• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njerëz që tërheqin familjen në ferr

by Frrok Çupi
05/04/2023 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Në të njëjtën dite, Monika dhe Saliu tërhoqën dy ekstremet e familjeve drejt mëkatit të tyre. Të dy kishin vjedhur pronën publike prej gati 3 dekada; por vetëm njëri prej tyre ishte shpallur ‘i korruptuari i madh dhe minues i demokracisë’. Radha e Monikës erdhi kur u zbuluan fijet me financat ruse, pas më parë i shoqi ishte kapur si ikonë kontinentale e korrupsionit. Monika përdori anëtaren më të re të familjes, ndërsa Berisha xhaxhain qe nuk e mban mend njeri. Të dy fajtorë të mëdhenj po veshin këpucët e familjes. Berisha, njësoj si Enveri, njeh xhaxhain ne vend te babait, sepse e ka ngatërruar nëpër kohë. Po kështu familja Meta i ka përzierë ‘ata të shtëpisë’ nëpër allishverishe dhe krime. Sot Monika doli ‘e pikëlluar’ para publikut e tha se ‘po më ngatërrojnë vajzën 17 vjeç’. Por gjatë gjithë kohës vajzën herë e ka bërë ‘zonjë të parë’, herë ‘zonjë të dytë’, pa qenë ende zonjë, veçse një fëmijë. Shteti e lejoji presidentin dhe të shoqen që të përdhosin shtetin, por nuk mund ta kishte dorën deri aty sa ta ndalonte që të dhunonte edhe të bijën. Shoqatat për mbrojtjen e të miturve as u shfaqen në atë kohë. Gjithë mizoria e tyre me ligjin dhe me vlerat e shtetit është rrotulluar nëpër shahun e familjes. Tani po del në shesh pse e paskan pasur të domosdoshëm ‘incestin’ familjar për arsye kriminale. Tani kur Monika u kap në krimin e financimit nga rubla ruse dhe me transaksione të fshehta në kompani nafte në vende offshore, brenda tre minutash iu shemb gjithë ‘piramida’ e strategjisë së ferrit. Meta dhe Berisha e kishin ndërtuar ‘ferrin familjar’ me qëllim që të shpëtonin ‘bosin e familjes’ ose të paktën pasurinë e vjedhur nga gjithë familja.

Ja si ranë të dyja:

Monika denoncoi ‘krimin me të bijën’, sikur mediet po e përflasin. Në fakt Monika- Meta e kishin vënë të bijën si parzmore që t’i mbronte në rolin e ‘Zonjës së Parë’. Monika ishte shpallur si ‘disidente’ dhe larguar nga familja, njësoj si Jovanka- gruaja e Josip Titos kur ishte gjallë. Gratë që shikojnë telenovela turke, e morën si ‘reale’ ndarjen e tyre. Ishte sjellje e menduar si strategjike. Në kohën kur Ilir Meta iu vinte gjoba ministrave të vet me miliona euro dhe kur u kap me ‘bllokun e zi’, Monika mori shpatën e ‘gruas së ndershme në politikë’. Monika mbajti ‘Partinë të ndershme’, ndërsa i shoqi e ndoti presidencën. Gjatë kohës, Iliri president kishte kapur për brirësh autoritetin e Presidentit dhe po e drejtonte për nga Rusia e Irani, kundër Amerikës. Edhe sikur ‘ta vrisnin në Malin me Gropa’, Meta linte pas ‘Zonjën e Parë’ ende të pabërë Zonjë; linte edhe një grua ‘në hesap të vet’. Në familje ishin krijuar tre fronte: Fronti anti- amerikan dhe kundër Drejtësisë i Ilirit; fronti i marrjes së rublave dhe i fshehjes së pasurisë në offshore nga Monika; dhe fronti i pafajësisë që ia kishin vënë mbi shpatulla një vajze të parritur. Piramida ra në pikën më të dobët, kur Top Channel përmendi emrin e vajzës. Këtu Monika, sulmoi ashpër Televizionin që vetëm një javë më parë ishte qëlluar me armë. Opaaa!, mbase familja Meta qëndron edhe pas këtij akti. Të dy familjet ranë njëherësh, edhe pse duket sikur Berisha ishte rrënuar më parë. Familja e tij e shpallur ‘e korruptuara e madhe’ u këput në fijen më të dobët. Në të njëjtën ditë me ‘Moskën e Monikës’. Po ç’ju desh Saliut të shpallte ‘atësinë’ si produkt të xhaxhait. Ai deklaroi se ‘xhaxhain e desha si baba’. Edhe kjo prapa saj ka disa fronte: Fronti ku Saliu nuk është përgjigjur kurrë dhe që ka lidhje me ditëlindjen e vërtetë në korrik e me dyshime mbi një atësi të pashpallur. Me sa duket këtë mister desh ta mbyllte me ‘xhaxhain e përmallshëm’. Fronti i dytë është devijimi i qëllimshëm prej atij Saliu që është shfaqur deri tani. Nëse lidhjet e Ilirit me Rusinë kanë nisur më vonë, lidhjet e Saliut me Beograd- Moskë janë të hershme. Kur vdiq Milica vjehërr në vitin 2005, Saliu ndodhej në Amerikë, por e la Amerikën me shpejtësinë e erës e iu gjend në varrim ‘zonjës së madhe’ zyrtare të UDB. (Dëshmia e gazetarit Mero Baze). Tamam në ditën kur u hap gjyqi kundër liderve të UÇK në Hagë, foli Saliu. Dosjet kundër çlirimtarëve janë plotësuar nga vetë e bija, Argita. Ndërsa pjesën tjetër, ‘minorene’ të familjes, Berisha e mësoi shpejt si të rrojë pa punuar, duke u zhytur në korrupsion të pakufishëm.
Familja Meta dhe Berisha…

Jemi në kohën kur edhe në vendin tonë kemi familje mafioze, si për shembull familjet e njohura kriminale njujorkeze të viteve ’30: Familja Xhenoveze, Familja kriminale Gambino, Familja Lucchese, familja kriminale Colombo, Familja Bonanno. Të gjitha kanë shkuar pas ‘Bosit’.

Next Post
Rama publikon fotot: 10 mijë nxënës, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla

Rama publikon fotot: 10 mijë nxënës, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla

Comments 1

  1. PRoshi says:
    3 years ago

    Këta tipa që përmend Frrok, rregulloheshin nese funksiononte drejt drejtësia , mirpo “sipas erës mut ka për të rënë”. Pra Spak muti , këlyshë të Sali-Metaj , rrahur që në lindje të tyre.
    Natyra në bëftë diçka dhe i marrtë shpejt.

    Reply

Leave a Reply to PRoshi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In