• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tragjedi e paralajmëruar për Durrësin

by Artur Ajazi
27/11/2019 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Shqipëria po përjeton, një prej tragjedive më të dhimbshme njerëzore dhe materiale të paktën në 3 dekadat e fundit. Një tërmet i fuqishëm goditi një zonë të madhe, kryesisht të Shqipërisë Mesme, duke shkaktuar viktima dhe dëme të pallogaritshme material. Askush nuk do ta kishte besuar se kjo forcë madhore, do të ishte kaq fatale për qytetet tona, fshatrat dhe veçanarisht zonën bregdetare të Durrësit. Askush nuk do ta kishte menduar se Durrësi, do të shpërfytyrohej pas një goditje të tillë. Por perimetri i dhimbjes ishtë më i madh, pasi u shembën pallate në Thumanë dhe Durrës, banesa në Shijak dhe fshatra, u fundosën si me magji hotele luksi në plazh, dhjetra pallateve u është vënë shiriti “objekt i pabanueshëm” dhe u regjistruan deri dje 29 të vrarë. Një bilanc tragjik, por dhe një tragjedi, që duket si e paralajmëruar.

Dihet historikisht se Durrësi, është fundosur 3 herë në gjithë ekzistencën e vet. Dihet se ky qytet është ngritur mbi kënetën e dikurshme, mbi ujë, dhe noton mbi ujin e detit. Mjafton të shposh me sondë 2.5 metra thellë, dhe do të përballesh me ujin e detit. Ky ka qenë dhe është realiteti në Durrës, në qytetin e shpërfytyruar sot nga forca madhore e natyrës. Zot mbaj dorën. Por specialistët kanë vite që japin alarmin, urbanistët dhe arkitektët kanë 25 vite që japin leksione dhe lëshojnë ulurimat e tyre ndaj asaj që po ndodhte, kanë ngritur zërin në KRRTRSH, në KRRT bashkie dhe takime konsultative, me ndërtuesit dhe “mjeshtrat” e ndërtimeve në Durrës. Ka mbi 25 vjet që nuk po kursehet asgjë, as zonat historike, as zonat e mbrojtura, nuk po kursehen as zonat me rrezikshmëri të lartë, nuk zbatohen kushtet teknike dhe arkitektonike, nuk po kursehen as jetët e njerëzve. Një lubi e madhe, një mani e ngritjes së pallateve 12, 15 dhe 24 kate në bregdet, zonat historike dhe mbi të gjitha, në zona ku toka është veçse…det. Një çmënduri kolektive, e cila e ka zanafilën qysh 25 vjet më parë, kur fadromat nuk kursenin as banesat 350 vjeçare (madje me mbishkrimin “Monument Kulture” si ajo ku ka jetuar Princ Vidi dhe Fan Noli) duke i rrafshuar për të ngritur pallate 14 dhe 16 katëshe që sot gjenden të bllokuara me shiritin “objekt i pabanueshëm”.

Një turrje drejt fitimit të milionave, të atyre që vinin nga zero, dhe u bënë “pronarë” firmash ndërtimi, duke marrë pa hesap leje nga ish-KRRT e bashkisë dhe ish-KRRTRSH e Shqipërisë për gradaçela dhe fituar miliona. Ja përfundimi. Situata sot në Durrës është, një pamje lufte, një tragjedi e paralajmëruar, e cila kërkon shpagim, kërkon përgjegjësit e vërtetë të saj, ndaj dhe një prej detyrave të qeverisë Rama, mbetet nxjerrja e përgjegjësive. Kush ka dhënë lejet e ndërtimit, (dhe kjo fare e lehtë e verifikushme në Urbanistikën e bashkisë) kush ka drejtuar dhe mbikqyrur ndërtimin e objektit, kush ka hartuar dhe kryer zbatimin e projektit, kush e ka miratuar, kush ka devijuar nga projekti, kush ka qenë supervizori që i ka dhënë “OK” firmave ndërtuese, dhe plot e plot pyetje të tjera, që sot duan përgjigje.

Situata emergjente, kërkon masa emergjente. Nuk duhet lënë asgjë “pas pilafit” por shkaktarët duhen gjetur këtë ditë nga organet kompetente, dhe ata janë edhe sot e kësaj dite në Durrës. Nuk mund tja hedhë asnjë pa dhënë shpjegime dhe pa dhënë llogari, si dhe pse ka ndodhur tragjedia në pallatet e reja, asnjë nuk mund të dalë “pa lagur” nga kjo kataklizmo, e cila ka shokuar të madh dhe të vogël në Durrës, Thumanë, Shijak e gjithë Shqipërinë . Askush nuk duhet të gëzojë milionat e fituara nga djersa dhe gjaku qytetarëve, pa dhënë deri në qindarkën e fundit shpagimin nga kjo tragjedi e paralajmëruar. Shteti ligjor, duhet të ndezë “motorrët” dhe të nisë pa asnjë minutë vonesë, bllokimin fizik dhe monetar të atyre që janë përgjegjësit kryesorë të kësaj situate dramatike.

Next Post
Mesazhi / Capital T dhe familja Vula hapin dyert për të prekurit e tërmetit

Mesazhi / Capital T dhe familja Vula hapin dyert për të prekurit e tërmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In