• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Perëndimi po tradhtohet nga Kosova?

by Mero Baze
12/08/2018 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati i nxehtë që ka hapur iniciativa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me të ashtuquajturën “korrigjim kufijsh”, ka bërë që shumë vende perëndimore që u angazhuan për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj, të ndjehen të tradhtuara. Jo vetëm debatet e Carl Bildt me Hashim Thaçin, apo zemërimi i administratës gjermane apo franceze, por dhe shumica e shtypit amerikan, ndjehen të tradhtuar jo nga përfundimi i këtij procesi, por nga nisja.

Dhe arsyeja është e qartë.

Ky është i vetmi proces që vlen për Serbinë, vetëm si nisje, dhe jo si përfundim.

Nisja e këtij procesi hedh në kosh të plehrave investimin perëndimor në Kosovë, luftën për lirinë e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Tani pas 20 vitesh, fare papritur vihen në diskutim kufijtë për të cilët ata u investuan, dhe kjo është një thyerje e marrëveshjes me Perëndimin.

Këtë traumë të Perëndimit zyrtar që e ndjejnë zakonisht diplomatët e racës, e bën dhe më të rëndë fakti që Serbia nga ky proces e ka fitoren paradhënie. Pra, Serbia fiton në këtë proces vetëm se ai nis, dhe jo si ai mbaron.

Nisja e këtij procesi i jep të drejtë Serbisë të tregojë si të gabuar investimin e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj, dhe fut në lojë faktorët e tjerë gjeopolitikë antiperëndimorë, në atë kohë kundër Kosovës.

Pra, është një proces për të cilin nuk ka rëndësi fundi. Dhe nëse Kosova e jep Veriun, dhe nëse merr ca katunde afër Gjilanit prej Serbisë, dhe nëse nuk bën asgjë, Serbia është e fituar, pasi dokumenton se investimi i Perëndimit për Kosovën ishte i gabuar, dhe këtë e ka të konfirmuar nga pala kosovare. Është kjo arsyeja që Perëndimi ndjehet i tradhtuar nga ky proces, edhe pse ndonjë politikan i Perëndimit në Bruksel apo SHBA, që nuk e mban mend fare çfarë bëri Perëndimi për Kosovën, mund ta sodisë i pashqetësuar këtë proces.

Ky nuk është një proces që ka ndonjë rëndësi si përfundon për Serbinë, pasi Serbia nuk ka ndërmend ta përfundojë kurrë. Ajo do vetëm ta fillojë, dhe është gati afër suksesit. (Tema)

 

Next Post
Kosova parajsë fiskale për kompanitë serbe të biznesit

Paradoksi/Biznesi hapet për 24 orë, por mbyllet për 30 ditë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In