• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një replikë me Berat Buzhalën

by A R
13/11/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ROLAND LUÇI / Ish-lojtar i kombëtares

Meqë një zotëri, që përzihet në të gjitha fushat, kishte dhënë mendime dhe sugjerime se si duhet të gëzojnë kosovarët, madje edhe se si mund ta prezantojnë ata sa më denjësisht krijesën hibride me emrin-shtet të Kosovës, po përmbledh vetëm shkurt nja dy mendime. Ore zotëri, Kosova dhe i ashtuquajturi shtet i saj, i krijuar nga ca pazarllëqe alla-Ahtisari, nuk ka nevojë të sforcohet aq shumë me lobingje, shpenzime, ngjirje zëri ndër tribuna virtuale, thirrje gjoje patriotike deri në përfaqësim autentik në sport, si shtet dhe komb i veçantë, me një flamur, të cilin e ndiejnë të vetin edhe romët, serbët e turqit, po aq sa shqiptarët (a thua ka nevoje të shpjegoj domethënien e flamurit të Republikës së protektuar të Kosovës), duke tentuar kështu, tinëzisht, në nxitjen e idesë antikombëtare të “dy kombeve” shqiptare, ku një “matosh” më i mbrapshtë se ky mban flamurin në këtë orgji antishqiptare.

Shqiptarët e kanë kombëtaren e tyre dhe, madje, si një simbol të gjallë të ekzistencës së një Kombi të vetëm e të bashkuar. Jo vetëm që nuk ka nevojë për “kombëtare” të dytë, por është, sipas meje, një hap historikisht i gabuar në rrugën e ndarjes përfundimtare edhe etnikisht të popullsisë, që jeton në Kosovë, nga trungu i shtetit amë. Nuk ka ndërkombetar e amerikan, i cili të ndalon që brenda muajit të mbahet një referendum, ku populli të shprehet pro apo kundër bashkimit me Shqipërinë, për sa kohë nuk është trullosur fare nga “matoshët e beratët”. Nëse iu duket hap i rëndë ky i referendumit, le t’ia nisni së pari nga kthimi në identitet i trojeve shqiptare, që serbët i quajnë Kosovë, por për shqiptarët etnikë quhet Dardani.

Kurse, për trashëgiminë sportive, që “shqiptarët e Kosovës” paskan pasur, ku e ku më cilësorë se “shqiptarët e Shqipërisë”, me pika kulmore disa emra, si Prekazi e Fadil Vokrri, dua t’i kujtoj Buzhalës se talente të tillë, më tepër se për vendin e vet, performancën e tyre e vunë në dispozicion të reputacionit të Serbisë dhe sportit serb, në dispozicion të argëtimit të publikut serb në Beograd, në ndryshim nga ne, “shqiptarët e Shqipërisë”, që talentin dhe angazhimin tonë, që Berati nga Kosova e quan “balet”, e kishim të pastër, shqiptar, në shërbim të Shqipërisë e të popullit shqiptar. E të mos harrojmë se këtej, ku luhej “baleti”, merreshin dhe medalje ari e argjendi, shpalleshin shqiptarët kampionë europianë e botërorë në sporte që serbët, të cilët argëtoheshin në arenat e tyre nga “shqiptarët kosovarë”, nuk lejonin as të ekzistonin si nocione.

Next Post

Skamja bëri që shumë veteranë të UÇK-së të bëjnë vetëvrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In