• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një proces që ndihmon realisht opozitarizmin

by Mero Baze
04/10/2018 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Taulant Balla ka qenë sot mbi dy orë në prokurori duke plotësuar me faktet e veta, padinë për akuzën e ngritur ndaj tij nga Lulzim Basha dhe ekipi I propagandës së tij. Për herë të parë prokuroria rregjistori një procedim penal ndaj një politikani të lart si Lulzim Basha dhe ekipit të tij, bazuar në dyshimin për shpifje për qëllime politike ndaj një rivali të vet.

Rasti vlen përtej Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

Jeta politike në Shqipëri dhe sidomos kultura e “qytetarit digital” nuk është puna se kanë ngulitur në politikën shqiptare një kulturë të shpifjes për qëllime politike, por kanë dëmtuar rënd mbi të gjitha cdo kauzë opozitare, bazuar në fakte boll të dhimbshme dhe pa shpifjet e tyre, duke bërë relative cdo dramë të vërtet politike në vend.

Mjafton të marrim dy rastet e fundit, atë të Toyota Yaris dhe rastin e FushëKrujës.

Ratsi I Toyota Yaris ishte boll I rënd pa pasur nevojë që Lulzim Basha të shtonte Taulant Ballën. Në një vend ku mafia ka krijuar një “Wester union” privat për të sjellë paret e drogës dhe krimit nga Perëndimi drejt Shqipërisë, është boll I rënd edhe pa pasur gisht direct ndonjë qeveritar I Shqipërisë. Mjafton që qeveria e Shqipërisë nuk e ndal dot këtë fenomen, është boll fakt I rënd. Disa muaj para se të ndodhte kjo, ka pasur raporte shërbimesh të disa qeverive perëndimre që rekomandonin si pistë hetimi transportin e makinave të përdorura në Evropë, si rrugë për transportin e pareve.

Më në fund një operacion I përbashkët I policisë shqiptare me ato evropiane e identifikoi rastin dhe e kapën.

Opozita kishte boll lënd të parë për tu treguar se sa keq ka funskionuar shteti shqiptar. Sepse Lulzim Basha duhet të shtonte kot Taulant Ballën në atë histori, vetëm se ai merret me akuza ndaj Kunatit të vet, vetëm Lulzim Basha e di. Dhe në fund I del që ai që priste lekët është një tip që fotografohet në zyrë me Lulzim Bashën dhe ruante cadrëne PD një vitë më parë gjatë protestës.

Natyrisht nuk mund të bëhem aq idjot sa Lulzim Basha të them se ai punonte për PD. Por ai përdorte PD si mburojë politike për të bërë biznesin e pareve të pista. Duke futur politikisht emrin e Taulant Ballës, Lulzim Basha vetëm sa e rrëzon këtë kauzë dhe e bën atë të pabesueshme dhe pse në mënyrë të dhimbshme është e vërtet.

Ratsi I dytë pastaj është dhe më I rënd. Rasti I FushëKrujës është historia e përditëshme e Shqipërisë dhe fati I njerëzve të pafuiqishëm në provinca ku sundon krimi dhe lidhjet e tij me pushtetin. Edhe pse policia është formalishtë korrekte në ato procedura edhe pse prokuroria pas zhurmës e filloi dhe po e vazhdon cështjen, është e qartë se denoncimi publik ka rolin e vet. Por ndërkohë denoncimit publik, I shtohet si bishtë prapë Taulant Balla, se I duhet Lulit të marr hak për Kunatin, dhe atëhere vemdja shkon nga fati I Xhesilës, tek Fati I Taulantit dhe Lulit.

Dhe sot në prokurinë e Tiranës të gjithë pyesin se cfarë depozitoi Taulanti, ndërsa të martën kur duhet të paraqitet Lulzimi do pyesin të gjithë cfarë tha Lulzimi. E gjithë kjo është një humbje e kot energjie, për shkak të një mashtrimi të opozitës, duke dobësuar kauzën reale në këtë rast, që ështe e vërtet dhe ka të bëj me pushtetin e lidhur me krimin në një provincë.

Ndaj ky proces ka rëndësi të shkoj deri në fund. Lulzim Basha duhet të heq dorë nga marrja e raporteve mjekësre për të mos shkuar në prokurori, sic bënte me hetimet e Rrugës së Kombit, dhe po ashtu ekipi I tij I propagandas, duhet të shkoj të dorëzoj provat e Kinsotdjos “Shqupi I ri”, që ka për Taulant Ballën. Alarmi I Lulzim Bashës, i shprehur dy ditë më parë në portretin asimetrik të Alibej, që thoshte se Taulantin e kanë fshirë nga kamerat, duhet të formalizohet në gjykatë. Dhe nuk është puna të dënohet Lulzim Basha dhe ekipi itij I propagandas, por të ndihmohet mbi të gjitha shoqëria që ky ekip karagjozësh, të mos djeg kauzat e vërteta për hallin e familjes së tij, meqë përmendet kudo ku ka para, tendera apo gjoba mbi biznesin. Opozita është një mision më I gjerë dhe më I madh, se sa të shërbej si zyrë juridike për të mbrojtur Kuantin e tij. Dhe në këtë ras ky procedim penal, vlen më shumë për ata që pengojnë opozitën të bëhet opozitë, se sa për ata që duan të mbrojnë qeverisjen.

Next Post
Skënderbeu mund Kukësin dhe ngjitet i dyti pas Partizanit

Skënderbeu mund Kukësin dhe ngjitet i dyti pas Partizanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In