• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Një shpërthim si i Gërdecit”/ Kryefamiljarja me dëmtime në fytyrë, si plasi bombola. Shkatërrohet banesa: Kujtova se ra tërmet

by Java News
09/04/2022 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një banesë është shkatërruar plotësisht pas shpërthimit të një bombole gazi. Kryefamiljarja, Gjyste Luka, 67 vjeçe, ka mbetur e lënduar nga shpërthimi dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në pamjet e siguruar nga Gazeta Panorama, shikohen dëmet e mëdha që ka shkaktuar shpërthimi i bombolës dhe banesa është rrënuar tërësisht.

Kryefamiljari tregoi se bombolën e kishte vendosur në punë pasditen e së premtes, pas kthimit nga Amerika ku kishte qëndruar rreth një muaj.

Mark Luka tha për mediat se “bombola ishte gjysmë e konsumuar, por e kisha mbyllur në mënyrë hermetike sepse u largova një muaj në Amerikë”.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, ata kishin gatuar në sobë, ndërsa në mëngjes kur 67-vjeçarja ka shkuar ta ndezë bombola ka shpërthyer.

Luka tregoi se bashkëshortja e tij ka marrë dëmtime në fytyrë: “Dy netë më parë erdha nga Amerika, dje shkova në Lezhë të blija disa ilaçe për gruan, të paguaja taksa e drita. Në darkë vendosa bombolën, e provova me shkrepëse përjashta. Në darkë bëri një pilaf, ndërsa në mëngjes kur u zgjua ajo shkoi të ndezë gazin. Unë isha në verandë tek shtëpia tjetër, kur dëgjova një shpërthim.

Thashë se ra tërmet, e tundi. Gruaja më thirri: O Mark. Menjëherë shkova drejt saj. Çdo gjë ishte e shkatërruar. Ajo ka marrë dëmtime në fytyrë, është e zbehtë, kishte djegie. Akoma nuk e dimë si është gjendja e saj. Bombolën e vendosëm dje pasdite, funksionoi mirë.

Se provova a ka rrjedhur gjatë natës, se jashtë bombola ishte e hapur. Kur e ndezi atëherë shpërtheu. Lajmërova ambulancë, erdhi edhe policia. Bombola ishte gjysmë e konsumuar, por e kisha mbyllur në mënyrë hermetike sepse u largova një muaj në Amerikë, kur u ktheva. Banesa ishte e re, është ndërtuar në 2019-ën”.

Ndërsa një banor rrëfeu momentin, duke thënë “Shpërthimi ishte i njëjtë me atë të Gërdecit, ishte shumë i fuqishëm. E pabesueshme kjo gjë”./m.j

Next Post
“Shtëpi falas”/ Rama: Të vjen zor që të krahasohesh me një llum të paaftësh, por ne ja dolëm me të dyja sfidat me pandeminë dhe tërmetin

"Shtëpi falas"/ Rama: Të vjen zor që të krahasohesh me një llum të paaftësh, por ne ja dolëm me të dyja sfidat me pandeminë dhe tërmetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In