• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një reformë selektive është një reformë e vdekur

by
26/10/2015 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/ 

Prej disa kohësh po qarkullon një ide, sipas të cilës, starti i reformës në drejtësinë shqiptare, dita e saj e parë, duhet të nisë me një akt faljeje, e jo me një aplikim rigoroz dhe të ashpër të standartit të ri që kjo paketë synon të vendosë. E thënë me fjalë të tjera, në krye të fillimit të punëve në këtë sezon të pritshëm pastrimi, duhet të kemi një amnisti selektive, në vend që të kemi fillimin e një procesi ndëshkimor për të gjithë ata zyrtarë të të gjitha niveleve, që kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë me ligjin.

Natyrshëm që kjo amnisti selektive, nëse vërtet do të ketë një të tillë, do të duhet të bazohet mbi kriterin “sa më lart ndodhesh, aq më i garantuar je”. Pra, kësaj reforme do t’i shpëtonin të gjithë ata zyrtarë të lartë dhe shumë të lartë, për të cilët qarkullojnë prej vitesh akuza shpërdorimesh të detyrës, të abuzimeve financiare apo edhe aludime për krime.

Këto zëra për një aministi që do t’i bashkangjitet reformës në drejtësi po qarkullojnë jo vetëm në ambjentin politik e institucional shqiptar, por edhe tek të huajt, të cilët shumë herë në këto njëzet vjet, janë akomoduar me idenë se Shqipëria është një rast “sui generis”, një precedent i veçantë.

Nuk do të kishte gjë më të gabuar dhe më të shpifur, sesa të shihje sesi një reformë e cila pritet të jetë “stuhia perfekte” ndaj shkelësve të ligjit, të startojë më së pari me përpilimin e një liste të të “paprekshmëve” që marrin garanci dhe imunitet në kushtet e reja. Një reformë që nuk prek nivelet e larta institucionale dhe politike, por që merret me doganierë dhe drejtorë drejtorish, është qysh në fillim një reformë e dështuar. Të gjitha vendet pranë nesh, si Kroacia, Rumania spo Sllovenia, për të mos marrë shembuj nga Europa demokratike apo vende si SHBA, e kanë nisur epokën e prosperitetit dhe të afrimit me Bashkimin Europian, duke korrigjuar në mënyrë agresive kursin e sistemit të drejtësisë. Dhe hapi i parë fare ka qenë vënia para drejtësisë e zyrtarëve të lartë vendas. Një vërejtje që e gjejmë në mënyrë konstante në të gjitha raportet që BE dhe SHBA harton për vendin tonë prej vitesh.

Kur politika shqiptare të jetë e gatshme të fshikolljë veten, e reforma aktuale në drejtësi është (të paktën në letër) “kamzhiku” i duhur, atëhere do të mund të themi se demokracia shqiptare po piqet, se ajo ka forca dhe mundësi të vetëkorigjohet. Amnistitë selektive, përjashtimet nga rregulli dhe ligji, janë e vjetra të cilën reforma përpiqet ta hedhë poshtë.

Kryetari i komisionit të posaçëm të reformës Fatmir Xhafaj bëri shumë mirë që u tërhoq nga udhëtimi në Venecia, për të shmangur çdo aludim rreth influencimit politik mbi paketën e reformës. Ka qenë një gjest i duhur për të mos i dhënë hov edhe më shumë thashethemeve ndaj reformës, të cilat nisin tek zyra e presidentit dhe mbarojnë tek foltoret e opozitës.

Por sfida që kjo reformë do të sjellë nesër në tryezën e madhe të politikës shqiptare, do të jetë aplikimi i saj rigoroz, përballja me kriteret e ashpra që ajo vendos për kontrollin mbi politikën dhe drejtësinë shqiptare. Në të gjitha nivelet dhe pa asnjë përjashtim nominal. Pa këtë tipar, reforma shqiptare në drejtësi nuk do të jetë ai uragan që Edi Rama na ka thënë prej muajsh se po bëhet gati të godasë brigjet shqiptare, por thjesht një furtunë në gotën e ujit, si ato që kemi parë me shumicë të ndodhin këto vite shpresash dhe zhgënjimesh të njëpasnjëshme.

Next Post

Shkollat shqipe në Preshevë bojkotojnë: Duam tekstet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com