – 500.071 të vdekur. Janë më shumë amerikanë që kanë vdekur brenda një viti në këtë pandemi sesa në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën e Vietnamit së bashku”, tha Presidenti Biden në një fjalim emocional të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

“Si vend, ne nuk mund ta pranojmë një fat kaq të egër. Edhe pse e kemi luftuar këtë pandemi për kaq kohë, ne duhet të rezistojmë dhe të mos bëhemi të pandjeshëm ndaj trishtimit,” tha zoti Biden.

Pas fjalimit, Presidenti Biden, Nënpresidentja Kamala Harris, zonja e parë Jill Biden dhe zotëria i dytë Doug Emhoff mbajtën një moment heshtje.

“U bëj thirrje të gjithë amerikanëve që së bashku me ne të kujtojmë më shumë se 500,000 bashkëqytetarë tanë amerikanë që kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe të mbajmë një minutë zi në perëndim të diellit,” tha zoti Biden.

“Ne, si komb, duhet t’i kujtojmë ata, në mënyrë që të fillojmë të shërohemi, të bashkohemi dhe të gjejmë qëllimin si një vend i vetëm për ta mposhtur këtë pandemi,” tha ai.

Biden ka urdhëruar që të gjithë flamujt në pronat federale dhe objektet ushtarake të ulen në gjysmë shtize për pesë ditët e ardhshme, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jens Psaki.

Në Katedralen e Uashingtonit të hënën ranë kambanat për të përkujtuar viktimat e pandemisë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin, vaksinat dhe ulja e rasteve të infeksionit po ngjallin shpresën se jeta së shpejti mund të kthehet në normalitet. Megjithatë një nga çështjet e diskutueshme është rihapja e shkollave.

Numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi është deri tani më i larti në botë dhe shifra mund të jetë edhe më e lartë, duke parasysh rastet që nuk janë llogaritur, veçanërisht në fillim të epidemisë.

“Këto nuk janë thjesht numra, por njerëz. Nëna ime është një prej tyre. Ka njerëz prapa numrave, dua të them, nëna jonë qëndron prapa këtij numri dhe është me të vërtetë e trishtueshme,” tha Wendy Jensen, nëna e së cilës, Carole Rea Woodmansee, vdiq pasi u infektua me virusin në këtë praktikë.

Megjithatë, javët e fundit, rastet dhe shtrimet në spital kanë rënë, ndërsa rritet numri i vaksinimeve.

Ndërkohë, rreth 40% e nxënësve të shkollave kanë mundësi të shkojnë nëpër klasa pesë ditë në javë, sipas firmës teknologjike Burbio, që ndjek rihapjen e shkollave.

“Ka kaq shumë të dhëna shkencore që konfirmojnë se mbyllja po dëmton miliona fëmijë në Amerikë, që nuk po shkojnë në klasë çdo ditë”, thotë Steve Scalise, anëtar republikan i Kongresit.

Kur mori detyrën në janar, Presidenti Joe Biden, vendosi objektivin për rihapjen e shkollave fillore dhe tetëvjeçare deri në fund të prillit. Ai po i kërkon Kongresit 130 miliardë dollarë për të përmirësuar mjediset shkollore, për të punësuar më shumë mësues dhe për masa të tjera për klasa më të sigurta.

Disa sindikata mësuesish thonë se anëtarët e tyre duhet të vaksinohen dhe të merren masa të tjera para se të kthehen në klasa. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se vaksinimi i mësuesve nuk duhet të jetë parakusht për hapjen e shkollave dhe përcakton kushte të tjera për ta bërë një klasë të gatshme për mësim personal.

“CDC thotë se për të qenë të sigurt, ka një numër hapash që mund të ndërmerren. Vaksinimi i mësuesve është njëri prej tyre, por gjithashtu edhe hapa të tjerë si më pak nxënës në klasë, të jenë të distancuar fëmijët në autobus, dhe më shumë testime “, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Disa ligjvënës argumentojnë se duhet të hapen shkollat që distriktet e tyre të përfitojnë nga paketa e stimujve ekonomikë, për të cilën po punon Kongresi.

Sipas CDC, “pastrimi dhe dizinfektimi janë faktorë në uljen e përhapjes së COVID-19”. Udhëzimet gjithashtu thonë se administratorët duhet të punojnë me mësuesit dhe personelin për të vendosur se cilat aspekte të pastrimit dhe dizinfektimit do të mbulohen nga mësuesit, personeli mësimor dhe personeli i pastrimit. /VOA

Next Post
Kryemadhi: Nuk lëviz më nga sheshi unë! Faji im që kam bërë kompromise! Më fal o Kadri Roshi

Kryemadhi: Mbështetje të plotë për fermerët, do investohen 200 mln euro në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

July 6, 2026
FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

July 6, 2026
“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

July 6, 2026
Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

July 6, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

July 6, 2026
Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In