• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një sqarim i detyruar

by Mimoza Hafizi
16/06/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mimoza Hafizi

Lidhur me një informacion të gjymtuar qëllimshëm, i cili ka qarkulluar sot në media, për detyrimet që Partia Libra ka në pagesën e qirasë se selisë së saj nga periudha 1 Nëntor 2016 deri më 1 Nëntor 2017, sqaroj se :

·     Partia Libra ka patur një kontratë të rregullt qiraje, të nënshkruar nga Administratori i Partisë dhe Qiradhënësja, për përdorimin e selisë së saj në adresën Rruga Sami Frashëri, Nr. 5 (bashkëlidhur kontrata).

·     Kontrata është pranuar të nënshkruhet nga Qiradhënësja vetëm me kushtin që një person tjetër, me mundësi financiare, të hynte garant se pagesa do të kryhej. Z. Hasan Hafizi ka pranuar të jetë garanti i kësaj kontrate (bashkëlidhur akt-marrëveshja).

·     Përgjatë disa muajve, në vitin 2017, kjo Parti ka mundur të paguajë vetëm tatimin mbi qiranë, pasi të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë nuk kanë arritur të mbulojnë pagesën e qirasë, detyrim ndaj Qiradhënësit.

·     Z. Hasan Hafizi, në cilësinë e garantit të kontratës dhe në situatën e mospagesës nga Partia Libra, ka qenë i detyruar ta realizojë vetë këtë detyrim. 

·     Kjo pagesë nuk ka qenë asnjëherë e deklaruar si kontribut vullnetar. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, neni 89.2, thotë shprehimisht se « Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milionë lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime ». Çdo pretendim ose tentativë nga kushdo për ta konsideruar pagesën e qirasë së Libra-s si kontribut vullnetar, është në shkelje të ligjit. KQZ duhet të kontrollojë deklaratat e kontributeve vullnetare të kësaj force politike.

·     Z. Hasan Hafizi ka kërkuar kthimin e këtij detyrimi atëhere kur Partia Libra e ka patur të mundur, sepse financohet nga buxheti publik me një shumë që e kalon ndjeshëm shifrën e qirasë së selisë Libra. 

Dua të informoj gjithashtu se, bashkë me një grup themeluesish dhe anëtarësh të Partisë Libra, prej disa muajsh kemi nisur një proces gjyqësor ndaj akteve të rënda antiligjore të kryera nga një grusht njerëzish që kanë uzurpuar  këtë Parti. Gjyqi është në proces.

Ju bëj me dije se ndërkohë, Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 1630 (bashkëlidhur), datë 23.02.2018, i cili ka marrë formë të prerë me datë 23.05.2018, provon ligjërisht se organi « Bërthamë », që deklarohet si udhëheqës i organizatës, i « zgjedhur » në mbledhjen e një « Forumi », është vetëm një grup njerëzish të paligjshëm, që kanë rrëmbyer vulën e organizatës. 

Për këtë arsye, i kam bërë thirrje pjesës së mbetur nga të zgjedhurit e ligjshëm në Libra që të marrin e të ushtrojnë kompetencat dhe detyrimet e tyre ligjore. Unë nuk mund t’i ushtroj përkohësisht këto kompetenca, sepse jam përjashtuar nga kjo organizatë përmes një vendimi, për të cilin po provoj paligjshmërinë në gjykatë dhe jam ende në proces.

Me respekt,

Mimoza Hafizi

Next Post
Kundër instrumentalizimit të Shqipërisë për betejat populiste austriake

Kundër instrumentalizimit të Shqipërisë për betejat populiste austriake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In