• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një protestë “për përdorim të brendshëm”

by S M
26/01/2018 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në 27 janar, rreth nëntë muaj pas mbylljes që Çadrës, populli opozitar do të zbresë sërish në sheshin para zyrës së kryeministrit Edi Rama. Përkundër imazheve të mbylljes së protestës së vitit të shkuar, kur Rama e Basha patën një flirt të papritur mes tyre, i cili lejoi mbajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, 27 janari e gjen fytyrngrysur opozitën dhe të ngulur fort në transhenë e saj politike. Partia Demokratike do të ketë në krah, për herë të parë që nga viti 2013, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Partitë e tjera më të vogla, të gjitha të defaktorizuara pas 25 qershorit, janë dekori i një podiumi prej nga pritet të hidhen mesazhe të forta kundër qeverisë.

Kryeministri nuk do të jetë nesër në zyrën e tij (burime njoftojnë se ai do të udhëtojë jashtë Tiranës, pas ardhjes nga Davosi). Megjithatë pritet që edhe një herë tjetër, ai të dërgojë një “mesazh” shtensionues për protestën, me vargun e vajzave me uniforma në trotuarin e Kryeministrisë.

Protesta e 27 janarit është njoftuar prej javësh. Përgatitjet e partive opozitare kanë nisur prej kohësh dhe vërshimi i autobusave nga të katër anët e vendit do të jetë shenja se turi i Bashës e Kryemadhit nëpër Shqipëri ka dhënë frytet e tij. Qoftë edhe për segmentin e shkurtër kohor të protestës.

Dhe këtu është interesante të kuptohen disa detaje, të cilat kanë peshë dhe rëndësi. Së pari, është pjesëmarrja e përkrahësve të opozitës. Në 18 shkurt 2017, pjesëmarrja ishte masive dhe e plotë. Ashtu siç nuk qe e tillë katër muaj më pas, në 14 maj, kur qëndrimi në Çadër rezultoi jo i frytshëm për PD, në funksion të përkrahjes popullore. Një vit më pas shumëçka ka ndryshuar. Opozita ka humbur ndjeshëm zgjedhjet, Rama ka korrur një fitore vetmitare, kurse LSI ka kaluar në opozitë pas tetë vjetësh qëndrimi në qeverisje. Si do të pasqyrohet tek pjesëmarrësit e protestës kjo panoramë e re zhvillimesh?

Së dyti, ka një kuriozitet në rritje në lidhje me ndarjen e meritës dhe të peshës, sa i përket pjesëmarrjes, mes partive të opozitës. Së pari, mes Bashës dhe Kryemadhit. Është hera e parë që dy liderët politikë dalin në një protestë masive së bashku dhe shumëkush ka nisur të ngrejë pyetjen sesa i madh do të jetë agresiviteti dhe dëshira e LSI, për t’u faktorizuar në këtë bashkim të ri forcash.

Ky detaj e sjell protestën në shtratin e saj të natyrshëm, si një ngjarje “për përdorim të brendshëm” në rradhët e opozitës aktuale. Një manifestim politik i partive të cilat kërkojnë ikjen e Ramës, por që e kanë të qartë qysh në krye të herës se kjo nuk do të ndodhë.

Opozita po kërkon të faktorizohet në rradhë të parë së brendshmi. Pra, duke u përpjekur të krijojë besimin tek ajo masë  e stërmadhe votuesish që nuk dolën për t’i dhënë votën në 25 qershor. Ndoshta ky është hapi i parë i duhur, në drejtim të ndërtimit të një axhende politike për të ardhmen, megjithëse pikëpyetje dhe dilemat e Bashës janë shumë më të mëdha sesa abstenimi që e mpaku thesin e votave të PD në verën e shkuar.

Opozita del në protestë kundër një qeverie katërmujore. Pra, pa një bilanc punësh. As për keq e as për mirë! Basha dhe  Kryemadhi dalin në bulevard me mesazhe dhe akuza, me të cilat humbën në 25 qershor. Kjo e bën edhe më të qartë se objektivi kryesor i 27 janarit ka pak të bëjë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Paradoksalisht edhe Lulzim Basha, kryetar i PD prej vitit 2013, edhe Monika Kryemadhi, kryetare e LSI prej pak muajsh, kanë para tyre sfidën e krijimit të një profili personal politik të besueshëm dhe të rëndë në sytë e shqiptarëve. Nuk është fjala vetëm tek ikja e zërit gjatë fjalimeve, siç ka ndodhur më parë. Çeshtja qëndron tek imazhi dhe konsiderata që kanë për ta sot qindra mijë njerëz që shohin çdo ditë në televizor, sesi një kryeministër me tuta dhe me me batuta, i fitoi thuajse duke u tallur zgjedhjet, përballë panelit që proteston në 27 janar.

 

Next Post
Dje akuzonte Ramën për para të padeklaruara, sot i vendosur vetë nën akuzë për 1 mln USD të fshehura KQZ-s

Emisioni "Java", gazetari Hoxha: Policia në gadishmëri të lartë, opozitës s'i intereson konflikti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In