• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti/ Policët grekë bashkëpunuan me bandat shqiptare, paratë i investuan në biznese

by A R
05/09/2017 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke kanë hartuar një raport shumëfaqësh në lidhje me disa sulme e grabitje në ishullin grek Zakyntho, që janë të përfshira banda kriminale të shqiptarëve dhe grekëve.

Raporti i është dorëzuar Shërbimit Kundër Terrorizmit të Greqisë, mëson gazeta greke “To Vima”.

Sipas raportit të siguruar nga kjo gazetë, bëhet fjalë për sulme me eksplozivë ndaj bankomateve në Zakyntho, ku janë grabitur mijëra Euro. Evidentohet gjithashtu se të përfshirë në krime janë edhe disa policë grekë të korruptuar. Ata mbajnë marrëdhënie me grupet kriminale të grekëve dhe shqiptarëve, thuhet ndër të tjera në raport. Policët e korruptuar grekë ndihmojnë gjithashtu këto organizata për të pastruar paratë e grabitura.

Raporti nis me grabitjen që ndodhi në Zakyntho më 19 prill 2016, ku një biznesmeni ju morën 580 mijë Euro. Autoritetet greke identifikuan dy shqiptarë si autorë dhe dy grekë të përfshirë gjithashtu në këtë grabitje. Në raport theksohet se rasti i grabitjes së 580 mijë eurove është ndjekur nga zyrtarë të Policisë Greke. Aty thuhet se një oficer i policisë mori 250 mijë Euro, një shqiptar që u arratis në Lushnje mori 80 mijë Euro, ndërsa pjesa tjetër e parave ndodhen në Zakyntho. Zyrtari i korruptuar i policisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, investoi paratë duke ndërtuar dy qendra argëtimi dhe ka blerë 20 makina të cilat i jep me qira, evidentohet në raportin sekret.

Shqiptari tjetër që qëndron në ishullin e Zakyntho dhe një bashkëpunëtor i tij investuan gjithashtu paratë e grabitura të biznesmenit. Ata hapë dy restorante dhe hotele në. Autoritetet lokale të ishullit grek janë vënë në dijeni për transaksionet bankare, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Pavarësisht pastrimit të parave, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij vazhduan aktivitetin e tyre kriminal. Ata organizuan vjedhjen e një shtëpie, ku morën 180 mijë Euro. Emrat e shqiptarëve të përfshirë nuk janë bërë publik për shkak të sekretit hetimor.

Ndërkohë, një pjesë e policëve grekë të korruptuar janë klientë të rregullt të disa lokaleve të natës në ishull, ku kryhet trafik droge. Ata “mbyllin sytë” kundrejt përfitimeve. Janë sërish shqiptarët të përfshirë edhe në trafikun e drogës. Janë i njëjti grup kriminal shqiptar që vepron në Zakyntho, në bashkëpunim edhe me shtetas grekë dhe zyrtarë të korruptuar të policisë. Droga mbahet e magazinuar në disa banesa në Athinë, dhe më pas trafikohet drejt ishullit të Zakyntho ku dhe u shitet turistëve kundrejt çmimeve të larta.

Shitja e drogës bëhet pikërisht në lokalet dhe bizneset e anëtarëve të bandës. Raporti nxjerr në pah gjithashtu se anëtarët e bandës kriminale janë të pajisur me kallashnikovë dhe armë të tjera, kurse rreth dy muaj më parë banda kriminale bleu eksplozivë për të grabitur bankomatet. Muajin e kaluar u vodhën tre pika bankomatesh përmes shpërthimeve me eksploziv. Sulmi i më i fundit ndaj një bankomati ndodhi më 20 gusht 2017. Autoritetet kanë informacion se një bankomat tjetër që ndodhet pranë aeroportit të ishullit dhe që përmban sasi të konsiderueshme parash, mund të goditet nga banda e shqiptarëve. Sipas informacioneve të hetuesve grekë, banda kriminale ka marrë informacion për bankomatin nga një zyrtar i kompanisë së sigurisë. /tvklan.al/a.m.

 

Next Post
Çokollata e zezë e parandalon realisht diabetin

Çokollata e zezë e parandalon realisht diabetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

June 19, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

June 19, 2026
“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

June 19, 2026
“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

June 19, 2026
“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

June 19, 2026
Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

June 19, 2026
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

June 19, 2026
Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

June 19, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

June 19, 2026
KAS kalon për shqyrtim ankimimin e PD, nesër seancë publike

Protestat/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In