• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njerëzit duan vizion, jo më improvizimet e Berishës!

by Ben Andoni
10/02/2023 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Protesta e 11 Shkurtit mëtohet se është mundësia që opozita e sotme nën drejtimin e Berishës të shpalosë vizionin e saj. E themi nën drejtimin e tij, pasi pjesa tjetër është duke u përpjekur në aspektin ligjor dhe politik për evidentimin dhe mbajtjen e vulës së PD-së. Që kur z. Alibeaj është komanduar për të drejtuar këtë pjesë legale, deri më tashmë të Partisë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar bjerrja e numrave të anëtarëve është e madhe. Edhe kauzat më të drejta të tyre shfryhen prej numrave por më shumë se kaq pritshmërive dhe seriozitetit të shpalosur. Jo më shumë po shkon edhe pjesa e Berishës, që u ka rënë entuziazmi i dikurshëm i “Foltoreve” dhe turi frenetik që pretendoi ortekun. 6 Marsi i vuri pritën e parë këtij kinse orteku, kurse zhvillimet e mëpasme e bën PD-në thjesht të vesonte fjalë por aspak aksion. Në anketimet, që duhen marrë me rezerva, të dy palët e PD-së janë shumë më inferiore qoftë edhe nëse do ishin të bashkuara sesa kundërshtari i tyre. Kurse më keq akoma, kauzat që dikur mbante Basha dhe Kryemadhi, po rezultojnë shumë më efikase. E para nga numrat që thërritën pas vetes, por më shumë se kaq etjen e militantëve opozitarë për t’u rikthyer në pushtet. E dyta nga fryma që lidhej me mbarimin e mandatit të dytë të Ramës, që për hir të së vërtetës edhe vetën, megjithë deklarimet optimiste në fund, nuk e priste këtë fitore të mandatit të tretë.

Situata s’është fare ndryshe tani. Pushteti lokal, i cili është në dorë të pozitës, ka treguar se është i pamatë, kurse përkthimi i shërbimit të tij lë shumë për të dëshiruar. Ndërkohë që opozita e sotme edhe kur kanë mbetur pak javë, jo vetëm se duket po merret thjesht me mobilizimin e militantëve për marrjen e votave sesa shpalosjen e vizionit për administrimin e qyteteve. Dhe, kjo e fundit, mungon edhe te vetë lideri i opozitës Berisha. Qysh kur premtoi se do i përcillte demokratët drejt konservatorizmit (!!!); qysh kur në krye të çdo dy javëve premtoi se do përzinte Ramën dhe do bënte protesta të vazhdueshme dhe mezi arriti një numër fare të pakët të tyre; e mbi të gjitha kur premtoi para të gjithëve se do të bashkonte PD-në, ai po bjerret dhe pandalshëm. Nga dy muaj më parë, kur sapo mori vesh datën e samitit e shpalli ditë proteste, kurse tashmë duhet të dilte çështja e Charlie McGonigal, që t’i nxirrte edhe njëherë njerëzit në shesh.

Ndërkohë aleanca me Partinë e Lirisë është edhe një gur më shumë në qafën e lodhur nga ngarkesat e kota të njerëzve të Partisë Demokratike. Militantët nuk mund të harrojnë metamorfozën e tyre pas mandatit, kur LSI-ja bashkoi udhën me PS-në , por edhe sjelljen e Metës, kryetarit aktual të PL-së, ish presidentin e vendit, që i humbi bajagi pikë opozitës dhe nën përvojën e Berishës thjesht improvizon edhe ai sipas mënyrës së tij. Duke krijuar një strukturë sa hap e mbyll sytë por edhe duke bërë axhustime të militantëve yes-man të tij.

Për fatin e keq të shqiptarëve, duket se ky makth do të vazhdojë dhe më tej, ndërsa njerëzit në pashpresën e tyre do t’i besojnë më shumë rastësisë, atë që e ka prirë gjithnjë vendin tonë në kapërcyell të ndryshimeve të tij. Dhe, ndoshta një e tillë është e nevojshme edhe më tani, por aman nga njerëz me vizion dhe jo improvizimet e Berishës dhe të Metës. (Javanews)

Next Post
Aktivisti’/ PS thirrje mediave: Mos publikoni të dhënat e përdoruesve, do e ndjekim në mënyrë ligjore

Aktivisti'/ PS thirrje mediave: Mos publikoni të dhënat e përdoruesve, do e ndjekim në mënyrë ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In