• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa mesazh në 9 gjuhë

by A R
05/09/2017 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbushen sot plot 1 vit nga Shënjtërimi i Nënë Terezës së Kalkutës  e 20 vjet nga vdekja e bamirësisë shqiptare.

Një vit më parë në meshën e kanonizimit mbajtur në sheshin e Shën Pietros në Vatikan me mbi 130 mijë besimtarëve nga e gjithë bota, Papa Françesku do të shpallte Shënjtërimin e Humanistes shqiptare duke u shprehur:

“Sot i dorëzoj botës këtë figurë emblematike të gruas e shënjtërimit. Le të jetë ajo modeli juaj i Shenjtërisë. Kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmon të kuptojmë gjithnjë e më shumë se kriteri i vetëm i veprimit tonë duhet të jetë dashuria e lirë nga çdo ideologji, nga cdo kufi, e ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race e feje.”

Një vit më parë Shënjtërimi i Nënë Terezës mblodhi në Vatikan autoritete të larta e Krerë Shtetesh nga e gjithë bota, besimtarë të shumtë por dhe  njerëz të varfër e të sëmurë, të cilëve ajo i dedikoj jetën e saj.

Prej një vit bota e krishterë ka një Shënjtëri shqiptare, Shën Terezën, por të gjithë vazhdojnë ta quajmë Nënë Tereza, ashtu sic kish parashikuar Ati i Shenjtë duke u shprehur “se do ta kemi të vështirë ta quajmë Shën Tereza, pasi shënjtëria e saj është kaq pranë nesh, kaq e frutshme dhe e dashur, sa spontanisht vazhdojmë ta quajmë Nënë Tereza.”

Sot një vit nga Shënjtërimi i Nënë Tereza e 20 vjet nga mungesa e saj, bota e krishterë e kujton në të gjithë botën.

Papa Françesku në këtë datë përkujtimore në profilin e tij zyrtar në Twitter në 9 gjuhë të ndryshme, Shën Terezën shqiptare do ta kujtojë me fjalët:

“Si Nënë Tereza le të hapim horizonte gëzimi e shprese për njerëzimin, që ka aq nevojë për sa më shumë mirëkuptim e dashuri.”

Në Indi, Nunci Apostolik i Indisë dhe Nepalit ka mbajtur meshën përkujtimore në shtëpinë e Misionareve të Nënë Terezës, ndërsa Kryepeshkopi i Kalkutës Thomas D’Souza, ka deklaruar se në këtë 1 vjetor të Shënjtërimit të saj, bamirësja shqiptare do të shpallet Shenjtore mbrojtëse e Kryepeshkopatës së Kalkutës.

Në këtë 20 vjetor të vdekjes së saj janë me mijëra pelegrinë që kanë vizituar e janë lutur në varrin e Shën Terezës në shtëpinë e misionareve të Urdhërit në Kalkuta.

Mesha përkujtimore janë mbajtur dhe në të gjitha shtëpitë e urdhërit të Nënë Terezës në 130 vende të botës.

Shën Tereza shqiptare e ktheu jetën e saj në një shembull të dashurisë së krishterë në shërbim të njerëzve në nevojë, të sëmurëve, të vërfërve.

Si themeluese e Urdhrit të Nënë Terezës më 1979 u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen, ndërsa më 26 tetor 1985, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Pérez de Cuéllar, duke e prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme e përkufizoi si gruan më të fuqishme të botës.

Ndërsa Nënë Tereza shqiptare preferonte ta quante veten “një laps i vogël në duart e Zotit.”

Më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën të Lumnuar.

Më 15 mars 2016, në orën 10.00 në sallën Concistoro në Pallatin Apostlik të Vatikanit, Papa Françesku dekretoi shpalljen e  Nënë Terezës Shënjtëri e data e 5 shtator u shpall dita e Shën Terezës.

Next Post
Përgjimet, bisedat që futën në kurth bandën e “Gentit”

Raporti/ Policët grekë bashkëpunuan me bandat shqiptare, paratë i investuan në biznese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas tensioneve, Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Pas tensioneve, Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

June 19, 2026
Padia ndaj Ols Dados, seanca e radhës caktohet më 3 korrik

Padia ndaj Ols Dados, seanca e radhës caktohet më 3 korrik

June 19, 2026
Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

Veliaj përplaset me avokatin e Ols Dados në seancë: Një prokuror s’mund të shkatërrojë jetën e kujtdo pa përgjegjësi

June 19, 2026
Gjyqi në Administrative/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Gjyqi në Administrative/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

June 19, 2026
Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitura (EMRAT)

Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy të mitura (EMRAT)

June 19, 2026
Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

June 19, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Nis seanca e padisë së Veliajt ndaj Ols Dados, mungon përfaqësuesi i KLP

June 19, 2026
Kina publikon masa për të rritur “konsumin AI plus”

Kina publikon masa për të rritur “konsumin AI plus”

June 19, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Gonxhja për protestuesit: Vetëm unë kam 25 mijë mbështetës, zgjidhjet duhen kërkuar me mjete demokratike

June 19, 2026
Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In