• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një vështrim i shpejtë gjeopolitik dhe Kosova

by
30/04/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Qazim Tepshi

Qeveria e Serbisë, me ndihmën e disa qarqeve pro serbe e pro ruse në BE, ka arritur të pranohet që të drejtojë ajo ecurine e institucioneve lokale në veri të Mitrovicës dhe prezenca e institucioneve të Kosovës ështe formale ose iu shërben qytetarëve shqiptarë. Duket që kjo presencë e padëshiruar, që shkakton gjithnjë tensione e situata të pakontrolluara, do të vazhdojë gjate, ndoshta edhe kur Kosova edhe Serbia do të mund të jene në prag të anetarësimit në BE, (nese deri atehere nuk do të rrezikohet vete BE-ja, që nuk po gjen kohezion akoma dhe nese Serbia nuk ka shkuar të bashkohet me Rusine për hir të kishës politike ortodokse e sllavizmit). Bile qeveria e Serbisë ka drejtuar hapur edhe zgjedhjet që jane zhvilluar në Veri të Mitrovicës, duke e kamufluar me prezencën e OSBE-së. Ende dhe sot qeveria e Serbisë emëron krerët e partive të minorancës disa mijëra serbëve në komunat, që sipas planit të Ahtisarit edhe pse me shumicë shqiptare u konsideruan serbe dhe kryetarët e tyre i emëron dhe i heq Beogradi. Gjate vitit 2014 nuk u arrit thuajse asgjë mes Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e marrëveshjes se Prillit 2013 të Brukselit. në Serbi u zhvilluan zgjedhjet e pergjithshme dhe kryesimin e qeverisë e mori partia radikale e Nikolicc, që një vit më parë u zgjodh President. Dhe kur ështe fjala për zgjedhje në Serbi, BE mban frymën, nuk ndihet, nuk komenton radikalizimin e saj. BE detyroi dhe Kosovën të bëjë zgjedhje të parakoheshme, për hire të Serbisë, por u deshen gjashte muaj për të formuar qeveria e re, pasi forca që mori 10 % të votave kërkonte postin e kryeministrit, gje që nuk para ndodh e nuk mund të ndodhe askund. Parlamenti u mblodh vetem pas marrëveshjes se një koalicioni midis LDK dhe PDK dhe pse kishte një vendim të Gjykates Kushtetuese, që nuk ia mohoi të drejten partisë fituese, PDK të Hashim Thaçit, dhe vendi rrezikonte të shkonte në zgjedhje të tjera në fund të vitit 2014, pasi kater partite që bëne koalicion pas zgjedhjeve nuk donin të bashkëpunonin me partine e Thaçit. Perfaqesuesi i BE deklaronte se nuk ndërhyn (se kështu i pelqen Serbisë), por si gjithënjë bënte thirrje për të gjitha palët që të merren vesh (formulë e njohur dhe e pa vlerë, por që perdoret rëndom nga politikane të BE-së, kur kërkojne gjoja të thone diccka). U desh që perfaqesuesja e SHBA të shperthente duke u thene politikaneve kosovarë në shqip: “Mjaft, mos e dhj. .” si dhe u desh ndërhyrja direkte e Gjermanisë, që të detyronte politikanet e dy partive të mëdha të lëshonin e të kujtoheshin se kishin ende detyrime ndaj vendit dhe se nuk kishte kohë më të mbanin mëri me njëri-tjetrin, sicc ndodh në mënyrë të sajuar edhe në Shqiperi, e kudo ku ka shqiptarë në rajon.

Politikanet e Kosovës u detyruan të riformatojne koalicionin, të respektojne jo plotesisht vendimin e Gjykates Kushtetuese, të bashkëveprojne e të flasin me njëri tjetrin e jo të mbajne mëri. Ata kuptuan sicc duket se, nese ështe ccështja të mbajne meri, duhet të mbajne me Serbine dhe me politikanet e saj, që jetojne me ëndrrat e një kishe politike të së kaluarës në shumë kohë dhe askush në Europë nuk mund t’i mësojë drejtuesit e partive politike se perse duhet të vazhdojne ta mbajne mërine, me këte shtet, që ka ushtruar genocid mbi ata e që i ka placckitur, i ka djegur, i ka zhvendosur, i ka konsideruar turq dhe i ka dërguar me forcë në Turqi gjate shekullit 20-te, herë me pëlqimin, herë me heshtjen, herë me mbylljen e njërit sy të Europës, por dhe të vendeve, që mund të ndikonin për të ndihmuar shqiptarët, sicc bëne për të ndihmuar Izraelin. Por, duket’ishte sjellje e qellimshme, jo se aq ishte dijenia e asaj.

