• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigjie për Belind Këlliçin

by Carlo Bollino
04/07/2025 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kulmi i Këlliçit, nuk paraqet asnjë provë kundër meje dhe tani pretendon që SPAK të punojë për t’ia gjetur!

Nga Carlo Bollino

Më sinjalizuan një koment vulgar të botuar nga Belind Këlliçi kundër meje. Këlliçi është tashmë një karikaturë politike dhe një figurë qesharake, që prej më shumë se dy vitesh më përndjek vetëm pse më konsideron “gazetarin armik”, duke hedhur baltë mbi mua me porosi të familjes Berisha, përmes gënjeshtrave, manipulimeve, trillimeve dhe toneve raciste. E kam paditur penalisht, bashkë me Jamarbër Malltezin, për shpifje dhe fyerje dhe kam refuzuar çdo mundësi pajtimi, sepse kërkoj drejtësi.

E kam sfiduar ta sjellë në sallën e gjyqit qoftë edhe një provë të vetme për të vërtetuar akuzat e tij absurde ndaj meje dhe televizionit tim. Por ai, si manipulues tipik, nuk paraqet asgjë, duke ardhur në seanca me duart bosh. Justifikimi i tij? “I paska dorëzuar provat në SPAK para një viti e gjysmë”, por me sa duket ka harruar t’i fotokopjojë!

Ky është “investigatori” që ka pretenduar publikisht disa herë se ka mbledhur “mijëra prova” kundër meje si “i korruptuar dhe hajdut”, por mesa duket nuk ka ruajtur as edhe një të vetme, dhe tani kërkon që SPAK-u të jetë ai që t’i japë faktet për të mbështetur shpifjet e tij! Praktikisht pranon se më ka shpifur pa pasur në dorë asgjë, pikërisht arsyeja pse e kam kallëzuar!

Por kulmi i farsës është që ky humbës serial, që u bë deputet vetëm falë listave të mbyllura dhe servilizmit ekstrem ndaj familjes Berisha, ka guximin të më akuzojë mua se paskam mungesë kurajo për t’u përballur me të në një proces gjyqësor që e kam nisur vetë, pasi nuk i mjafton prezenca në seanca i avokatit tim!

Apo po akuzon si frikacak edhe shefin tënd Jamarbër Malltezi që nuk është paraqitur kurrë edhe pse ka marrë leje nga SPAK?! Po çfarë kurajo më duhet mua, more Këlliçi, kur je ti ai që duhet të përballesh me akuzat dhe jo unë dhe duket që ndien që tani në kurriz frymën e një dënimi penal që po afron?

Nga servilizmi i verbër ndaj Berishës, ky Belo është plakur para kohe dhe është kthyer në një klon të tij: akuzon të tjerët për ato që mendon dhe ka bërë vetë.

Pavarësisht kallëzimit penal, Belo i dëshpëruar vazhdon të shpifë, dhe kjo është njësoj si të kesh kallëzuar një hajdut, e ai çdo ditë vazhdon të të vjedhë ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës. Në fakt, çdo shpifje e re meriton një kallëzim të ri. Dhe që nga shtatori, kur Belo do bëhet deputet pasi u emërua pa marrë asnjë votë, gjykata kompetente edhe për shpifjet e tij do të bëhet SPAK. Pra mos ki merak Belind Këlliçi nga mungesa ime në seancat, shpejt do të shihemi edhe atje.

Next Post
“Sa kushtoi qendra e Gjadrit”/ Gazeta zvicerane NZZ: Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por i suksesshëm

“Sa kushtoi qendra e Gjadrit”/ Gazeta zvicerane NZZ: Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por i suksesshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In