• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “vrasës” i kudondodhur në rrugët tona

by Eduard Zaloshnja
08/09/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

“Një vrasës i pamëshirshëm endet në rrugët tona. Është i kudondodhur. Madje, tamam tani, mund të ndodhet në xhepin tuaj. Quhet telefon celular!” Me këtë tekst fillonte një spot publicitar i Departamentit të Transportit të SHBA-së në vitin 2009, i cili pasqyronte një skenë të tmerrshme aksidenti, ku dikush që dërgonte sms gjatë kohës që voziste automjetin, humbi jetën tragjikisht. Këtë spot televiziv, Departamenti i Transportit të SHBA-së e transmetoi pas një sondazhi natyralistik të universitetit Virginia Tech, nga i cili rezultoi se rreziku për aksident ose pothuaj-aksident, rritet 2.8-23.2 herë kur vozitësi i automjetit përdor celularin për të folur apo për të komunikuar me sms.

Në fakt, rezultatet e atij sondazhi shërbyen si shtysë për, pothuaj, të gjitha parlamentet lokale të shteteve të SHBA-së, që të sanksiononin në kodet e tyre rrugore, ndalimin e përdorimit të celularëve nga vozitësit e automjeteve. Pra, u ndërthur fushata sensibilizuese me atë shtrënguese, për të parandaluar një “vrasës” që po bënte kërdinë në rrugët e Amerikës.

Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të celularëve nga vozitësit e automjeteve ka kohë që është përfshirë në Kodin Rrugor, por gjoba është relativisht e lehtë (1 mijë lekë) dhe Policia Rrugore nuk e ka prioritet ndalimin e shkelësve të nenit përkatës të kodit. Ndërkohë, në rrugët e Shqipërisë, rrallë të zë syri dikë që nuk e përdor celularin gjatë kohës që vozit automjetin.

Se sa e rrit rrezikun e aksidentit ky përdorim në rrugët tona, nuk mund ta kemi idenë, sepse nuk janë kryer studime në këtë fushë. Por të dhënat e sondazhit të kryer nga universiteti Virginia Tech, në rrugë e rrjedha trafiku shumë më të mira se sa të Shqipërisë, mund të shërbejë si një pikë referimi.

Siç e përmenda më sipër, ai sondazh ishte natyralistik, jo i simuluar. Konkretisht, u vunë kamera dhe instrumente që punonin non-stop në automjete reale, në vozitje reale, të cilat përshkuan gjithsej 9.7 milionë kilometra. Të dhënat e kamerave dhe instrumenteve të tjerë u analizuan vetëm në rastet kur regjistroheshin ndryshime të papritura të shpejtësisë apo drejtimit të vozitjes, që nënkuptonin një situatë aksidenti të ndodhur apo pothuaj të ndodhur.

Nga analiza rezultoi se formimi i një numri në celular apo përgjigjja e një telefonate, e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 2.8 herë. Ndërsa gjatë komunikimit me sms, vozitësit e automjeteve i mbanin sytë tek celulari mesatarisht 4.6 sekonda, kohë në të cilën automjeti mund të përshkojë një fushë futbolli, kur lëviz me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë. Për këtë arsye, komunikimi me sms e rriste rrezikun e aksidentit ose pothuaj-aksidentit me 23.2 herë. Krahasimisht, vozitja në gjendje të dehur e rrit këtë rrezik vetëm me 7 herë.

Këto rezultate të sondazhit të universitetit Virginia Tech, si dhe fushata sensibilizuese dhe shtrënguese që pasoi publikimin e tyre në SHBA, mund të shërbejnë si një model që mund të zbatohet edhe në Shqipëri, ku problemi i aksidenteve është shumë më i rëndë, – ndodhin 36 aksidente në vit, për çdo 10.000 automjete, ose 3.6 herë më shumë se në vendet ish-komuniste dhe 11.5 herë më shumë se në SHBA.

Vërtet Shqipëria mund të mos ketë kushte për të kryer sondazhe si i mësipërmi, por ministria e Brendshme mund të udhëzojë Policinë Rrugore të zbatojë me rreptësi ndalimin e përdorimit të celularit gjatë vozitjes së automjeteve. Gjithashtu, kjo ministri mund të prodhojë dhe transmetojë ndonjë spot publicitar për sensibilizimin e publikut mbi rrezikun e madh, që sjellin në trafik celularët “vrasës”.

Boll shqiptarë po vriten e vetëvriten çdo ditë nga shkaqe të tjera – mos të vriten edhe nga celularët!

Marrë nga AFP.al

Next Post
Gazi i parë nga Azerbajxhani mbërrin në 2020-n

Gazi i parë nga Azerbajxhani mbërrin në 2020-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vendimi Gjykatës së Lartë, kompania MABCO rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve mes ortakëve

Zbardhet vendimi Gjykatës së Lartë, kompania MABCO rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve mes ortakëve

June 26, 2026
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

June 26, 2026
Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

June 26, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

June 26, 2026
Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

June 26, 2026
Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Plani i masave për sezonin turistik, Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

June 26, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara në financa dhe surprizat në dashuri

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In