• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një tjetër ‘skandal’ për kryeministren e Finlandës, del fotoja e dy shoqeve të saj duke u puthur në rezidencën zyrtare të Kryeministres

by
25/08/2022 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër foto që lidhet drejtpërdrejt me kryeministren e Finlandës Sanna Marin u bë virale në rrjetet sociale duke marrë mori kritika e sulme të shumta.

Dy gra, shoqe të Sanna Marin, shfaqen gjysmë të zhveshura në brez e sipër, duke u puthur. Por ajo çfarë e bën këtë akt problematik është fakti se videoja o regjistrua në rezidencën zyrtare të kryeministres në Helsinki. Kryeministrja u vu nën presion për këtë foto dhe kërkoi falje publike.

“Fotografia është e papërshtatshme, kërkoj falje për këtë”, tha Marin para gazetarëve.

Fotoja, e publikuar fillimisht në Tiktok dhe më vonë e shpërndarë nga mediat finlandeze, tregon influenceren finlandeze Sabina Särkkä, e cila shfaqet gjithashtu në videon e mëparshme të kërcimit, dhe një grua tjetër duke u puthur dhe duke eskpozuar gjoksin mbi të cilin para se të postohej fotoja ishte vendosur një etiketë me mbishkrimin në anglisht “Finlandë”.

Marin konfirmoi të martën se fotografia është bërë në zyrën e saj në Kesäranta në Helsinki, në korrik. Koha përkon me Festivalin ku morën pjesë Sanna Marin dhe shoqëria e saj. Kreu i qeverisë tha se në atë kohë kishte ftuar “miq” në zyrën e saj, të cilët “kaluan mbrëmjen” atje dhe “shkuan në sauna”.

Kjo foto vjen pa tre videove të etiketuara nga shumë persona si të papërshtatshme për një drejtuese shteti. Në njërën, Sanna Marin shfaqet duke kërcyer e duke pirë në një festë private me miqtë, ndërsa ua dyshua se kishin konsumuar kokainë. Në tjetrën, Sanna Main po kërcente në club me një shok të saj, ndërsa në videon e tretë po kërcente me një shoqe. Mënyra se si Sanna Marin kërcente me miqtë në këto video u quajt “provokuese” dhe e “shthurur”.

Pasi videoja e parë që qarkulloi në rrjet mori kritika të shumta, Sanna Marin doli në një konferencë për mediat ku tha se ka bërë tetsin e  drogës e se nuk ka konsumuar lëndë narkotike të paligjshme. Por, të shumtë janë edhe ata që e mbështesin kryeministren për mënyrën e saj të të festuarit. Madje, në shenjë solidariteti shumë finlandezë kanë postuar video të tyre duke kërcyer e festuar.

Eksperti i sigurisë kibernetike Petteri Järvinen sugjeron se hakerët rusë mund të fshihen pas shpërndarjes së këtyre videove, pasi mund të kenë hakuar telefonin ose llogaritë sociale të ndonjë personi që ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Marin, sipas gazetës Iltalehti.

Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Para pak kohësh, Marin u quajt “kryeministrja më e cool në botë” nga gazeta gjermane Bild.

Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.

/e.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat

November 25, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të sjellë vendet kandidate në tryezë! Jemi në rrugën e duhur

November 25, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

November 25, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria në rrugën e duhur, sistemi lufton korrupsionin

November 25, 2026
Ish presidenti i “Partizanit”: Sali Berisha ka dashur të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin

“Kam frikë nga Berisha”, Paro Laçi kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur, GJKKO pranon marrjen e dëshmisë në Zvicër

November 25, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Vendosni minimumin jetik”, demokratët depozitojnë 28 amendamente për Buxhetin

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In