• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një sqarim për Arenën Kombëtare

by Edi Rama
30/04/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edi Rama

Në Këshillin Kombëtar te Territorit për projektin e Stadiumit te ri “Arena Kombëtare”, që transformon ngrehinën aktuale, të degraduar në gërmadhë pa asnjë funksion e jashtë çdo standardi për të zhvilluar ndeshje në një stadium të gjeneratës së re; një stadium i cili nuk është vetëm një vend për të luajtur futboll, por është një hapësirë e re publike për qytetin, që funksionon në shërbim të qytetarëve 7 ditë të javës dhe mundësisht 7 netë të javës.

Si në çdo vend të Europës edhe ky stadium do të ndërtohet përmes një partneriteti Publik-Privat;

Nuk ka një projekt arkitektonik të mundshëm që të krijojë konsensus. Konsensus mund të krijojë vetëm stadiumi “Qemal Stafa” siç është sot, që falë konsensusit 25 vjet është rrëgjuar në sytë tanë, është bërë një pazar ordiner oriental, një pisllëk i pashoq, një turp i paparë, dhe askush nuk ka dalë të marrë një herë fjalën dhe të marrë një herë penën dhe të thotë “ si ka mundësi që ky stadium është lënë në këtë derexhe”. Askush nuk është kujtuar as për Armando Brasinin, as për Gherardo Bosion kur ngrehina u deformua. Nuk është deformuar vetëm në këto 25 vjet. Ndërhyrjet në këtë stadium kanë qenë të vazhdueshme që pas luftës e deri para pak kohe. S’u çua njeri të thotë “si ka mundësi”.

Stadiumi i ri ruan fasadën, ruan trashëgiminë kulturore dhe kthen sheshin e Brasinit dhe të Bosios. Projekti krijon dy hapësira të reja publike që nuk ekzistojnë sot, ashtu sikundër hap rrugën për ta çliruar sheshin edhe nga ndërtimi midis stadiumit dhe Sheratonit.

Ndërsa për sa i përket stadiumeve me kullë, për fat të keq ky nuk është i pari në historinë e stadiumeve. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në fillimvitet e shekullit të kaluar, dhe mjafton të shikosh “Olympiastadion” në Berlin, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar nga Pier Luigi Nervi, por edhe plot e plot stadiume të gjeneratës së fundit që kanë edhe kullën si element, ndër më të rinjtë stadiumi i Bazelit, vepër e Herzog&de Meuron.

Shteti shqiptar, qeveria shqiptare, buxheti i shtetit nuk paguan asnjë lek për këtë stadium. Merr mbrapsht një pasuri të madhe, stadiumin për skuadrën kombëtare, dhe për gjithë dashamiriësit e skuadrës kombëtare. Bashkia e Tiranës nuk paguan asnjë lek dhe merr mbrapsht, përveç taksave, edhe një hapësirë publike cilësore që i shtohet jetës urbane dhe sociale. Federata nuk paguan asnjë lek, por siguron mbështetjen e UEFA-s me 10 milion Euro pikërisht, sepse paraqiti këtë projekt ambicioz.

(Marrë nga Facebook, titulli JavaNews)

Next Post

Gjendet një fole e bufit veshgjatë në Lagunën e Patokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

August 23, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Nuk është thjesht çështje protokolli

August 23, 2026
Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

August 23, 2026
5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

August 23, 2026
15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

August 23, 2026
Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com