• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tetraplegjik në Panairin e Punës, historia e juristit që aksidenti i ndryshoi jetën

by Java News
30/03/2017 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Të punësohesh në vendin tonë, edhe pse ke një diplomë në dorë si edhe eksperiencë, nuk është e lehtë, sidomos ku punëkërkuesi është tetraplegjik.

Në panairin e punës ishte edhe Sokol Murataj, më shumë se një dekadë që është në karrocë. Për shkak të aksidentit, u detyrua ta rindërtonte jetën e tij, po kështu të ëndërronte edhe profesion. Edhe pse ka studiuar juridik, ka përfunduar edhe masterin profesional, ai sërish endet për të gjetur një punë.

“Në rradhë të parë është mirë që bëhen panaire, sepse vjen shikon oferta, po kam disa muaj që jam diplomuar në fakultetin juridik, dega e të drejtës civile master profesional, dhe po shikoj për ndonjë punë në profilin tim. Është shumë e vështirë. Unë kam punuar një vit si jurist por është shumë e vështirë të gjej punë në privat”, shprehet Murataj për Report Tv.

Në ligjin shqiptar është e sanksionuar që 1/25 të punësuar, duhet të jetë me aftësi të kufizuara fizike. Por kjo sigurisht që është vetëm në letër.

“Jetojmë në një shtet i cili nuk ofron as rehabilitim, as mjete, as karrocë, aq pajisje higjenike, që na jep sot një 15 mijë lekë shteti, asgjë. Ti nuk ofron dot asnjë shërbim. Pra këto para që ne mundohemi t’i fitojmë me punë, të na i heq prap, dhe na thonë pa punë. E kupton çfarë paradoksi?”, tha Sokol Murataj.

Realiteti i punësimit në vend na ofron tablo nga më të ndryshmet, por në rastin e Sokolit, ngjyrat e tablosë janë të vakëta.

“Që invalidët të punësohen në shtet prap është e vështirë, sepse aty punësohen militantët”, tregon Murataj.

Në vendin tonë janë 1600 persona me aftësi të kufizuara fizike. Punësimi i tyre është shumë i vështirë, në një kohë që me punëismin e tyre lindin edhe problemet e tjera të mbështetjes ekonomike që këta persona marrin.

“Jam i punësuar diku part time dhe marrë 20 mijë lekë rrogë dhe paguaj dhe sigurime shoqërore. Tani na kanë hequr pensionin e punës 25 mijë lekë disa paraplegjikëve dhe na thonë mbaj punën. Tani kjo është part time, ndihmon pensionin. Kanë hequr dhe karburantin që ne lëvizim me maikna. Tani unë detyrohem të gjej një punë tjetër që të mbaj familjen dhe fëmijët”, shprehet Murataj. /ReportTV

Next Post
Këto janë tri kërkesat e Listës Srpska për ta votuar demarkacionin

Votohet deklarata, ku Kuvendi kosovar e njeh Kosovën thjesht Republikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In