Kohë (nuk po numurojme aresye të tjera, pasi në ate shekull rane shumë mite dhe shumë historiane, arkeologe gjermane, austriake, etj), filluan të nxjerrin në drite laashtezine e shqiptarëve dhe Laibnic theksonte se në se duhet të dihet dijenia e shkenca e para lindjes se Krishtit ajo mund të arrihet nepermjet gjuhës shqipe); nuk njihejmire se dhe shqiptarët ishin të lashte si izraelitet, por që nuk dijten të grumbullojne para, pasuri, diamante, si izraelitet, sepse territori i tyre në shekuj u be terren luftrash, pushtimesh plackitjesh dhe e bëne rezistencen të detyruar për të jetuar e ruajtur gjuhën neper male;ndersa izraelitet, qe, u ruajten edhe nen bizantin e nen perandorine Osmane, ( pasi në mesjeten e hereshme e të mesme ndiqeshin nga kisha katolike që ruante me fort se çdo shkence dogmen ) u shperndane në vende që bëne ekonomi duke plackitur të tjeret, u bëne të afte të grumbullojne pasuri të mëdha gje që i ndihmoi jo vetem të blejne politikane të Europës se plakur por dhe t’i detyrojne me forcen e parase të ndjekin politiken e iedeatoreve të shtetit izraelit. Shqiptarët nuk munden të grumbullonin pasuri që të diktonin politikanet e uritur për para të Europës q, e të mos e coptonin territorin e shqiptarëve të lashte. Kane një shekull që territoret e shqiptarëve jane të ndara, dhene dhurate nga politikanet europiane vendeve fqinjë me shqiptarët;ata nuk rrembyen vetem territorin, por dhe popullsi me shumë se ajo që iu la Shqiperise se vogel. Me kete barrë të rende në krahë politiklanet shqiptarë duhet të bejne Shqiperine, të bejne Kosovën, të jene në marrëdhenie të mira me politikanet e Europës, të kujdesen për etnine shqiptarë të shperndare neper vendet fqinjë( ajo që ka mbetur pa u asimiluar deri me sot. Shqiptarët nuk asimiluan kurre disa qindra persona të etnive të vendeve fqinjë, nuk bëne sic bëne vendet fqinjë që i asimiluan me force, duke i detyruar, në Greqi u detyruan arvanitet të beheshin greke, u deturuan shqiptarët që mbeten nen Greqine para 100 vitesh të nderronin fene dhe emrin, duki i shtuar një “os” pas emrit e mbiemrit. në Serbi emrave e mbiemrave iu shtua një “-viç”, cudia ështe aq e madhe sa dhe sot, disa që jane plakur kthehen tek rrenjët e kërkojne të flasin shqip a të kujtojne se nenen e babane e kane patur shqiptar; ndersa në Turqi mbi 5 milione shqiptarë të shekullit të fundit jane bere turq. Pra kjo dhimbje e krijuar nga Europa para e pas Luftes se Parë Boterore ndaj shqiptarëve mbetet sot mbipeshe e madhe mbi supet e politikane shqiptarë kudo që jane, në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Serbi a Greqi dhe mbete e lidhurme të aerdhmen gjeostrategjike në Ballkan dhe në Europë. Sfida e madhe mbetet për t’u perballuar në të ardhmen dhe SHBA e BE nuk mund të mbajne qendrim asnjanes, sic po mbajne deri tani për bisedimet Kosovë-Serbi.

