• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një samit pa dëshmitarë, nga ekipet te fotografia e fundit, si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

by B K
15/08/2025 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin në takimin për të ardhmen e Ukrainës, që zhvillohet sot në Anchorage, Alaska. Ja çfarë duhet ditur mbi samitin e 15 gushtit.

Logjistika dhe delegacionet

I organizuar me nxitim në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, disa kilometra larg Anchorage, samiti nis me takim një ballë për ballë mes dy liderëve, i caktuar për në orën 11 sipas orës lokale (21:00), sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë. Më pas do të vijojë një mëngjes pune dhe në fund bisedime që përfshijnë delegacionet në formatin me pesë persona. Delegacioni amerikan përbëhet nga Zëvendëspresidenti J.D. Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, shefi i Pentagonit Pete Hegseth, i dërguari i posaçëm për bisedimet e paqes Steve Witkoff dhe ai për Ukrainën Keith Kellogg. Në atë rus janë ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, ai i Mbrojtjes Andrei Belousov, ai i Financave Anton Siluanov, ish-ambasadori rus në SHBA dhe këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme Yuri Ushakov, së bashku me drejtuesin e Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta Kirill Dmitriev. Mungesa më e madhe është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lufta në Ukrainë

Në qendër janë termat e përgjithshëm të një armëpushimi, si parakusht e një marrëveshjeje të mundshme paqeje në Ukrainë. Trump ka siguruar aleatët evropianë se nuk do të prekë çështjen e shkëmbimit të territoreve, sepse “vetëm Rusia dhe Ukraina mund të arrijnë marrëveshjen përfundimtare”. Ai shpreson megjithatë të krijojë kushtet për një takim trepalësh sa më shpejt. Shtëpia e Bardhë po kërkon tashmë vendndodhjen e duhur, duke marrë në konsideratë edhe “të qëndrohet në Alaska: do të ishte më komode”. Putin, nga ana e tij, nuk duket se ka ndryshuar kërkesat: kërkon territore ukrainase dhe angazhimin për ta përjashtuar nga NATO. Në të kaluarën, propozime të ngjashme janë refuzuar.

Çështjet dhe zgjidhjet e mundshme

Në lojë janë 5 rajone: Krimea, e kaluar Ukrainës brenda BRSS nga Nikita Hrushovi në vitin 1954 dhe e rianneksuar nga Kremlini në vitin 2014; i gjithë territori i rajoneve rusishtfolëse të Donbass-it – Lugansk dhe Donetsk – sot të kontrolluara në pjesën më të madhe nga Moska; Kherson dhe Zaporizhzhia, të pushtuara pjesërisht. Dy modelet e referencës për të përcaktuar një vijë armëpushimi janë ai i Koresë dhe ai i Bregut Perëndimor. I pari, i mbështetur nga i dërguari amerikan Kellogg, konsiston në ngrirjen e vijës së frontit: duke vendosur një kufi si ai jozyrtar që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut, me një zonë të demilitarizuar në mes. I dyti evokon pushtimin ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor dhe do të lejonte shmangien e ndalimeve të kushtetutës ukrainase për të mos dhënë territore pa një referendum.

Frikërat

Qendra ukrainase kundër dezinformimit druhet se Putini ka përgatitur material pseudo-historik për t’ia paraqitur Trumpit: harta gjeografike për ta bindur se Ukraina është një “shtet artificial”. Ekspertët gjithashtu vënë në dukje se në delegacionin amerikan nuk ka asnjë njohës të Rusisë, pasi Trump ka preferuar të rrethohet me besnikë në vend të profesionistëve. Trump ka vënë tashmë duart përpara sa i përket rezultateve të mundshme: “Ka 25 për qind mundësi për një dështim”.

Agjenda ekonomike

Uashingtoni nuk ka komentuar mbi zërat se mund t’i ofrojë Putinit qasje në mineralet dhe tokat e rralla të Alaskës në këmbim të armëpushimit. E sigurt është se Moska synon të ringjallë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Shtetet e Bashkuara. Do të diskutohet pra edhe për lehtësimin e sanksioneve, bashkëpunimin dhe madje për hedhjen e bazave për një kontroll të ri të armëve bërthamore strategjike “për t’u diskutuar në një takim të ardhshëm”.

Rezultatet

Në fund të takimeve është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp, e cila mund të anulohet nëse gjërat shkojnë keq. Nuk është në plan hartimi i një dokumenti të përbashkët. Nëse do të jetë i kënaqur me bisedimet, Trump premton se do të telefonojë menjëherë presidentin ukrainas Zelensky dhe liderët evropianë. Përndryshe, do të mbajë një konferencë shtypi i vetëm.

Hapat e mëtejshëm

Donald Trump tashmë hedh sytë nga e ardhmja. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për një takim të mundshëm të dytë, ai siguron: “Do të jetë më i rëndësishëm se i pari”. Një trepalësh, sigurisht, por nuk e përjashton krejtësisht praninë e liderëve evropianë:

“Mund të jenë si mund të mos jenë”. Në prag të takimit ballë për ballë, Trump shprehet gjithsesi optimist: “Mendoj se presidenti Putin dëshiron të bëjë paqe. Dhe mendoj se presidenti Zelensky e dëshiron po aq. Do të shohim nëse do të arrijnë të merren vesh. Nëse do të ndodhë, do të ishte fantastike. Kam zgjidhur gjashtë luftëra në gjashtë muajt e fundit dhe jam shumë krenar për këtë”, ka theksuar ai, pa e fshehur as kësaj here dëshirën e tij për të marrë Nobel-in për Paqen.(La Repubblica –

Next Post
Foto-lajm! Trump hipën në Air Force One, përshëndet me dorë por nuk flet para mediave

Foto-lajm! Trump hipën në Air Force One, përshëndet me dorë por nuk flet para mediave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

VIDEO/ Rikthehen emigrantët për festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës

December 20, 2025
30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

30 vjet më vonë, zëri i gruas që paralajmëroi skandalin Epstein del në dritë

December 20, 2025
DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

December 20, 2025
SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

SHBA kryejnë sulme masive kundër ISIS-it në Siri: Nëse shënjestroni amerikanët, do t’ju vrasim pa mëshirë

December 20, 2025
Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

December 20, 2025
Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

December 20, 2025
“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

December 20, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

December 20, 2025
Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Habit Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In