• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një sqarim publik për zëvendësimin tim si kryeredaktor në Top Channel

by Mentor Kikia
21/09/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Nga sot, dt 21 Shtator, unë nuk jam në drejtimin e edicionit të lajmeve të orës 15.00, në Top Channel. Me pak fjalë, nuk jam më kryeredaktor, detyrë të cilën e mbaj që prej hapjes së këtij televizioni, Maj 2001. Në respekt të audiencës së Top Channel, në respekt të lexuesve të mi në median e shkruar dhe atë sociale, por edhe për të sqaruar njoftimet e publikuara sot në mediat online, dua të qartësoj atë çka ka ndodhur. Duke i lënë komentet dhe përfundimet për herë tjetër. Jo për Mentor Kikinë, por për kryeredaktorin e lajmeve të televizionit më të madh në vend dhe institucionit më të rëndësishëm të informimit.

E vërteta është se unë nuk kam asnjë vendim të drejtuesve të kompanisë, apo administratorit të përgjithshëm, për shkarkim nga detyra, apo propozim për lëvizjen në ndonjë detyrë tjerë. Ka vetëm një komunikim verbal të drejtorit të informacionit Sokol Balla, në mbledhjen e redaksisë, i cili njoftoi se nga sot drejtimi i këtij edicioni, që nënkupton punën që nga mbledhja e mëgjesit e redaksisë, i kalon një redaktori tjetër. Ndërkohë që një ditë më parë, në një bisedë informale, Balla më komunikoi se mua më ishte hequr e drejta e “editimit politik”, pra linja editoriale e edicionit, (të cilën nuk është se e kam patur ndonjëherë ekskluzive) sepse me qëndrimet e mia si brenda, e veçanërisht jashtë redaksisë, me komentet dhe shkrimet në median e shkruar e atë sociale, apo qëndrimet në studio të ndryshe debatesh, kisha dalë shpesh jashtë linjës editoriale të televizionit. Dhe se ky ishte edhe mendimi dhe vendimi i administratorit të përgjithshëm. Duke më përmendur si aktin e fundit, edhe debatin publik me një mjeke. Ndërsa si akt të parafundit, më përmendi një artikull mbi rrezikun e kanabizimit të vendit. (Unë nuk di që televizioni të ketë ndonjë linjë editoriale për të mbrojtur mjekët që marrin para apo ata që mbjellin hashash).

Edhe pse nuk ka një linjë editoriale të komunikuar, unë e kuptoj dhe repektoj atë, brenda dhe jashtë redaksisë, e njoh parimin e moscenimit të interesave të kompanisë ku punoj, dhe ky është parim universial që funksionon nga këtu deri në Uashington. Në ato çfarë unë kam shkruar, kam qenë kritik shpesh, por jo ndaj kompanisë, interesave të saj dhe partnerëve të saj, por ndaj klasës politike në tërësi, fenomeneve negative sociale e shoqërore, ku sundon denoncimi i ndotjes së mjedisit. Kjo nuk është dëshmi e cënimit të linjës editoriale, por tregues i pavarësisë time si gazetar. Por, edhe nëse diku, brenda apo jashtë redaksië, mund të kem prekur diçka, më shumë mendoj se kam prekur ndonjë axhendë private, politike e financiare, dhe jo linjën editoriale të televizionit.

Unë mund të kem bërë shumë gjëra gabim në jetën time, madje edhe me pasoja dramatike. Por një gjë e kam bërë mirë në çdo orë, çdo ditë, çdo muaj e çdo vit: Profesionin e gazetarit, që nga vitit 1993 kur e nisa, shumicën e të cilit e kam bërë në Top Media.
Ndaj mënjanimi im nga detyra e kryeredaktorit, nuk duhet parë si shkarkimi rëndom i një gazetari nga puna. Pasi në Shqipëri media është tregu më kaotik dhe të paktë janë ata që nuk kanë ndërruar nga 3-4 redaksi. Por kjo ka të bëjë me parimet e pavarësisë së gazetarisë.

E vërteta është se unë nuk jam larguar nga Top Media, me të cilën kam në fuqi një kontratë si kryeredaktor prej 16 vjetësh. Dhe, nëse do më duhet ta bëj, nuk do të iki kokëulur, e aq më pak fshehurazi, si një hajdut që e kanë kapur duke vjedhur dhe lutet të mos i nxjerrin fytyrën në lajmet e kronikës së zezë. Kam punuar këtu me më shumë përkushtim e ndershmëri sesa ndaj familjes time, sepse e adhuroj ende këtë profesion dhe fjalën e lire dhe e çmoj shumë këtë media. Mbi të gjitha Top Media nuk është pronë e asnjë drejtori, e madje as edhe e vetë pronarit. Ajo është një aset i madh publik, një vlerë e madhe e shoqërisë dhe demokracisë sonë.
Unë pres të sqaroj më tej pozicionin në raport me kompaninë, për të mbajtur qëndrimet e mia të mëtejshme.

Next Post
Një pako e dyshimtë alarmoi “Time Square”, njoftimi për bombë rezulton fals

Një pako e dyshimtë alarmoi "Time Square", njoftimi për bombë rezulton fals

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së, 10 persona të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve!

Tensione në protestën te Kuvendi, përplasje me policinë afër selisë së PD-së, 10 persona të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve!

September 24, 2026
Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

Protesta para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat, thirret ambulanca!

September 24, 2026
UEFA Nation League, caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, drejtësinë do e vendosë një…

UEFA Nation League, caktohen gjyqtarët e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, drejtësinë do e vendosë një…

September 24, 2026
Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

Debatet në Kuvend, Ismaili i kthehet opozitës: Ne luftojmë për pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë!

September 24, 2026
LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

LIVE/ Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin, Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

September 24, 2026
“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

September 24, 2026
“Dyshime se zyrtarët bashkëpunuan me krimin e organizuar”, Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet të rëndësishëm

A duhej kursyer për hir të SHISH ‘spektakli’ me Vlora Hysenin?!

September 24, 2026
Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

Zhvendoset protesta, një pjesë e tubuesve stacionohen te Ministria e Brendshme

September 24, 2026
VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit “Rogner”

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi/ Tensionet në seancë, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com