• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një projekt për Butrintin nga profesori i Universitetit të Bolonjës

by Java News
19/04/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkeologu Sandro de Maria nga Universiteti i Bolonjës flet për Butrintin, i intervistuar nga Gazeta Shqiptare. Ai flet për projektin që ka ndërmend të vërë në jetë atje, një projekt që më herët e ka bërë në Pompei si edhe tezat e tij mbi tempullin e Asklepios po në Butrint. Rrofesor De Maria vlerëson mirëmbajtjen e Butrintit, duke vënë në dukje edhe atë që sipas tij bën problem, ujin te teatri. Më tej ai ndalet edhe te tempulli i Asklepios mbi teatrin e Butrintit, duke i kushtuar rëndësi idesë se atje nuk ka pasur vetëm teatër e ndërtesa publike, por edhe një tempull për zotin e mjekësisë.

– Cili është projekti që keni ju për Butrintin?

Universiteti i Bolonjës ka qenë pjesë e projektit që po bëhet në Pompei. Jemi marrë me fazën e parë të një ndërhyrjeje madhore, planin e njohjes së Pompeit. Jemi marrë me dokumentimin, paret për paret të çdo objekti, të çdo shtëpie, dokumentim të pikturave në dysheme dhe monitorim të degradimit, kjo do të thotë të vësh bazat për programin e restaurimit dhe vendosjes së përparësive. Përmes kësaj, sheh se ku është më e rrezikshme situata dhe vendos se edhe ku duhet ndërhyrë urgjentisht dhe ku gjendja pret edhe për pak kohë. Dhe të gjitha këto janë bërë me instrumente mjaft moderne. Ky është një projekt që vazhdon edhe në vitet e ardhshme, sepse Pompei është një sit i rëndësishëm për Europën dhe Ministria jonë e Kulturës po merret shumë me të. Grupi im ka punuar në atë projekt dhe ka një përvojë të madhe, ndaj kam menduar ta transferoj këtë teknologji edhe në Butrint.

– Praktikisht, çfarë do të bëni në Butrint?

Duke nisur nga gërmimet e vjetra të Ugolinit dhe mandej duke kaluar edhe në zonën e teatrit, do të bëjmë edhe këtu pikërisht të njëjtën gjë që kemi bërë edhe në Pompei. Kjo do të thotë: të dokumentojmë, por dokumentim modern, relievet, statigrafitë murale, fazat e ndryshme që kanë muret e Butrintit dhe më pas do të “analizojmë” si janë këto mure, cila është gjendja e tyre, nëse një monitorim. E kemi filluar vitin e kaluar me një monument të vogël, që është një tempull i vogël sipër teatrit, një prej gjërave të fundit të gërmuara nga Ugolini. Ai nuk është publikuar e studiuar sa duhet. Ne do ta publikojmë tashmë si një kontribut të parë. Më pas kemi një projekt tjetër, që merret me tërë kompleksin monumental të Faltores së Asklepios, pra e gjithë zona e gërmuar nga Luigi Ugolini deri më 1935. Kjo do i prezantohet Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Arkeologjisë.

– Me aq sa e njihni Butrintin, ç’problematika ka?

Unë jam i mendimit se në Butrint nuk duhet gërmuar më.

-Pse?

Sepse siti ka nevojë të studiohet, të dokumentohet, të monitorohet. Është ajo që propozojmë ne. Nuk duhet gërmuar më për të mos krijuar probleme të reja konservimi. Dalin në dritë struktura të reja, por ka probleme me ndërhyrjet e konservimit. Ndaj për mua është më mirë që më parë të studiojmë ato që janë gërmuar tashmë, të shihet se çfarë duhet restauruar e më pas mbase të bëhen kërkime të reja.

– Cilat janë problemet e Butrintit?

Për t’u përgjigjur siç duhet, tashmë duhet ta kisha bërë punën që po propozoj se do të bëj, por mendimi im është se ka disa situata; sidomos uji te teatri që sjell probleme. Kjo do një lloj sigurie për strukturat se i vë në rrezik. Ka disa mure që kanë probleme qëndrueshmërie, ka pasur edhe disa rënie (muresh) së fundmi, në muret mesjetare, në strukturat mesjetare. Situata nuk është e rëndë për mendimin tim, sepse është bërë një punë e mirë them në mirëmbajtje. Në Butrint gjërat funksionojnë, ka personel që ndërhyn, ka arkeologë që punojnë, ndaj situata është e mirë për Shqipërinë.

– E mirë për Shqipërinë?

Po, për Shqipërinë, sepse ka edhe situata të braktisjes, janë manastiret mesjetare, janë kishat bizantine të shpërndara në territor që janë të braktisura, ato përballen me rreziqe të mëdha konservimi. Butrinti nuk është në këtë gjendje, por sipas meje, duhet ndërhyrë para se të ketë probleme. Ndaj projekti që unë propozoj, krijon një njohje të përgjithshme të gjendjes së strukturave.

– Çfarë ka me interes nga tempulli sipër teatrit?

Ka një rrugë të vogël që të çon te tempulli, i cili është më pak i njohur. Në fakt, ai mund të futet në “qarkullim” (të bëhet më i njohur) siç është teatri. Është i rëndësishëm tempulli, sepse lidhet me vlerën e shenjtë të të gjithë kompleksit. Ne kemi parë se Instituti i Monumenteve në vitet 1980 i ka hequr një pjesë të dyshemesë, një pjesë të mozaikut, nga aty e ka sjellë në Tiranë për ta ruajtur që të mos shkatërrohej. Ky është një mozaik helenistik, me një gjarpër. Gjarpri është një kafshë e Asklepios, ndaj mendohet se ky tempull i Asklepios është në dy faza: në fillim një faltore e vogël e më pas një tempull më i madh më lart. Kjo është ideja që kemi krijuar. Rëndësia qëndron në faktin se ky nuk është vetëm një teatër me ndërtesa publike, siç është menduar gjithnjë, por në fakt është një faltore e madhe e Asklepios.

BW

Next Post

Tritol në një lokal në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In