• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një vit mister nga vrasja e bankierit Santo

by
26/06/2015 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Përballë hyrjes kryesore të Credins Bank janë vënë disa buqeta me lule. Të vetmet që kujtojnë se një vit më parë, në atë vend u ekzekutua me atentat bankieri Artan Santo. Ajo ishte vrasja e parë e një profili të tillë të lartë nga bota e financës, e cila tronditi thellë dhe shkaktoi zemëratë në  opinionin publik.

Tronditja dhe zemërimi ndodhi për disa arsye; ato kishin të bënin sa me veçantinë e viktimës që ishte mjaft i njohur në Tiranë, po aq dhe me marrëdhëniet që ai kishte me shumë personazhe të rëndësishëm të jetës publike, aktor individual i të cilës ishte dhe ai vetë;

ato kishin të bënin me marrëdhënien që Santo kishte me median, por edhe me mënyrën barbare të ekzekutimit dhe vendekzekutimit të zgjedhur.

Një vit më pas, ka shumë dyshime, por asnjë të arrestuar për këtë vrasje.

Ka shumë pista, por asnjë motiv të vërtetuar për të shpjeguar motorin e zi me dy vrasës në trotuarin e bankës.

Ka shumë dilema, por asnjë ide se pse ka ndodhur, kush ka qenë me pistoletë në dorë, kush drejtonte timonin e motorit dhe kush urdhëroi vrasjen.

Ka shumë mister në atë çfarë ndodhi dhe ka edhe më shumë mistere që vetë Santo i morri me vete në heshtje.

Një vit më pas,  me gjasë, familjarët dhe miqtë e shumtë të të ndjerit Santo do të bëjnë përshpirtje për të.

Një vit më pas, ata, por dhe gjithë opinioni publik duan të kenë së paku një ide se pse ndodhi ajo çfarë ndodhi. Sepse zbardhja e misterit të vrasjes së Artan Santos mund të jetë hallka e rëndësishme e një zinxhiri që zbardh edhe mistere të tjera, tipike për një tranzicion harbut e absurd shqiptar, një tranzicion i pafundëm, i padrejtë, i ashpër, arrogant dhe plot ankth, gjak e mërzi.

Ky është borxhi që shteti i ka shtetasit të tij Artan Santo.

Zbardhja e motiveve se pse ndodhi vrasja e tmerrshme është njëkohësisht edhe pagesa e fundit që Santo mund të bëjë nga përtej ku e nisën padrejtësisht e pabesisht. Një pagesë dhe një kredi e pakthyeshme nga bankieri i vrarë dhe që vlen dhe shërben për të gjithë që janë gjallë! Një kredi që shërben edhe për të shpjeguar ndoshta dhe me një detaj më shumë egërsinë e tranzicionit shqiptar që nuk e meriton askush. Dhe natyrisht që Santo nuk e meritonte. Sepse meriton shumë më shumë sesa ato buqeta lulesh përballë hyrjes kryesore të bankës që krijoi vetë vite më parë. Meriton ta dijë se kush i dërgoi motorin në udhëtimin e tij të fundit.

Next Post

Fleta e gabuar votimit, PD ankimon Tepelenën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In