• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

by Ilir Yzeiri
09/08/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Të gjithë ata që mësojnë gazetari, kur largohen nga ai fakultet, ndoshta nuk mbajnë mend shumë, por një gjë iu mbetet e ngulitur në kokë- që raportimi mediatik mbështetet në pesë W-të e famshme që janë WHO(kush), WHAT (çfarë), WHEN (kur), WHER (ku) dhe WHY (pse). Ndërsa një model komunikimi që mbështetet po ashtu mbi 5 W-të është ai i Lasuellit i cili synon që të tregojë se çfarë përfshihet në sistemin e komunikmit të përgjithshëm dhe në këtë rast 5 W-të janë WHO ( kush në kuptimin e autorit të instancës mediatike), WHAT ( çfarë në kuptimin e përmbajtjes së komunikimit) In WHAT chanel ( në ç’formë komunikimi), (WHOM) kujt, pra publiku në këtë rast dhe (WITH WHAT efect) ndikimi në publik.

M’u kujtuan të gjitha këto kur lexoja këto ditë ngjarjen në një shtëpi të moshuarish e cila, nga të gjitha mediet, raportohej se ndodhej diku afër « Ali Demit ». NJË GËNJESHTËR. Ajo shtëpi të moshuarish, ndodhet ngjitur me pallatin tim në rrugën « Ali Visha », poshtë Qytetit « Studenti » dhe pranë një tjetër shtëpie të moshuarish që ndodhet pak metra më lart asaj. Ajo është një vilë e bukur që dikur njihej si « Kinderhausse » pasi aty kishte një kopsht fëmijësh i ngritur nga një fondacion gjerman dhe shtëpia tjetër e të moshuarve deri vonë thirrej si shtëpia « Joshua » mbasi në fillim u ndërtua nga ndihma e një fonacioni hebre. Po përse të gjitha mediet pa përjashtim e vendosën këtë shtëpi të moshuarish diku afër « Ali Demit »?

Është e vështirë të thuash, por nga ky detaj i vogël kupton amenzinë totale, papërgjegjshmërinë dhe mungesën e korrektesës në raportimin mediatik. Ky defekt i vogël nxjerr në pah edhe një sëmundje të përgjithshme që ka rrëfimi ynë publik. Në përgjithësi, jo vetëm gazetarët, por sidomos ata që marrin fjalën në publik dhe politikanët sidomos, e kanë bërë ligj që të flasin pa referencë, të mos tregojnë asnjëherë atë që ndodh, por të tregojnë botën e tyre paralele ose atë që kanë ata në kokë. Kjo sëmundje e përgjithshme që ka krijuar narrativën e gënjeshtërt që e tregon Shqipërinë apo shqiptarët ashtu siç i shohin sytë e çartur të politikanëve (sidomos ata të opozitës), ka infektuar ligjërimin e përgjithshëm dhe ka hequr përgjegjësinë. Në Shqipëri, nuk tregohet ajo që ndodh, por tregohet përjetimi i njerëzve politikë mbi atë që ka ndodhur. Nytarisht përjetimi ose efekti është njëra anë e komunikimit.

Kryesorja është të mësojmë çfarë ka ndodhur. Tani merreni me mend, kur, për një ngjarje kaq banale, për një vend që ndodhet pranë shkollës « Osman Myderrizi », poshtë godinave të Qytetit Studenti, në rrugën më të vjetër në Tiranë dhe vetëm 10 minuta larg Liceut Artistik, mediat thonë se vendi është afër « Ali Demit », atëherë mendoni se si do të jetë raportimi në vijim. Mungesa e vëmendjes, defektet e shkollës që na i kujton çdo vit rezultati i Pizës, një shoqëri e ndërtuar nga mëngjesi në darkë me fjalimet e të çmendurve para Bashkisë së Tiranës, nuk është çudi që të infektojë edhe gazetarët që raportojnë në këtë vapë të tmerrshme gushti.

Edhe ata mendojnë me shabllone e klishe. Dihet që në Tiranë është një azil pleqsh në lagjen « Ali Demi » dhe kaq mjafton. Nëse do të ishim një vend normal, ky rast do të na shërbente që të shihnim më mirë një nga problemet më të mprehta që ka nisur të ketë shqoëria jonë dhe që është mosha e tretë. Shtëpitë e të moshuarve që po ngrihen e do të ngrihen më së shumti në të ardhmen duhen monitoruar me kujdes dhe edhe duhen ndihmuar sepse Shqipëria, ashtu si vendet e tjera europiane ka një popullsi gjithnjë në rritje të asaj që quhet moshë e tretë, të cilët në shumicën e rasteve janë të vetëm, për shkak të emigracionit, janë me sëmundje që kanë nevojë poër trajtime speciale.

Kjo kategori dhe sidomos ata që kryejnë krime penale për shkak të sëmundjeve mendore, janë po ashtu një sfidë për ne të gjithë. Mirëpo, si mund të flasim për ta kur edhe në një rast tragjik si ky i këtyre ditëve, media nuk e di se ku ndodhet ai vend dhe e spektakolarizon rastin me historitë e agresorit dhe jo me tragjedinë e këtij problemi.

Next Post
Tjetër skandal në Lojërat Olimpike, mundësi egjiptian arrestohet për sulm seksual në Paris

Tjetër skandal në Lojërat Olimpike, mundësi egjiptian arrestohet për sulm seksual në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In