• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përpjekje për të shenjtëruar korrupsionin!

by Mero Baze
15/04/2018 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shumica e portaleve pro opozitës kanë 24 orë që paralajmërojnë arrestimin e mundshëm të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, duke u bazuar tek shpikja, që ambasadori i SHBA, ja ka kërkuar këtë me ngulm prokurorisë aktuale.

Paralajmërim, i cili nuk bazohet në asnjë fakt, por vetëm tek rrjedha normale e hetimeve, e cila nuk është çudi të mbyllet me kërkesën për arrestim, në fakt nuk synon të informojë publikun mbi ecurinë e hetimeve, por faktin që hetimet po bëhen nën presionin e ambasadorit amerikan.

Pra, e gjithë historia tentohet të paraqitet jo thjeshtë si një hetim normal, por një presion mbi drejtësinë, duke tentuar kështu të justifikojnë çdo gjë që mund të dalë nga hetimi.

Askush nuk mund të thotë se çfarë do të vendosë prokuroria për hetimet ndaj Adriatik Llallës, por se paku në publik janë botuar fakte të rënda që flasin për implikime serioze të kapjes së institucionit të prokurorisë nga elementë kriminalë. Kryeprokurori ka hyrë në raporte biznesi me elementë të inkriminuar dhe ka përdorur pasuritë e tyre për të pastruar të ardhura të padeklaruara të tij. Ai po ashtu në mënyrë të dukshme ka bërë transaksione dhe ka funksionuar si një agjensi “real state” me një numur pasurish të tjera.

Në aspektin profesional, do të mjaftonte dëshmia e tij e rremë për kërkesën për arrestim nga ambasadori i SHBA për Ilir Metën dhe ai për Sali Berishën nga ambasadorja e BE, që të konsiderohet dëshmitar i rremë dhe keqpërdorues i pozitës zyrtare dhe të nisin ndaj tij hetime. Më tej akoma ai është Kryeprokurori që do të hyjë në histori si Kryeprokurori që u kërkon diplomatëve Perëndimorë llogari pse nuk luftojnë drogën në Shqipëri, ndërkohë që vetë paguhet për atë punë.

Prokuroria e Durrësit po heton veprimtarinë e tij dhe nuk dimë se çfarë mund të prodhojë ajo me atë dosje, por nxitimi për të thënë se ai nuk do të dënohet se është i korruptuar, por se do SHBA, është një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një “shenjt” të korrupsionit në Shqipëri.

SHBA-të e kanë dhënë dënimin e tyre për Adriatik Llallën. Ata i kanë ndaluar atij hyrjen në SHBA me dekret të Sekretarit të Shtetit, një gjest i pashembullt në historinë e prokurorëve në botë. Drejtësia shqiptare natyrisht që do të thotë fjalën e saj, por përpjekja për të zhvlerësuar drejtësinë shqiptare, duke tentuar ta paraqesin tani si një drejtësi nën presionin e SHBA është qesharake dhe tregon makthin e vërtetë që kanë zyrtarët e korruptuar politik në Shqipëri. Duke e konsideruar sistemin e drejtësisë në Shqipëri të kapshëm dhe të komandueshëm politikisht, nga të dy palët, ata në të vërtetë kanë makth se presioni Perëndimor, po mban larg politikën nga drejtësia dhe më këtë rast më shumë se sa duan të mbrojnë Adriatik Llallën, ata duan të sulmojnë garantët e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Dhe për këtë janë gati të thonë dhe që Adriatik Llalla është i ndershëm! (Tema)

Next Post
City i qepet Mbappes, e do sulmuesin me çdo kusht

City i qepet Mbappes, e do sulmuesin me çdo kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

October 31, 2026
“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

“Shumë gënjeshtra”, Kallas kritikon Ministrin e Jashtëm rus pas takimeve të G20-s

October 31, 2026
Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In