Pra politikanët e Kosovës kanë për të përballuar sfidën ndaj vetes, kombit, ( të mos ndjekin shembullin e urryer të disa politikaneve në Shqiperi)por dhe të tregojne se asnjë interes ekonomik personal nuk vlen se sa të behet e paafte Serbia që të mbaje të pushtuar Veriun e Kosovës, të nderhyje hapur në punet e, brendeshme të Kosovës, me ndihmën e një politike dyzuese të Europës, por dhe me mbështetjen e hapur luftenxitese të Rusise. Kërkohet një bashkepunim i forte në kete drejtim me Shqiperine, por dhe me SHBA dhe BE-ne. Pra ështe një problematike e madhe që kërkon zgjidhje në gjeopolitiken e kontinenit Europë; Serbia duhet të shkoje në territoret që kishte para 1848’ashtu si Greqia e Mali i Zi. A do të zgjidhet kjo çështje e madhe në Europën e integruar dhe a do të ndodhe mrekullia e kundershtuar për afrine SHBA-BE për një gjeostrategji të re në kontinen e me gjere, pas ngjarjeve të krijuara nga Rusia në Krime, duke e aneksuar pa perfillur BE-ne dhe SHBA si dhe perpjekjet e saj për tan dare në dy pjese Ukrahinen. Shembull ky që i thote shteteve tjera se mund të pushtojne apo aneksojne territore pa u shqetesuar nga askush, nese e kane fuqine ushtarake. Këto ngjarje jane shumë afer dhe shumë të lidhura dhe me ngjarjet e rezikeshme që po ndodhin në Lindjen e Mesme. ? Këto ngjarje të rrezikeshme jane pasoje e ndjekjes se pavemendeshme të politikes se Rusise nga ana e BE-se, ku shumë nga shtetet anetare e mbajne një kembe tek Rusia dhe një kembe tek BE dhe pak vemendje tek SHBA, që e konsiderojne shumë të larget e pa vemendje të qarte për Europën. Ështe një çështje kjo që ka ndodhur në BE e cila nuk mund të zgjidhet lehte, vetem sepse Rusia tani po kercenon me hapur, edhe pse nuk e ka perfullur shumë BE-ne, por vetem e ka konsideruar si oborr ekonomik . BE nuk ka arritur kohezion të forte midis anetareve, ka punuar vetem në aspektin ekonomik, duket se e ka lene me një ane aspektin e sigurise dhe ate strategjik e gjeopolitik. Edhe NATO-n e konsiderojne në shumë raste si barrë. Kushdo mund të ferkoje duart në Rusi dhe aleatet e saj në perpjekjet e fundit të disa liderve të BE për të bere të pranueshme idene e krijimit të një ushtrie vetem për vendet anetare të BE . Luksemburgu mund të kete economist e financier të mire, por jo strateg ushtarak dhe strategjist të afte e parashikues, pasi nuk mund të kalohet në dobesimin e NATO-s perseri e në zbehjen e lidhjeve BE-SHBA, duke lene jashte dhe Kanadane e Turqine, në një kohe kur Rusia anekson pa u shqetesuar Krimene, dergon hapur trupa për ten dare në dy pjese Ukrahinen dhe planifikon riperteritje të forces ushtarake goditese e berthamore. Franca ka mbi njëzet vite që hedh idene e ushtrise europiane veç NATO-s dhe ajo u shkeput nga NATO në ate kohe. në BE duket se mendojne të zbehin aspektin strategji, kur Putini tallet hapur me ata kur u kujton se ishte në prag të marrjes se vendimit të perdorimit të armeve berthamore, në se do pengohej në Krime dhe Ukrahine. Perballja me Rusine kërkon zgjidhje nga BE në bashkepunim të forte me SHBA, Kanadane, etj, pra me NATO-n e riperterire ushtarakisht e të paisur me arme me të sofistikuara. Forca e deterrences po kthehen perseri në veprim dhe ajo kërkon rrol me të madh të diplomacies imponuese si brenda radheve të vendeve anetare ashtu dhe në marrëdhënie me Rusine dhe aleatet e saj. Kjo kërkon me shumë perpjekje për forcimin e kohezionit midis shteteve anetare, me shumë vemendje për aspektet strategjike e të sigurise dhe perpjekje serioze me ecurine e integrimit europian me vendet e Ballkanit e jo shtyrje të ketij integrimi edhe pese vjete të tjera, për të kenaqur Rusine e për t’i lëne hapsire që të jete me ndikuese strategjikisht dhe në Ballkan.

