• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një propozim konkret për të shpëtuar zgjedhjet e 25 prillit

by Astrit Patozi
16/09/2020 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi 

Mos bëni sikur po ziheni se kush e respekton më shumë OSBE/ODIHR-in, se maksimumin e dashurisë për të e keni shprehur më 5 qershor, kur i hodhët në kosh kryerekomandimin mëse 10 vjeçar për depolitizimin e administratës zgjedhore. Dhe nënshkruat atë marrëveshje të turpshme për ta lënë gjithçka siç ishte, mjafton që kryetarokracia të mos prekej. Një palë duke bërtitur fitore, se gjoja e shpëtuan Shqipërinë nga manipulimi, që i bie se e rekomandonte me forcë OSBE/ODIHR-i, kurse pala tjetër duke bërë si e mërzitur, por ndërkohë duke mbushur xhepin me gjysmën e komisionerëve dhe të numuruesve në gjithë Shqipërinë.
Nuk ua quan njeri këtë debatin e sajuar për ruajtjen e koalicioneve si më parë, ndërkohë që ka ndryshuar kushtetuta, për të cilën janë të qartë të gjithë, si ata që po e kërkojnë, ashtu edhe ata që po shtiren sikur nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe. Çdo zvarritje në këtë drejtim mund të shërbejë vetëm për të shtyrë ditët e aleatëve të Lulzim Bashës brenda koalicionit, por asgjë më shumë se sa kaq. Nuk do të jetë e largët dita që secili prej tyre apo të gjithë bashkë do të ndajnë mendjen, nëse do të garojnë në një listë të përbashkët, apo secili më vete. Ky është i vetmi vendim që duhet të marrin dhe duke e vonuar, nuk është se fitojnë ndonjë gjë. Por tek e fundit, ky është halli i tyre, të cilit duhet t’i dalin zot vetë.
Problemi i Shqipërisë është që zgjedhjet e 25 prillit të paktën të jenë normale, se të lira dhe të ndershme, mbetet ende një fjalë e madhe në këtë vend. Dhe armikun kryesor, përveç qeverisë, që është në çdo rast aty për të vjedhur dhe manipuluar, ato kanë pikërisht komisionet e politizuara të votimit dhe të numurimit. Dhe këtë e dinë më mirë se gjithë të tjerët dashnorët e përvëluar të OSBE/ODIHR-it këto ditët e fundit, sepse për këtë punë e kanë bërë.
Por meqë jemi ende në kohë për të shkruar rregullat e lojës në Kodin Zgjedhor, ka një mënyrë për ta minimizuar rolin e çakejve politikë në qendrat e votimit, pa e prekur marrëveshjen e 5 qershorit, megjithë neverinë që kemi për të. Por e duam apo nuk e duam ne, ajo tashmë është një fakt.
Dhe kjo mund të bëhet me komisione të depolitizuara numurimi, që llogarisin vetëm votat e kandidatëve brenda listave finale të paraqitura në KQZ.
Që do të thotë se votat për partitë apo subjektet zgjedhore të vazhdojnë t’i numurojnë komisionet politike, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, por pastaj ata të dorëzojnë detyrën.
Kjo formulë garanton:
1-Mosprekjen e dakordësisë së 5 qershorit, që mund të shërbejë si zgjidhje kompromisi për të gjitha palët e interesuara për zgjedhje korrekte, duke përfshirë edhe nënshkruesit e saj.
2-Reflektimin e ndryshimeve kushtetuese te 30 korrikut si një realitet i ri në administrimin e zgjedhjeve, njësoj si hapjen e listave, pavarësisht që dikush e pëlqen, e dikush tjetër jo.
3-Nxjerrjen nga konflikti i interesit të çdo numuruesi, i cili jo vetëm karshi kundërshtarëve, por edhe brenda partisë apo subjektit të vet zgjedhor, mund të ketë kandidatë preferencialë dhe të tjerë të pëdëshiruar.
4-Krijimin e një mekanizmi verifikues për vetë komisionerët politikë, të cilët do të kenë parasysh se dikush tjetër do ta çertifikojë rezultatin e dalë prej tyre, gjë që me siguri do t’i bëjë më pak trima se më parë për të manipuluar rezultatin.
Mjafton kaq pak të bëjmë për ta ndryshuar kryekëput dhe paradhënie atmosferën dhe pse jo edhe fatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, të cilat janë të kërcënuara kryesisht prej atyre, që sot po bëjnë be për kokën e OSBE/ODIHR-it.

Next Post
Rama publikon videon: 75% e punimeve të realizuara, ja cila zonë do të ketë së shpejti 24 orë ujë

Rama publikon videon: 75% e punimeve të realizuara, ja cila zonë do të ketë së shpejti 24 orë ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

April 26, 2026
Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

Washigton Hilton, vendi ku u plagos Reagan në 1981 dhe sulmi i sotëm

April 26, 2026
Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

Kontrolle në burgun e Shkodrës, ja çfarë u gjetën në 38 qeli

April 26, 2026
FOTO / Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

FOTO / Mjeku humbi jetën bashkë me të bijën në Lezhë, familjarët hapin dyert e mortit

April 26, 2026
Paketa e Maleve dhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Një rrugë e re për zhvillimin rural dhe sipërmarrjen shqiptare

Paketa e Maleve dhe programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Një rrugë e re për zhvillimin rural dhe sipërmarrjen shqiptare

April 26, 2026
Prova për demokracinë në Gaza: Vota e parë në 20 vjet

Prova për demokracinë në Gaza: Vota e parë në 20 vjet

April 26, 2026
U dhunua mbrëmë në Lungomare, niset drejt spitalit të Tiranës 60-vjeçari nga Vlora

U dhunua mbrëmë në Lungomare, niset drejt spitalit të Tiranës 60-vjeçari nga Vlora

April 26, 2026
Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

April 26, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama dënon të shtënat në Shtëpinë e Bardhë: Ndihem i lehtësuar që Trump dhe të tjerët janë shëndoshë e mirë

April 26, 2026
VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In