• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një verë shumë më e ndritshme”, Biden: Janë bërë 300 milionë doza vaksine për COVID nga SHBA

by
19/06/2021 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Joe Biden njoftoi të premten se në SHBA janë bërë 300 milionë doza vaksine kundër koronavirusit që kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Në komente në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se “ky është me të vërtetë një sukses amerikan” dhe se “nuk u realizua rastësisht”.

Ai e cilësoi fushatën e imunizimit si “sfidën më të madhe, më të komplikuar logjistike në historinë e Amerikës”.

Por administrata amerikane ka të ngjarë të mos realizojë objektivin e shprehur nga presidenti për të vaksinuar, të paktën pjesërisht 70% të amerikanëve të rritur brenda Festës së Pavarësisë më 4 Korrik. Gjatë javëve të fundit është vërejtur një rënie e interesimit për vaksinim, gjë që vë në rrezik synimin e Presidentit Biden.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi të premten se afro 172.4 milionë vetë, ose 52% e popullatës në SHBA kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës dhe 42.6% janë të vaksinuar plotësisht.

Presidenti tha se në popullatën në moshë të rritur, 65% e tyre kanë bërë të paktën një dozë, duke shtuar se 15 shtete amerikane e kanë arritur objektivin për vaksinimin e 70% të të rriturve, të paktën me një dozë.

Presidenti theksoi se duhet bërë më shumë, duke vënë në dukje se ritmet e vaksinimit janë më të ulëta ndër personat me ngjyrë.

Zoti Biden u bëri thirrje amerikanëve që nuk janë vaksinuar, të mos ngurojnë, duke paralajmëruar se varianti Delta, i shfaqur fillimisht në Indi, është më ngjitës dhe përbën rrezik më të madh për personat e pavaksinuar.

“Një verë shumë e ndryshme nga vjet, shumë më e ndritshme, një verë plot gëzim” i pret amerikanët falë imunizimeve, tha Presidenti Biden.

Në një përpjekje paralele për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen, Nënpresidentja Kamala Harris vizitoi një qendër provizore imunizimesh në kishën baptiste Ebenezer në Atlanta, ku dikur ishte pastor ikona e të drejtave civile Martin Luther King Jr./ VOA

/b.h

Next Post
Ç’do të thotë të jesh gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë? Ja si përgjigjet Linda Rama

Linda Rama: Koha për një Kryeministre apo Presidente grua ka qenë që në fillim të tranzicionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In