Pas Bashkimit Evropian, janë një sërë shtetesh që i kanë hequr vizat me Shqipërinë. Këtë radhë, qeveria e Armenisë pritet të miratojë heqjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë, Turkmenistanit, Libanit dhe Kanadasë nga 10 korriku 2018.
Vendimi është përfshirë në rendin e ditës dhe do të miratohet në mbledhjen e qeverisë më 28 qershor.
Heqja e vizave do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve të lartpërmendura të hyjnë në Armeni pa vizë për një maksimum prej 180 ditësh brenda një viti.
Qeveria thotë se programi do të kontribuojë në rritjen e turizmit, të nxisë njohjen e ndërsjellë të vlerave historiko-kulturore të popujve dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha të ndryshme. /b.d