 Viti 2014 u mbyll me qeveri të detyruar e të dobët të Kosovës, pasi koalicioni i dy partive të mëdha do kete problem midis Kryeministrit Isa Mustafa dhe Zevendes Kryeministrit Hashim Thaçi, për shkak se Mustafa ka qene shumë i perfolur si ish funksionar i ish-Federates Jugosllave, por edhe sepse koalicioni paszgjedhor i kërkuar nga ai, ku Hajredinaj u thirr të behet kryeminister me 10 % të votave, do veprojë ne kundërshtim me çdo norme që të minoje rezultatet e kesaj qeverie të dobet. Mund të priten probleme të mëdha financiare edhe për qytetaret e vendit, por dhe drejtuesit serbe në Veri të Mitrovicës, të emeruar nga qeveria serbe, në kundërshtim me çdo norme që pranon BE dhe OKB, do krijojne në vijimesi problem të renda. . . E gjithe kjo situate shkon në favor të Serbisë që vijon nderhyrjet e hapura e të planifikuara në Veri të Mitrovicës, mban në kembe pushtetin paralel me nenpunes e police të ardhur nga Beogradi, duke u justifikuar se qeveria e Kosovës nuk ështe në gjendje të mbaje rend . Kete e beson BE sa, dhe kur shqiptarët në veri të Mitrovicës kërkojne të ndertojne shtepi dhe serbet e Beogradit nuk i lejojne, ajo hesht e nuk nderhyn. KJo ështe anomaly e madhe dhe rrezikon të krijoje problematika të mëdha, që mund të shkaktojne kriza të renda. BE po qendron e pavendosur, shpesh miope, pa aftesi interpretimi e imponimi të diplomacies se saj ndaj Beogradit dhe akoma nuk po angazhohet ta beje sfide të saj largimin e pushtetit paralel serb nga Veriu i Kosovës, pasi nuk ështe orientuar akoma se cili do jete fokusi kryesor i saj politik, ekonomik, strategjik i sigurise, pas zgjedhjeve parlamentare të pergjitheshme për parlamentin europian e rinovimin e drejtuesve të BE-se. BE ështe nen peshen e politikes dyzuese ndaj Serbisë, nen presionin e Rusise dhe të disa vendeve të ish Lindjes sovjetike bashke me Greqine dhe Spanjën dhe ka të ngjare që politika e Ashton të vijoje edhe disa kohe me Mogherinin e ardhur nga Italia, që hapur ka shprehur simpatine për Serbine dhe Rusine. Jane këto vende që i dhane kryesimin e OSBE për vitin 2015 Serbisë, në kundërshtim me parimet e vete BE-se dhe OSBE-se, pasi Serbia akoma mban në Kushtetuten e saj nenin që konsideron Kosovën pjese të Shtetit serb, pavaresisht se asnjë organizem i OKB-s nuk ia mundeson një gje të tille Serbisë. Serbia nderhyn hapur në Bosnjë –Hercegovine, i imponohet Shkupit dhe Podgorices dhe mban qendrim armiqesor ndaj Shqiperisë dhe Kroacisë. OSBE gjate presidences se Serbisë do prodhoje një stanjacion me të madh për Kosovën, shqiptarët e Maqedonise( FYROM) të Serbisë, Malit të Zi e gjetke. BE i ka shtuar një “pengese” vetes gjate 2015 duke stimuluar Serbine, mike e madhe e Rusise. Kjo do mund të krijoje të problematika dhe të peshoje në planet gjeostrategjike të BE, që duken akoma të pa kristalizuara, se nuk po arrihet marrëveshja e forcimit të marrëdhenieve në ekonomi, politike dhe strategjine e sigurise me SHBA.

