• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tjetër grua jep alarmin për ish-bashkëshortin: Do më vrasë si Fildesin!

by S M
02/09/2017 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish-bashkeshorti i saj ne mes te Tiranes te enjten, ka ngjallur ndjenjen e frikes per jeten edhe per shume gra te tjera te cilat ne heshtje vuajne dhunen ne familje, kercenimet nga bashkeshortet apo ish-et.

Njera prej tyre, e quajtur Merita Brama, i ka shkruar Nismes Thurje, e cila ne faqen e saj te Facebook, ka publikuar mesazhin trondites te gruas e cila ka frike per jeten, se mund ta pesoje njesoj si gjyqtarja Fildezi. Ajo ka publikuar
edhe foton e ish-bashkeshortit, i cili e kercenon se do ta vrase.

Por nuk mbaron me kaq. Gruaja tregon se si disa kohe me pare eshte dhunuar barbarisht me leve ne rruge nga ish-burri dhe Prokuroria e Policia nuk levizin gishtin per t’i dhene urdher mbrojtje.

Nga Merita Brama

Nisma përshëndetje. Quhem Merita Brama dhe dua t’i bëj nëpërmjet jush një apel gjithë strukturave të shtetit dhe shoqërise sepse jam e rrezikuar për jetën, unë dhe fëmijët e mi.

Unë jam ndarë nga im shoq në maj sepse ai ishte i dhunshëm. Nuk mund ta duroja më. Mbas vitesh dhune e vendosa dhe u largova me fëmijët. Pasi u ndamë, në mëngjesin e 15 korrikut, në orën 6, burri më ka zënë pritë teksa shkoja në punë dhe tentoi të më vriste me levë.

Kam ngrënë mbi 40 goditje levash në kokë dhe gjithë trupin dhe një Zot e di si munda ti shpëtoj e të largohem prej tij. E larë në gjak kam shkuar në komisariat ku më ka rënë të fikët dhe jam zgjuar në spitalin e traumës. Aty ka ardhur prokuroria dhe më ka marrë kallzimin por ju desh 1 muaj e gjysëm që ta shpallnin personin në kërkim.

Ndërkohë ai fshihet te të afërmit e tij dhe me con kërcënime nëpërmjet vëllezërve të tij se do më vrasë edhe mua dhe fëmijët. Fëmijët janë me mua, njëri rri gjithë ditën e më ruan teksa tjetri punon. Jam shumë e frikësuar. Nuk dua ta pësoj si Fildesi që iku nga kjo jetë.

E dua jetën dhe nuk kam bërë asnjë faj që të ma marrë dikush. I dua fëmijët dhe duam të jetojmë të qetë. Policia, prokuroria as që na dëgjojnë. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje, asgje. Askush nuk na i vë veshin dhe ndaj ju drejtuam ju që ndoshta duke e bërë publike, shumë njerëz solidarizohen dhe shteti reagon e na mbron.

Ky në foto është ish burri im, Agim Isuf Doçi, njeriu që do të na vrasë. I cili eshtë betuar se nëse nuk na vret, nuk gjen paqe. Ju lutem na ndihmoni!

Gruaja nga Fushë-Kruja denoncoi burrin, policia: Kush e sheh, të na njoftojë!

Next Post
Tenistja Serena Williams bëhet nënë

Tenistja Serena Williams bëhet nënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

August 14, 2026
Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

August 14, 2026
Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

August 14, 2026
Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

August 14, 2026
“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

August 14, 2026
Zjarri shkrumbon kodrat me ullinj në Peqin, digjen 2 hektarë, dyshohet se u vu qëllimisht!

Zjarri shkrumbon kodrat me ullinj në Peqin, digjen 2 hektarë, dyshohet se u vu qëllimisht!

August 14, 2026
Aksion antidrogë në Tiranë, arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

Aksion antidrogë në Tiranë, arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com