• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vajzë që bezdiset nga të vrarët e babait të saj

by Mero Baze
07/06/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vajza e Sali Berishës është pyetur për vdekjen e Remzi Hoxhës, një i zhdukur me urdhër të babait të saj, dhe ka guxuar të japë dhe ajo mendimin e saj për këtë çështje. Nuk mjafton krimi i babit dhe dhjetëra gënjeshtra të tij, njëra më banale se tjetra, për të shmangur përgjegjësinë, por tani shfaqet dhe vajza e tij, jep dhe ajo një version si e bezdisur nga kjo vrasje.

Tek version i saj, ajo që të bën më shumë përshtypje është lehtësia me të cilën flet për dikë që e ka vrarë babai i saj, si për dikë që e ka shtypur makina dhe njerëzit lodhen kot ta gjejnë si u shtyp.

Gjëja më irrituese është që vajza e babait kryeministër i jep të drejtë vetes të flasë dhe për krimet e tij dhe t’i justifikojë ato. Sali Berisha e ka kryer atë krim shtetëror duke qenë në cilësinë e presidentit të Republikës. Ai ka dhënë deri më sot rreth 7 versione si e ka marr vesh e se çfarë ka ndodhur. Asnjë nuk ngjan me njëra- tjetrën dhe asnjë me këto që thotë Argita.

E gjithë kjo tregon sa pak përshtypje i ka bërë asaj familje zhdukja e një veprimtari politik të Kosovës, me urdhër personal të Berishës. Thjesht një ikur që “nuk ngjallet më”, siç thotë Argita me gjysmë qesëndi, pse ja përmendin.

Është e rëndë që vajza e një ish- presidenti të flasë për përgjegjësitë juridike dhe politike që lidhen me një krim në emër të babait, pasi propozohet se krimi ka një pjesë diskrete në historinë e tij. Argita Berisha flet sikur për vrasjet diskutohej çdo natë në shtëpi, si për emisionin e Çim Pekës, dhe kjo e di mirë që se ka vrarë ai, se nuk ja ka përmend atë natë.

Detaji më irritues është kur me indiferencë thotë se babai i saj nuk pati kohë të mjaftueshme, se ndenji pak në pushtet pas zhdukjes së tij. Kjo tregon që as ka vrarë ndonjëherë mendjen të kujtohet kur e ka vrarë Remzi Hoxhën dhe sa kohë ka ndenjur në pushtet pas vrasjes së tij. Me siguri e ngatërron me varsjen e Ali Ukajt, që u vra ditët e fundit të pushtetit të tij.

Remzi Hoxha u vra në tetor të vitit 1995, u rrëmbye nga SHIK dhe dy personat e informuar për të ishin Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede. Unë kam folur tre ditët e para të rrëmbimit me të dy, në përpjekje për t’i dhënë një përgjigje familjes, dhe të dy kanë pasur sjellje të njëjtë ndaj kërkesës sime, që mos të përzihesha më tej.

Në gjithë historitë që tregojnë më vonë, Berisha, por dhe Gazidede, bëjnë sikur se kanë marr vesh në atë kohë, sikur e kanë mësuar më vonë, sikur e kanë rrëmbyer shërbimet e huaja etj. Ne fakt gjyqi provoi që e ka rrëmbyer SHIK, i ka mbetur në dorë Arben Sefgjenit, Bution Meçes dhe Ilir Kumbaros, që është në arrati, dhe se eshtrat i janë zhdukur.

Ligësia, lehtësia dhe mbi të gjitha cinizmi me të cilin një vajzë flet në emër të babait vrasës për krimin e tij, sikur është duke folur për ndonjë tender që e firmoste babi, tregon shumë më tepër për atë familje. Tregon se për ata, vrasjet dhe zhdukjet e personave që i binin ndesh interesit politik të tyre, janë një gjë rutinë, për të cilat nuk duhet as t’i shqetësosh.

E vetmja bezdi që ka Argita tani nga kjo vrasje, është se emri i Remzi Hoxhës i është vendosur një rruge mes për mes kompleksit “Kontakt”, ortakut të burrit të saj, ndërtuar në rrugën “Siri Kodra”, aty ku e kanë rrëmbyer Remziun.

Bezdia që do ta kenë në adresën e dhjetëra shtëpive të tyre, ku do t’i vijnë letrat, taksat, ndoshta ndonjë ditë dhe fletëthirrja për gjyqe, është e vetmja bezdi për të. Dhe këtë e quajnë hakmarrje politike, pasi sipas Argitës, ua kanë bërë me qëllim për nevoja elektorale.

Në fakt është hakmarrje e Zotit, që i ka çuar ata të ndërtojnë për të bërë para aty ku kanë zhdukur një njeri. Çka tregon përse u duhet pushteti i asaj familje. Për të bërë para dhe duke vrarë.

Next Post
Pas vrasjes në Dhërmi, u kap në Greqi! Zbardhet urdhër-arresti i Policisë së Korfuzit për Gerald Shehun, në gjykatë…

Pas vrasjes në Dhërmi, u kap në Greqi! Zbardhet urdhër-arresti i Policisë së Korfuzit për Gerald Shehun, në gjykatë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim -

Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim –

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com