 BE nuk ështe orientuar akoma nese do nderhyje me force që të ndalohen luftimet në Ukrahine me ruso-folesit e Donieskut e Livanskit të mbështetur hapur nga ushtria e Rusise, ndonse ajo i mohon çdo dite dhe akuzon BE se shpif ndaj Rusise dhe se OSBE që ka mission në krahinat lindore të Ukrahines nuk ka vene re akoma tanket e makinat ushtarake ruse pa targa e me ushtare me veshje që nuk mbajne shenja të ushtrise ruse. Rusia mendon se duke mos i vendosur targa e shenja dalluese makinave e tankeve të saj, do të mund të genjëje NATO-n dhe SHBA-në. Gjatë vitit 2015, që OSBE-në do e kryesojë Serbia, do të çuditet BE se asnjë ndërhyrje e kamufluar ruse nuk do ketë në Ukrainë, por ndërhyrje të hapura dhe kërcënuese për ndarjen e plotë të saj, por dhe për sigurinë e BE-së, (që akoma shpreson në një mrekulli të vetë- përmbajtjes së Rusisë, gjoja për shkak të embargos ekonomike). Ajo që të cudit, ështe se kjo Mogherini, që ka pak eksperience diplomatike, i kërkon permbajtje të Rusise, të mbaje jashte Ballkanin nga ngjarjet që po ndodhin në Ukrahine. Duket sikur Mogherini po i lutet Rusise të mos afrohet nga Ballkani, ku ka Serbine të gateshme të krijoje vatra të reja lufte. Kjo lloj lutje nuk dëgjohet nga Rusia. Rusia nuk po dëgjon as Ameriken dhe askend tjeter e jo me Europën që nuk e ka perfillur kurre dhe nuk e perfill, pervec Gjermanise, dhe e trajton si treg ekonomik në favorin e vet e jo si force force politike e ushtarake. Rusia nuk pranon të kete presion e konsideron veten të barabarte jo vetem me SHBA, por me SHBA e gjithe BE-ne dhe vetem në paritet mund të ndihmoje për zgjidhjen e problematikes boterore. Qendrim i studiuar i Putin për të bërë leshime kur nuk i duhen me ato leshime, duke kërkuar paritet sa here takohen dy ministrant e Jashtem, Kerry e Lavrov, të bën të mendosh se Rusia ështe e sigurte që Europa nuk do t’i kundervihet politikes se deritanishme të Rusise, por ështe e detyruar ta beje kete nga presioni i SHBA.

Lavrovi e thotë shpesh këtë. Ka ardhur koha që Rusia të ndëshkohet e të ndalohet pas aneksimit të Krimese, (gjoja në përgjigje të votës së rusofolesve, kur dihet se ruso-folese ështe popullsia tartare dhe turke në Krime, që ze gati gjysmen e popullsise, por askush nuk pyeti për kete gje dhe as nuk iu pergjigj bindjes se shtire të Putinit, që njoftonte popujt e Rusise se po vepronte sipas vullnetit të shprehur të popullit ruso-foles) Tani Rusia e Putini jane ndalur tek Ukrahina Lindore, kërkojne me çdo kusht ta bejne republike me vehte dhe, në se nuk ndahet, që ta kthejne në pjese të Rusise, se paku ta kthejne Ukrahinen në Federate me dy republika, ku njëra të mbaje anen e Rusise, e të beje politiken ushtarake dhe ekonomike të Rusise. . Pra as BE dhe as SHBA nuk e kane luksin të bejne leshime ndaj Rusise. Sidomos BE duhet të veje gishtin tek disa anetare të saj që njëren kembe e mbajne tek Rusia dhe presin çfarë levizje ben Rusia që ata ta reflektojne në BE. Kjo duhet të marrë fund, nese jo, BE rrezikon ekzistencën e saj dhe Rusia do rrezikoje seriozisht në Moldavi, në Republikat e Balltikut, në Ballkan, ku nuk do mund të shmanget perplasja me NATO-n, që aktualisht ështe me kompakte se BE, për aresye të SHBA si drejtuese e saj. Vendet e ish Lindjes komuniste, që jane anetare të BE dhe Greqia, duhet të heqin dore nga politika dyzuese dhe me Rusine dhe me Perendimin.

 

Next Post

Cila është procedura e kërkesës për azil në Gjermani?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com