• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, Agron Duka thirrje për organizimin e opozitës

by Java News
04/01/2024 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Agrare Ambientaliste u ka bërë thirrje aleatëve opozitar për organizimin e opozitës dhe nxjerrjen e një alternative të besueshme përballë qeverisë.

“Përtej një dekori të bukur që përpiqet të vizatojë qeveria, situata në vend është kritike. Nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për krizë ekonomike, çmime të larta dhe varfërim edhe më tej të shtresës së varfër dhe të mesme.

Eshtë kriza e besimit tek politika. Mungesa e shpresës se gjërat këtu mund të ndryshojnë për mirë. Dhe kjo ndikon në krijimin e një pesimizmi edhe më të madh tek të rinjtë, që zgjedhin indiferencën ndaj politikës, apo zgjedhin të braktisin vendin dhe familjen e tyre.

Një paralament jo funksional, korrupsion i përhapur në çdo degë të qeverisjes, një pushtet absolut në duart e një individi, pamundësi për të bërë zgjedhje të drejta, një sistem elektoral i deformuar, një mazhorancë që fuqizohet ekonomikisht në kurriz të pasurisë publike, një opozitë që dobësohet çdo vit dhe, një ekonomi që përqëndrohet gjithnjë e më shumë në një duart e një grushti njerëzish pranë qeverisë… Kjo është fotografia reale me të cilën ne hyjmë në vitin 2024, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

E gjithë kjo nuk është rrufe në qiell të hapur. Udhëkryqi i madh politik që stimulon edhe anomalitë e tjera, u prodhua nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Nëse kërkojmë që diçka realisht të ndryshojë, që parlamenti t’i kthehet normalitetit, që politika të ketë autoritet, të frymëzojë qytetarët dhe të punojë në dobi të interesit publik, duhet që me seriozitetin më të madh, të anagazhohemi për të çuar në fund Reformën Zgjedhore. Duhet të merremi me shkaqet e krizës e jo me pasojat. Një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që të përfaqësojë zërin dhe interesat e qytetarëve, të kërkojmë dhe mirëpresim këshillimin e partnerëve ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje që prodhon mirëkuptim mes të gjitha palëve. Ky duhet të jetë angazhimi ynë parësor për vitin 2024, në mënyrë që në 2025 shqiptarët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin të më të mirën për veten dhe vendin e tyre.

Ndaj, propozimet e hershme të Partisë Agrare Ambientaliste, faktorëve të ndryshëm opozitarë, si dhe shoqërisë civile, për lista realisht të hapura, mundësimin e votës së diasporës dhe përmirësimi i menaxhimit të procesit zgjedhor, duhet të adresohen pa humbur kohë.

Partia Agrare Ambientaliste mendon se brenda opozitës duhet të kthehet dialogu. Akuzat, sulmet dhe sherret, janë të mira për të bërë lajme, por nuk e bëjnë politikën më të mirë.

Edhe pse buxheti mund të kalojë në 5 minuta, kjo nuk do të thotë se nga ky akt arrogance fitojnë qytetarët.

Edhe pse karriget mund të pamundësojnë debatin, kjo nuk do të thtoë se kemi simpatinë e shqiptarëve.

Duhet të ndryshojmë. Për të ndryshuar duhet të lëmë mënjanë interesat personale, e të kërkojmë të gjithë rrugë të reja për t’u kthyer në një normalitet të domsdoshëm.

Propozimi i disa partive për një Federatë të Opozitës, është në tryezë. Kjo është një mundësi, por jo e vetmja. Ne duhet të organizohemi për të qenë një zë i përbashkët përballë mazhorancës, e cila gjen tek mosmarrëveshjet tona forcën dhe arrogancën e saj.

Ne si PAA jemi gati të bëjmë këtë hap!

Opozita nuk janë vetëm anëtarët e PD-së, të PR-së, PAA-së apo partive të tjera opozitare. Opozita është më e madhe. Opozitë janë të gjithë ata qytetarë që ndëshkohen nga politikat fiskale të qeverisë, nga rritja brutale e taksave dhe nga korrupsioni i shfrenuar.

Por, nëse dikush mendon se ata njerëz që janë kundër qeverisë, janë automatikisht mbështetës të opozitës, gabojnë.

Ata duhet të shikojnë jo thjeshtë parti që kritikojnë, akuzojnë e shajnë, por një alternativë qeverisëse, serioze dhe të besueshme. Nje qeveri e kurruptuar nuk bie duke e sulmuar, por duke luftuar për të krijuar rregulla të drejta loje e duke krijuar besim tek qytetarët”- thuhet në deklaratën e PAA.

/f.s

Next Post
Aksioni i radhës i SPAK/ Paralajmëron eksperti: Një ish-kryebashkiak do arrestohet së shpejti

Dy plagosje me kallashnikov në Tiranë, Karamuço: Plumbat qorr, problem i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In