Të pranishmit janë shtetas nga disa vende të ndryshme, ndërkohë që kjo është dërgesa e katërt e tillë nga Italia që prej fillimit të zbatimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, me mbërritjen e këtij grupi, numri i të pranishmëve në strukturën shqiptare shkon në rreth 50, ndërsa 30 persona tashmë janë deportuar nga kjo qendër.
Ndërkohë, pritet në ditët në vijim vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi vlefshmërinë ligjore të ndalimeve të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të dërguar në Shqipëri, pas dërgimit të disa kërkesave paraprake nga Gjykata e Romës, që deri më tani nuk ka njohur legjitimitetin e ndalimeve për shtetas nga vende të konsideruara “të sigurta” nga Italia, si Egjipti dhe Bangladeshi.











