• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një sqarim për meraklinjtë e unitetit fetar të shqiptarëve

by Dritan Hila
26/09/2024 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Le të vëmë pikën mbi i që në fillim: Shqiptarët nuk bashkëjetojnë me fetë se janë tolerantë, por thjesht se janë jobesimtarë. Ndërrimi i feve në shumicën e popullsisë, më shumë sesa vegime hyjnore ka lidhje me leverditë ekonomike. Kjo e shpjegon kthimin në myslimanë në kohën e otomanëve e tani vonë në ortodoksë kur shkuan në Greqi.

Përjashto katolikët që kishin një kler më të rafinuar e shkolluar e që përpiqej t’i përshtatej e mbante grigjën e tyre në vathë, të tjerët e kapërcenin gardhin sa herë u vinte për mbarë. Kaq mjafton që meraklinjve se mos ky komb do përçahet, të qetësohen.

Ka një shqetësim se mos pas bektashinjve, e kërkojnë shtetin e tyre edhe katolikët dhe ortodoksët.

Le të sjellim pak histori.

Të parët, katolikët, njohin vetëm Vatikanin dhe Papën si qendër të tyre dhe këtë e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë edhe me jetën e tyre. Mjaftojnë dy shembuj: Me ardhjen e komunistëve në fuqi, Enver Hoxha u përpoq të krijonte një kishë katolike shqiptare, jashtë ndikimit të Vatikanit. Asnjë prelat i saj nuk pranoi dhe disa prej tyre zgjodhën vdekjen para tradhtisë që duhej t’i bënin kishës së Shën Pjetrit. Ky është edhe një ndër shkaqet e tërbimit të mëvonshëm komunist mbi disa prelatë.

Kina komuniste ka tentuar të krijojë kishën patriotike. Disa priftërinj për të shmangur persekutimin dhe kampet e punës kanë pranuar, por kjo kishë mund të jetë çfarëdo, por jo katolike e njohur nga Vatikani.

Vijmë tek ortodoksët. Ata e kanë kishën e tyre kombëtare. Është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë me udhëheqës fortlumturimë e tij Janullatos, të bërë së fundmi shqiptar me pasaportë të dhënë nga fortshkelqësia e tij Ilir Meta. As ka kërkuar kjo kishë të bashkohet me Greqinë pavarësisht se fortlumturia e tij Anastas më shumë ka hallin e vorio-epirotëve sesa të grigjës së tij.

Kisha ortodokse ka një histori të saj me një patriarkanë të vendosur në Stamboll dhe kisha bijë autoqefale. Në të vërtetë kjo patriarkanë është pak si shumë greke për shijet e të tjerëve. E megjithatë shqiptarët nuk u përçanë kur kisha jonë mori autoqefalinë në kohën e mbretit Zog, e as e shet dot sot, megjithëse cave aty ua do shpirti.

Sa u takon sunitëve, këta kanë problem pse dikush u shkëputet pasi e konsiderojnë veten fe universale, por në fakt janë një mjet në duart e Erdoganit dhe sauditëve për të zotëruar vendet ku popullsia beson në islam dhe janë në konkurrencë me Iranin shiit që pretendon edhe ai zotërimin.

Protestantët vështirë se kërkojnë një qendër apo komandë pasi janë shumë pak, nuk kanë traditë në territorin shqiptar dhe mbi të gjitha kanë lindur si një protestë ndaj luksit të Kishës Katolike, përqendrimit të saj në duart e Papës dhe nuk kanë një qendër askund (përveç vendeve si Anglia ku kisha quhet pikërisht anglikane dhe shefi suprem është mbreti) që protestantët ta kërkojnë qendrën në Shqipëri.

Sa i takon bektashizmit, ky është një degë e shiias. Ka një traditë shumëshekullore dhe fakti i ardhjes në Shqipëri ka një kronologji me ikjen nga Turqia dhe ardhjen ne Shqipëri që i jep legjitimitet.

Kështu që le të qetësohen shqiptarët që nuk dinë një falje të plotë në gjuhën e fesë që mendojnë se i përkasin, por kanë frikë se mos ky vend përçahet apo një fe merr revansh kundër tjetrës vetëm pse statusi ligjor i Kryegjyshatës ndryshon. Kryegjyshata e meriton një ekstraterritorialitet si çdo ambasadë e çdo shteti në Tiranë dhe një status, meqë për fat ka edhe qendrën e një sekti që tashmë është brand shqiptar. Lëreni Iranin, Turqinë dhe Arabinë Saudite t’i hajë meraku. Atyre po, që u ikën nga duart një mjet përçarjeje dhe influence mbi shqiptarët.

Next Post
Turistët ukrainas zgjedhin Vlorën: Vijmë këtu sepse nuk ka vizitorë rusë

Vlorë - Aeroporti “ngre” në qiell çmimet, rritje e ndjeshme e kërkesës në tregun imobiliar

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Dakort për sa thua i nderuar Fritan.
    Bektashinjtë, janë bio Shqiptarë, dhe kerkojnë ekstrateritorialitetin e tyre. Fakort.
    Por mos u bënë si shumë ?
    Mbasi “MIKU”, ka spostuar të zotin e shtëpisë ?
    Kemi :
    Teritori MUXHAHEDIN.
    Teritori AFGAN.
    Teritori ITALIAN.
    Të premte pasdite, të shtunë e të diel, për çdo javë, të mbysin KOSOVARËT, dhe fillojnë e rrahin njerëz këtu, përdhunojnë vajzat këtu, vjedhin e grabisin këtu, shajnë e ofendojnë këtu e na çajnë bythën me Albin Kurtin si stërnip real të Skënderbeut, duke u këthyer në zaptues. Kur ikin këta, të hënën Shqipëria ndihet e çliruar, dhe të nesërmen, fillojnë njerëzia e mendojnë “pushtimin e rradhës” nga kosovarët.
    Prandaj, duke qënë me shumicë këto punë, njerëzia me të drejtë, bëjnë fjalë e mgrenë hipoteza nga më të ndryshmet.
    Kaq.
    Qeveria, duhet ti shkurtojë “bamirësitë” nderkombëtarëve.
    Boll kemi koqevarët.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In