• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një teatër pa godinë

by Mero Baze
25/05/2020 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Aleanca për Teatrin, i ka kërkuar sot Lulzim Bashës, të mbajë premtimin për lista të hapura dhe një sistem propocional kombëtar. Kërkesa e pazakontë vjen nga një grup aktivistësh të PD pranë Teatrit tashmë të prishur, të cilët po projektojnë veten e tyre në listat e PD, ose në një listë më vete. Për këtë u duhet një sistem zgjedhor, ose propocional kombëtar, me shpresë se ashtu përfaqësohen në Parlament, ose lista të hapura nëse hyjnë në listat e PD, që Lulzim Basha mos t’i gënjejë dhe t’i vendosë nga fundi i listës.

Kërkesa tejkalon dhe guximin e partive të vogla aleate me PD, të cilat nuk janë kaq të qarta në kërkesat e tyre politike për ndryshim sistemi ndaj Lulzim Bashës. Ato shkojnë deri tek presioni, ose na fut në listat e PD, ose ndrysho sistemin.

Aleanca për Teatrin, duket se deri më sot është partia aleate më e guximshme në kërkesa ndaj PD. Kjo vjen nga fakti se ata ndjehen që kanë shërbyer politikisht dhe tani duan shpërblimin.

Ky është një zhvillim pozitiv sa i përket spektrit opozitar.

Së pari, presioni mbi Bashën për ndryshim sistemi e komplekson Bashën dhe mund ta bëjë atë të ndjehet si njeri që tashmë duhet të ruhet nga Aleanca për Teatrin, pasi mund t’i marrë lidershipin brenda PD-së.

Ndryshe nga kundërshtarët e tjerë të Bashës, të cilët ai i përjashton duke i etiketuar si “vegla të Edi Ramës”, me këta e ka më të vështirë këtë piruetë dhe do të vuajë gënjeshtrat që u ka thënë, kur i motivonte të protestonin për një kauzë që në fakt nuk e besonte as Basha.

Së dyti, aspiratat e Aleancës për Teatrin për të hyrë në politikë, mund të shërbejnë për të mobilizuar energji të reja opozitare të dëshpëruara prej Bashës dhe PD. Nuk ka rëndësi se kush mund të fitojë brenda opozitës nga kjo skemë, Meta apo Berisha, por e rëndësishme është që ata mund të nxjerrin nga shtëpia njerëz që kanë ndenjur në shtëpi, për të mos votuar për Bashën.

Së treti, kërkesa e Aleancës për Teatrin për ndryshim të sistemit politik, është një shenjë që brenda opozitës kërkojnë rrugë të reja për t’i shpëtuar klanit të Bashës, të diktojë për fatin e tyre politik.

Natyrisht që ka mijëra qyetarë që duan Teatrin, por nuk e duan Aleancën për Teatrin në listat e PD, apo parti aleate me PD, por ky është problem i tyre. Aleanca për Teatrin synon të jetë në Parlament pikërishtë për shkak të mosbesimit që kanë për Bashën rreth Teatrit.

Fakti që ata tani po shqyrtojnë rrugët që i bëjnë më të pavarur nga Basha për të qenë në Parlament, tregon se ata janë mobesues ndaj tij, edhe në premtimin për t’i bërë deputetë. Dhe kanë vendosur të nisen më këmbë kësaj rruge.

Është vazhdim llogjik i politikës që i futi në këtë histori. Deri më dje në kishim një godinë pa Teatër, kurse sot e tutje do të kemi një teatër pa godinë.

Next Post
Rudina Hajdari distancohet nga e ëma gjyqtare: Të vendosë Vettingu për ato që ka bërë!

Rudina Hajdari vendos kushte: Kthehem në PD, nëse Basha do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In