• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një thirrje për ta pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

by Mero Baze
12/05/2024 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndërkohë që fjalimi I Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë, një qytetar grek po ngrinte flamurin grek.
Zakonisht flamurin e ngrenë për festa kombëtare ose kur duan të shprehin solidaritet me atdheun e tyre. Në këtë rast shpjegimi I tij ishte pazakontë.
-Na ka sulmuar Edi Rama,- tha . Duhet ta dij mirë se këtu është Greqi.
Ishte I xhindosur.

Ka shumë pikëpyetje se si Greqia në tërësi dhe politika greke në veçanti do ta përjetojë fjalimin e Edi Ramës. Natyrisht ishte I pazakonte, I pamëshirshëm, dhe mbi të gjitha I paqortueshëm për problemet që ngriti. Duke ju drejtuar diasporës më të madhe shqiptare në një vend të Perëndimit, dhe më e lidhur me Shqipërinë, Edi Rama I preku me radhë të gjitha plagët e tyre, që nga udhëtimi I tyre maleve për një jetë më të mirë, përballja me racizmin , dhunën ndryshimin e emrave, mos lejimi I ngritjes së flamurit nga nxënës të shkëlqyer shqiptar në Greqi etj, dhe deri tek problemet tona historike me Greqinë si atavizma e ligjit të luftës mungesa e njëjësimit të pensioneve dhe deri tek tensionet e fundit.

Por e gjithë gjuha që përshkruante fjalimin ishte vetëm një lutje rreth të cilës shpaloseshin njëra pas tjetrës gjithë problemet. Lutja e tij ishte që Greqia të pranojë Shqipërinë.
Pranimi I Shqipërisë si një fqinj pa probleme dhe me përkushtimin për të qenë një fqinjë I mirë është një sfidë që për politikën greke në raport me Shqipërinë është e re, por për Shqipërinë është vonë.

Greqia është vend mik me Shqipërinë, por me Shqipërinë si vend I dëgjueshëm. Greqia duhet të vendos ta pranojë Shqipërinë e sotme, një vend që ka më shumë nevojë të importoj fuqi punëtore se sa të nxjerrë, një vend që është në kulmin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit dhe që është në rrugën drejt anëtarësimit në Evropë.

Beteja e Greqisë zyrtare dhe gjithë politikës greke për çështjen Beleri ishte jopropocionale, e ekzagjeruar dhe mbi të gjitha zbulonte faktin se Greqia ende nuk e pranon Shqipërinë as kur sillet si shtet evropian, as kur operon me drejtësi të re të krijuar si mekanizëm nga Perëndimi dhe as kur nuk I bindet dëshirave të politikës greke për çështje të veçanta.

E gjitha çfarë ndodhi tregon se Greqia e pranon Shqipërinë si një vend fqinjë të dëgjueshëm ndaj saj. Çdo gjë tjetër është e papranueshme.
Dhe thelbi I fjalimit të Edi Ramës është që ata duhet ta pranojnë që Shqipëria është jo vetëm një vend fqinjë mik me ta, por dhe një vend që po zhvillohet dhe ka një agjendë evropiane.

Nga ana tjetër, pakica greke në Shqipëri, e cila mund të kthehej në një mollë sherri mes dy vendeve, është në harmoni të plotë me shoqërinë shqiptare. Ata vuajnë dhe gëzojnë ato probleme që ka dhe çdo shqiptar tjetër. Përveç diskriminimit pozitiv në ngritjen e dy bashkive të pakicës greke, Shqipëria nuk ka asnjë ligj special që persekuton pakicat, përkundrazi është nga vendet më liberale në Evropë sa i përket të drejtës së pakicave, në kontrast të thellë në këtë pikë me Greqinë.

Po ashtu dhe biznesi I madh grek në Shqipëri u favorizua politikisht në vitet 2000 dhe ishte prezent në banka, kompani celulare, kompani të mëdha ndërtimi etj., dhe ato pozita nuk I ka humbur nga ndonjë politikë speciale e Shqipërisë kundër tyre por nga ligjet e tregut dhe pse jo probleme që vinin nga kriza greke dhe korrupsioni.

I vetmi problem që ka pakica greke në Shqipëri është defaktorizimimi politik I tyre, që ka ardhur kryesisht prej politikave të Athinës. Përpjekja e Athinës për ta mbështetur përfaqësimin politik në Shqipëri tek dy tre persona të emëruar nga Athina ka bërë që pakica greke të mos nxjerr dot më deputet të saj në Shqipëri por ata ti delegoj në listat e veta PS apo PD. Dhe kjo është pasojë e politikës klienteliste të Athinës me emra të veçantë në Shqipëri, duke shkatërruar garën brenda pakicës greke, ose duke imponuar emra të Agimit të Art siç është rasti I Belerit.

Kjo ka bërë që dhe dy bashkitë e pakicës greke në Shqipëri të fitohen nga Partia Socialiste dhe jo nga PBDNJ, sic do të ishte normale.

Fjalimi I Edi Ramës nuk është I gëlltitshim menjëherë. Disave natyrisht u ka rënë rënd në stomak. Të tjerë po e gëlltisin me mundim.

Natyrisht ai nuk ishte fjalimi i Reganit në portën e Murit të Berlinit, para se të shembej, por ishte një klithmë paqësore për të shembur çḑo mur mes shqiptarëve dhe grekëve dhe pranimin e njëri tjetrit ashtu siç jemi.

Por nëse e marrin me qetësi dhe kthejnë kokën pas se çfarë ka ndodhur duhet të kuptojnë se ai fjalim I mbajtur sot nuk është I motivuar nga e kaluara, por nga stadi ku është sot Shqipëria. Është një fjalim peshën e të cilit Shqipëria është gati ta mbaj në shpinë, me po atë stoicizëm që shqiptarët kanë mbajtur në shpinë gjithë kalvarin e tyre 30 vjeçar në emigracion.

Ai fjalim është një thirrje për Greqinë të pranojë Shqipërinë e vitit 2024, si një Shqipëri që i duhet Greqia si vend mik, partner në biznes dhe politikë dhe një aleat I madh në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Dhe tek pranimi I një realiteti të ri, me realizëm, nis zgjidhja e çdo problem. Në fillim duhet ta pranojmë njëri tjetrin me gjithë problemet që kemi.

Nëse nuk jemi gati për këtë, nuk jemi gati për asgjë.

Next Post
Meta, flet për median amerikane! Asnjë fjalë për non-gratan e Berishës: Mos harroni sa e duam ne SHBA

Meta, flet për median amerikane! Asnjë fjalë për non-gratan e Berishës: Mos harroni sa e duam ne SHBA

Comments 1

  1. Evangjelos Janullatios Fredis Beleris Kakas Mutis says:
    2 years ago

    Sa ngjit macja në xham, sa ka kalë jeshil, sa ka arab të pa bërë synet, sa ka mut pa shurrë, aq ka edhe GREK TË MIRË.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

September 18, 2026
Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

September 18, 2026
Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com